Shoqata ekologjike ”Go Green” organizoi sot(e ejte) në Shkup aktivitetin ”Forumi për vende pune të gjelbërta dhe arsimimi ekologjik”. Ky forum ka për qëllimi nxitjen e arsimit profesional në tregun e punës dhe nevojat me të cilat përballen kompanitë e ndërtimit në aspektin e fuqisë punëtore.
Antonio Jovanovski udhëheqësi i shoqatës ekonomike ”Go Green”, për Almakos deklaroi se arsimi profesional është një parakusht për zbatimin e suksesshëm të direktivave evropiane dhe standardeve për efikasitet energjetik si dhe burimeve të rinovueshme të energjisë.
“Paketa 2020 e klimës dhe energjisë nga BE, si dhe direktivat përkatëse nuk do të zbatohen me sukses në qoftë se ne nuk kemi staf të mjaftueshëm profesional. Me iniciativën tonë ne kemi përgatitur programe për ndërtime mekanike dhe profesionin e elektroteknikës në shkollat e mesme me çka shpresojmë se kjo do të ngjall dëshirën tek të rinjtë për të studiuar më shumë efikasitetin e energjisë”, tha Jovanovski për Almakos.
Ndërkaq përfaqësuesja e ambasadës së Zvicrës, Lilian Kandikija deklaroi se Zvicra si lidere e efikasitetit të energjisë elektrike ka gatshmëri të shkëmbejë përvojë dhe planifikon ndihmë për projekte rreth zhvillimit të arsimit profesional në Maqedoni.
“Zvicra është lidere e efikasitetit energjetik dhe shpresojm se me këtë iniciativë, dhe me trajnime përkatëse do të arrijmë ta zhvillojmë më shumë punën në ndërtimtari dhe energjetikë. Zvicra planifikon një projekt më të madh për zhvillimin e arsimit profesional. Në vitin e ardhshëm do të fillojnë transmetimet e modeleve në arsimin profesional me një kuadër më të madh në sektorin privat dhe praktikën e arsimit profesional” deklaroi Lilian Kandikija.
Sipas studimit të programit të Zvicrës në sektorin e ndërtimtarisë në Maqedoni janë punësuar 10.000 punëtorë mbi moshën 60 vjeçare. Priten që këto të punësuarit të zëvendësohen me 7.000 punonjës të rrinj, që 5.000 të punësohën në sektorin e zbatimit të masave për efikasitetin energjetik.
Ky forum ka qenë pjesë e projektit “Iniciativa e edukimit qytetar për klimën dhe efikasitetin e energjisë’ i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe i mbështetur nga Ambasada Zvicerane.
/H.Fejzulla
Almakos

