Author: Rilinda

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushogllu, të dielën do të vijë për vizitë në Maqedoni. Çavushogllu do të relizojë takim pune me kolegun e tij, shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Ky do të jetë takimi i parë i një zyrtari të lartë të Qeverisë së re të Turqisë në Maqedoni.

Lexo më Shumë

Pjesëtari i sigurimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i cili dje nuk iu përgjigj kërkesës së kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit është suspenduar. Xhaferi kërkoi që sigurimi ta largojë nga foltorja e kuvendit deputetin e VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçevin i cili tentoi që replikën e tij ta orientojë në kërkesë procedurale. Meqë ai refuzoi të largohet pas kërkesës së Xhaferit, ky i fundit ia ndali mikrofonin. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së reagoi duke thënë se sjellja e Talat Xhaferit është jodemokratike. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1720630064644505/

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë miratoi informacionet për dëme nga moti i ligë më 14 qershor në rajonin e Shkupit, Tetovës, Velesit, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë. Ministria e Bujqësisë është e obliguar të formojë komisione të cilat pas dorëzimit të kërkesave nga bujqit do ta vërtetojnë shkallën e dëmeve. Afati për dorëzimin e kërkesave është prej 19 deri 30 qershor, ndërsa do të dorëzohen në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë. Para disa ditësh kishte stuhi të fortë me rënie të breshërit, që shkaktuan dëme në disa vende. Kjo është arsyeja pse qeveria do të bëjë vlerësimin e dëmeve, që gjithashtu të…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër, një pjesë e Urës së ‘Mullisit’ deri te fshati Kosovrasti i Poshtëm, sot pasdite, gjegjësisht prej orës 13:00 deri ora 17:00 do të jetë në ndërprerje në të dy drejtimet. Ndërprerja e komunikacionit është për shkak të asfaltimit të paraljmëruar në atë pjesë të rrugës, kumtoi Qendra për njoftim e NP ‘Rrugët e Maqedonisë’.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, sidomos pasdite në pjesën perëndimore të vendit. Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për jostabilitet, paraqitje të shiut dhe stuhive. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 20 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 22 deri 29 gradë Celsius. Moti në Shkup do të jetë i ngjashëm, me temperaturë maksimale deri 24 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Lajmi i Almakosit në të gjitha mediumet e Turqis dhe ato ndërkombëtare Reagimi i portalit Almakos ndaj intervistës së kryeparlamentarit shqiptar të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për gazetën “Zaman” – Maqedoni me titullin “Talat Xhaferi bëhet anëtar i një organizate terroriste, ja si quhet?!”, ka shkaktuar interes të madh në mediat turke. Mediat në Republikën e Turqisë citojnë se “intervista e kryeparlamentarit shqiptar të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për gazetën Zaman në Maqedoni, ka shkaktuar debate në mediat shqiptare në këtë vend”. Mediat turke në tekstet e të cilave theksohet se gazeta Zaman në Maqedoni është strukturë e organizatës terroriste FETO, citojnë…

Lexo më Shumë

Jo vetëm tani, por as më parë, në Maqedoni nuk ka pasur transparencë institucionale ndaj qytetarëve. Madje, thonë ekspertët, edhe krizat politike, si dhe marrëdhëniet ndëretnike, shpesh janë nxitur e keqpërdorur vetëm që të tërheqin vëmendjen e publikut nga problemet reale të qytetareve tanë si dhe nga plaçkitja që u bëhet atyre. Dhe jo vetëm ekspertët, por edhe qytetarët, e ndjejnë se jetojnë në një shtet ku askush nuk mbanë përgjegjësi karshi kërkesave të tyre. Qeverisja VMRO-BDI ndikoi tek qytetarët që ata ta humbasin besimin si në institucionet e vendit, ashtu edhe te bartësit e tyre. Por, me ardhjen në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sit është takuar me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka Në takim është biseduar dhe për integrimet euroatlantike të rajonit dhe fqinjësia e mirë. “Ministrat në qeverinë e re do punojnë bashkë për motivim në integrimet euroatlantike dhe në sigurimin e një jetë më kualitative të qytetarëve, si qeveri jemi të fokusuar në ndërtimin e një shteti demokratik dhe një shoqëri me plot prespektiva”, ka thënë kryeministri Zaev. Ndërkohë që ambasadori Reka i ka dorëzuar letrën e kryeministrit Rama ku uron zgjedhjen e qeverisë dhe si kryeministër Zaevit duke i dhënë përkrahje të Shqipërisë…

Lexo më Shumë

Ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov është paraqitur në PSP për të dhënë dëshminë e tij. Mijallkov është i shoqëruar nga avokati Lupço Shvërkovski, ish prokurori shtetëror i cili zëvendëson avokatin e deritanishëm të Mijallovkit, Nikolla Dodevski. Ai në nëntor të vitit të kaluar vetëm se ishte një herë në PSP, si i dyshuar në rastin “Tortura”, por atëherë nuk kishte dëshmuar per shkaku se kishte kërkuar inspektim të dëshmive. Momentalisht, nuk dihet nëse Mijallkov është ftuar për të njëjtin rast apo për ndonjë lëndë tjetër të PSP-së. Mijallkov është i dyshuari i parë në rastin “Tortura”, më saktësisht…

Lexo më Shumë

Oliver Spasovksi, Ministër i Punëve të Brendshme, bën të ditur se janë përcaktuar emrat e drejtorëve të rinj të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Byrosë për Siguri Publike (BPS). Mirëpo, emrat e tyre nuk do të publikohen ende deri në seancën qeveritare që do t’i prezantojë emrat e tyre. Kjo u bë e ditur nga vetë ministri në konferencën me rastin e pranim-dorëzimit të një donacioni prej mbi një milionë euro nga ambasadori i Çekisë në Maqedonia, Miroslav Ramesh. Spasovski, këtë sot e konfirmoi në konferencën për shtyp me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për donacion për më…

Lexo më Shumë

Ditë më parë, i ashtuquajturi “Shteti Islamik” ka dërguar një kërcënim për Ballkanin, duke thënë se do të kthehen për të sulmuar, pasi siç thoshte kërcënimi ata për një kohë kishin preokupime të tjera. Në lidhje me kërcënimin të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor thanë se do të jenë më të përgatitur që një gjë e tillë të mos ndodhë, shkruan Lajmi.net. Sipas Sputnik, shanset më të mëdha për sulm terrorist këto ditë i ka Kroacia. Mirëpo, në një raporti të rregullt vjetor të forcës evropiane të policisë, EUROPOL, ndër të tjera, paralajmërohet se xhihadistët kanë kampet e trajnimit në…

Lexo më Shumë

Të dielën, më 18 qershor në Parkun e Qytetit të Shkupit mbahet “Këmbimi”, respektivisht këmbim falas nën organizim të organizatës joqeveritare “Kallen”. Qytetarët do të kenë mundësi të këmbejnë gjësende të cilat tashmë nuk ju duhen, me gjësende të cilat ju duhen. Përskaj gjësendeve materiale, mund të këmbejnë edhe këshilla, receta, këngë dhe ide. “Sillni edhe fara, krijime artistike, veshmbathje, kërkoni tek kapelat dhe dorezat, në kuzhinë, ndoshta keni teglla të shumta, ndonjë pluhurthithëse të vjetër, stof për qepje, qershia nga oborri, lojëra, batanije, syze dhe libra. Sillni edhe varëse për tesha, duhet të jenë të rregulluara që sa më…

Lexo më Shumë