Publikohen pamjet e momentit të arrestimit të Ergys Agasit, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK.
Në videon e siguruar shihet momenti kur Agasi vihet në pranga nga forcat e policisë, pas operacionit për kapjen e tij. Agasi ishte pasagjer në makinën e të besuarit të Prodës, Uljan Shpatarakut, që u arrestua pasi akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.
Shpataraku, sipas gazetares Klodiana Lala, ka qenë person i besuar i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe dyshohet se ka pasur ndikim të konsiderueshëm brenda strukturave të Policisë së Shtetit.
Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe disa sende personale, mes tyre çanta, por ende nuk dihet se çfarë përmbajtje kanë pasur ato.
https://www.facebook.com/reel/1348582353927142
The post VIDEO- Në kërkim nga SPAK/ Ishte pasagjer në makinën e të besuarit të Prodës, ja momenti i arrestimit të Ergys Agasit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


