Oliver Spasovksi, Ministër i Punëve të Brendshme, bën të ditur se janë përcaktuar emrat e drejtorëve të rinj të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Byrosë për Siguri Publike (BPS).
Mirëpo, emrat e tyre nuk do të publikohen ende deri në seancën qeveritare që do t’i prezantojë emrat e tyre. Kjo u bë e ditur nga vetë ministri në konferencën me rastin e pranim-dorëzimit të një donacioni prej mbi një milionë euro nga ambasadori i Çekisë në Maqedonia, Miroslav Ramesh.
Spasovski, këtë sot e konfirmoi në konferencën për shtyp me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për donacion për më shumë se 1 milion euro me ambasadorin e Çekisë në Maqedoni, Mirosllav Ramesh.
“Kam sjell vendim dhe të njëjtin do ta dorëzojë në seancën e Qeverisë kur të mendoj se duhet të zgjidhen”, tha Spasovski.

