Author: Rilinda

Komisioni kuvendor për çështje ekonomike në seancën e parë të sotme e filloi shqyrtimin e Raportit vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRE) për vitin 2016, për të cilin anëtarët e partive në pushtete thanë se është i papranueshëm së bashku me Propozim planin financiar për vitin 2017, sepse siç thanë, KRRE në vend që t’i mbrojë interesat e konsumatorëve ka punuar si dorë e zgjatur e ish pushtetit dhe në dobi të kompanive të afërta me të. Në raport, siç tha, kryetari i KRRE Dimitar Petrov, ka informacione të hollësishme për punën financiare të KRRE-së, si dhe…

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily në hapjen e shkollës për trajnim të kuadrove të gjyqësisë në Maqedoni ka thënë se reformat në gjyqësi janë sfidë e vendit dhe qeverisë së re. ”Sistemi gjyqësor dhe reformat në të janë sfidat e vendit për të ri-nisur rrugën për integrim në NATO dhe BE. Sistemet e brishta gjyqësore hapin rrugë për korrupsion dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve që shtet që duhet t’i besojnë. Nuk ka alternativë tjetër për vendin tuaj që të vazhdoni luftën për reforma.” tha mes tjerash Baily. Sot, edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë për eurointegrime, Bujar Osmani tha…

Lexo më Shumë

Këshilli komunal i komunës së Likovës, në mënyrë unanime votoi sot këshilltarin Bashkim Amidi, si ushtrues detyre të komunës së Likovës, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale. Bashkim Amidi, vjen nga fshati Vaksincë, i komunës së Likovës dhe këshilltar komunal i deritanishëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Një grup të rinjsh, të organizuar nga Lëvizja për Edukim dhe Avancim të Dialogut – LEAD, do të realizojë një aksion për pastrimin e mbeturinave në Parkun e Qytetit të Shkupit, me moton “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër!”, Aksioni do të mbahet sot, ndërsa vendtakimi është te Fontana te Parku i Qytetit, në ora 17:00. LEAD u bën thirrje qytetarëve të Shkupit që t’u bashkëngjiten në këtë aksion. Disa grupe formale dhe joformale, si dhe individë, veç më kanë paralajmëruar se do të jenë pjesë e aksionit. Ky do të jetë aksioni i parë nga shtatë aksionet e planifikuara…

Lexo më Shumë

Disa dasmor prej kur u lëshua në përdorim kartëmonedha prej 2.000 denarëve, janë duke u tallur me muzikantët që i argëtojnë në ahengjet e dasmave, shkruan Fokus. Me qëllim që të kursejnë në bakshish, por edhe të tregohet para miqve, para një numri të madh të mysafirëve, gjithnjë e më shpesh përpunojnë kartëmonedha të falsifikuara, gjegjësisht i kopjojnë në printer të thjeshtë, dhe në pjesën e poshtme ju shkruan – Urime martesa. Pastaj me të njëjtat, porosisin këngë, ndërsa muzikantët të përkushtuar në atmosferë, në gjithë atë turmë nuk e kanë vërejtur, por kur kanë shkuar në shtëpi, gjatë numërimit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Bullgarisë. Zaev në Sofje do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe me presidentin Rumen Radev. Sofja pas Brukselit është destinacioni i dytë që do ta vizitojë Zaevi pas formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë. Kryeministri i Maqedonisë duke e paralajmëruar vizitën e Bullgarisë këtyre ditëve disa herë theksoi se nga Sofja e cila nga 1 janari i vitit të ardhshëm e merr kryesimin me BE-në, pret bashkëpunim të mirë dhe mbështetje për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë. Vizitat…

Lexo më Shumë

Derisa ishte me VMRO-në në qeveri, Ali Ahmeti disa herë e ka përmendur “projektin Ukrainë”… Tani Nikolla Gruevski kishte thënë se partia e tij, a elementë të saj, “janë duke punuar në projektin Vietnam” dhe se ai personalisht “do të bëjë gjithçka” që i njëjti të mos ndodhë. Si Rambo? Jo, si Jezus, duke e parë veten “të ringjallur”; pra, sërish në qeveri… Po Alia? (Jo veç) një pëshpëritës më shumë… *** Shpjegim: “Projekti Vietnam”, domethënë luftë e hapur kundër SHBA-ve dhe NATO-s…/Nazif Zejnullahu

Lexo më Shumë

Pas disa reagimeve dhe akuzimeve nga ana e VMRO-DPMNE-së për ministrin Zoran Shapuriq për mos marrjen e masave për deponinë e Strugës, partia e tij, PLD-ja sot e akuzoi VMRO-DPMNE-në se nuk ka ndërmarrë pothuajse asgjë për deponinë e vetme në Maqedoni, për deponinë e Shkupit-Drislla, e cila, siç thonë, plotëson një pjesë të vogël të standardeve dhe nuk i realizon premtimet për investim në të. “Në Maqedoni ekzistojnë 54 deponni nga të cilat, vetëm një deponi-Drislla, rreth Shkupit, plotëson një pjesë të vogël të standardeve të parashikuara. Në vitin 2005, si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ishte…

Lexo më Shumë

Ende nuk ka asgjë nga ndërtimi i fabrikës në Drislla, e cila nga mbeturinat do të prodhonte rrymë, ndërkaq duhej të jetë gati në vitin2018. Në fakt, aktivitetet investuese të kompanisë italiane “FCL Ambiente”, e cila në vitin 2013 e fitoi tenderin ndërkombëtar për pastrimin e deponisë Drislla, duhej që të rrumbullakoheshin me ndërtimin e kësaj fabrike, e cila duhej të jetë gati për pesë vjet. Në Drislla nuk ka as furrë të re për shkatërrimin e mbetjeve medicinale, nuk ka as fabrikë për shkatërrimin e mbetjeve industriale, që ishte edhe pretim i koncesionerit të ri për përpunimin e mbeturinave.…

Lexo më Shumë

Qeveria miratoi vendimin për shkarkimin e prokurorit të deritanishëm publik Marko Zvrlevski, njohton Almakos. Propozimi u dërgua në Kuvend dhe në marrëveshje mes partive të vihet në votim, tha për media sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski. Ku institucioni ligjvënës duhet të votojë këtë vendim të qeverisë me shumicë prej 61 votave të deputetëve. Kuvendi pasi të marrë propozimin e Qeverisë të përfshirë edhe me mendimin e Këshillit të Prokurorëve, do ta vëjë në rend dite votimin për shkarkimin e kryeprokurorit. Ekspertët ligjor besojnë se prokurori i ri publik duhet të jetë një profesionist i cili do ti mbrojë…

Lexo më Shumë

Me moton ”Dhuro shpresë”, në Çarshinë e Shkupit do të mbahet treg humanitar të më shumë se 100 punimeve artizanale të dorës të refugjatëve që e kalojnë Maqedoninë, si vend tranzit, ose qëndrojnë këtu. Punimet janë përgatitur në punëtoritë e organizuara në shkurt dhe mars për t’u ndihmuar shtegtarëve në përballjen e tyre me traumat që i kanë përjetuar gjatë ikjes së tyre. Këto punëtori u organizuan nga USAID-i, në kuadër të projektit për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe shtegtarëve, i realizuar nga Shoqata maqedonase e juristëve të rinj, në bashkëpunim me Porta e hapur – La Strada.…

Lexo më Shumë

Këshilli Penal i Gjykatës së Lartë në seancën e sotme(e hënë) e cila do të jetë e mbyllur për opinionin, do të diskutojë pas kërkesës së PSP-së për paraburgim të kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Temellko dhe kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski. Temellko është njëri nga të dyshuarit në rastin e parë që hapi PSP-ja me emrin “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në vitin 2013. Ndërsa Taleski është i dyshuari i parë në rastin “Transporter”, në të cilin 22 persona ngarkohen për keqpërdorim dhe për malverzim me transportin e nxënësve në Manastir të 360…

Lexo më Shumë