Seanca e V-të e konvokuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu ka dështuar në mungesë të koorumit.
Ky dështim ka shfaqur tani më hapur problemet e koalicionit qeverisës PVD, Grupi PDSH, UDSH dhe BDL. Për të plotësuar korumin zv. Kryetari i Komunës Reshat Neziri ka dhënë dorëheqje nga posti i emëruar javë më parë, ashtu që t`iu kthehet mandatit të këshilltarët.
Tentativë për të plotësuar numrat që po i mungojnë koalcionit qeverisës për vazhduar me pushtetin komunal. Këshilltari Merxhan Memishi nga subjekti i PDSH-së ka konstatuar se ka mungesë të këshilltarëve në seancën e V-të dhe ka njoftuar të pranishmit se do të lëshojë seancen. Ai gjithashtu ka spikatur se nuk është e kuptimshme vendimi i tërheqjes së zv. Kryetarit nga posti i tij për çështje të plotësimit të korumit.
Shqiprim Arifi, kryetar i APN-së ka bërë të ditur për presheva.com, se sipas tij dështimi i seancës së V-të është një akt i paralajmëruar më herët, pasi pushteti aktual që nga konstituimi ka qenë i dështuar. „E tëra kjo hap rrugën për zgjedhje të parakohshme në Komunën e Preshevës“, thekson Arifi.
Koalicioni qeverisës PVD, Grupi PDSH, UDSH dhe BDL, i cili është quajtur nga kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa si „Koalicioni i fundosjes“ sipas të gjitha gjasave pa i mbushur 100 ditë pushteti mbaron, gjë që hapë rrugen për zgjedhje të reja në Komunën e Preshevës.