Pak para mesnntes, në ora 23 në rajonin e Ohrit në Maqedoni është ndjerë tërmet me lartësi prej 2.4 të shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në pjesën veri-lindore të Ohrit në thellësi prej 2 kilometra. Pëndryshe ky është tërmeti i dytë që regjistrohet në Maqedoni.
Author: Rilinda
Rrjeti ballkanik për zhvillimin e shoqërisë qytetare organizon konferencë rajonale me temë ”Roli i organizatave qytetare në përparimin e hapësirës së veprimit të tyre”. Përfaqësues të organizatave qytetare nga Maqedonia, Evropa dhe bota do të ndajnë përvojat dhe do të flasin për hëpësirën e veprimit të organizatave qytetare. Qëllimi i konferencës është nxitja e organizatave qytetare që të jenë më aktive dhe më efikase në veprimtarinë e tyre.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takimin me kryeministrin bullgar, Borko Borisov është shprehur se mbyllja e temave të hapura me fqinjët është prioritet i rëndësishëm për të hapur rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s. Osmani mes tjerash ka thënë se takimin e fundit Borisovi po në këtë zyre e ka pasur me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, për të ndihmuar këtë ditë, përafrimin thelbësor për të nënshkruar përfundimisht Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Osmani po qëndron në vizitë zyrtare me kryeministrin Zoran Zaev në Bullgari.
Shoqata e grave të biznesit vlerëson se nisma për rritjen e pushimit të lehonisë në 18 muaj mund të ketë implikime negative dhe të shënojë regres në procesin e involvimit aktiv të grave në tregun e punës. Me këtë iniciativë, siç thekson Shoqata, do ta rrisë disbalancin ekzistues në raportin burra/gra dhe hendekun gjinor në pagat dhe do ta zvogëlojë ambicien e gruas që të ketë zhvillim në karrierë dhe të përforcohet ekonomikisht. “Si gra e kuptojmë brengosjen dhe nevojën që të jetë më shumë me foshnjën e vet, por për këtë duhet të gjenden zgjidhje të volitshme me të…
Në spitalin “Sh. Erazmo” në Ohër dje rreth orës 15 është sjellë i vdekur V.M (61) nga Struga. Siç kumtoi sot MPB-ja, V.M ka qenë i punësuar në firmën, e cila ka kryer punë në guroren e quajtur “Strizhak” në malin Jabllanicë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SP Strugë. Me urdhër nga prokuroi publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.
Avokati i Popullit sot me rastin e Ditës Botërore të refugjatëve përmes një kumtese shpreh brengosje që Republika e Maqedonisë këtë ditë e shënon me, siç është theksuar, politikë të kufijve të mbyllur për refugjatët, gjegjësisht njerëzve të cilët janë detyruar që ta braktisin e shtëpinë e tyre për shkak konflikteve dhe përndjekjeve. “Avokati i popullit ju bën thirrje institucioneve kompetente për respektimin e plotë të të drejtave të këtyre personave në pajtim me dokumentet ndërkombëtare dhe veçanërisht Konventën për statusin e refugjatëve prej vitit 1951 si dhe Protokollit prej vitit 1967”, thuhet në kumtesë. Njëherësh, Avokati i Popullit dërgon…
Teuta Arifi me investime konkrete në Malësinë e Tetovës. Asfalton rrugën Shipkovic-Brodec.. Një nga arteriet kryesore të infrastrukturës rrugore që lidh fshatrat e Malësisë së Tetovës është rruga Shipkovic-Brodec. Gjatë qeverisjeve të mëparshme është premtuar investimi në asfaltimin e kësaj rruge, por në këtë drejtim nuk pati asgje konkrete. Në vitin 2014 u bë edhe ndërhyrja e parë në Malësi me asfaltimin e rrugës në fjalë, por situata e krijuar nga vërshimet dëmtoi rëndë këtë rrugë sërisht. Me përmirësimin e kushteve atmosferike, Teuta Arifi, premtoi asfaltimin e kësaj rruge të cilën sot e promovoi para mediave. Rruga gjithësejt ka 3.2…
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në takimin në Athinë nuk kanë biseduar për propozime konkrete, e as për negociata për çështjen e emrit. Këtë për MIA-n e konfirmojnë burime të MPJ-së së Maqedonisë të cilat theksojnë se “ky është proces i cili kërkon seriozitet, kujdes dhe kyçjen e të gjithë faktorëve të mëdhenj politik në vend”. “Ky është proces që kërkon kontekst të drejtë”, thuhet në informacionin për MIA-n. Mediat greke, si zakonisht, këto ditë publikojnë informacione “ekskluzive” për atë se çfarë është biseduar në takimin Dimitrov-Koxias, duke iu…
Këshilli për vlersimin e aktakuzave në Gjykatën penale të Shkupit e ka miratuar aktakuzën për lëndën ”Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Në këtë lëndë, i dyshuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 300 mijë euro, mashtrim me udhëtimin publik të nxënësve të Manastirit. “Akti akuzues, në pajtim me AKMIS – sistemin elektronik, i është caktuar gjykatës Lidija Petrovska për veprim të mëtejshëm në këshillin gjyqësor, pas çka do të caktohet termin për mbajtje të debatit kryesor, pas çka palët do të njoftohen, ndërsa…
“Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, diplomati më i suksesshëm i IRJM-së, e vizitoi Athinën për të na siguruar se në Shkup tani po fryn një erë e re “, shkruan në komentin për “Katimerini”, Aleksandros Malas, i cili ishte ambasadori i parë i Greqisë në Shkup nga viti 1995 deri në vitin 1999 dhe ambasador në Uashington nga viti 2005 deri në vitin 2009. Malas në tekst përkujton se Dimitrov ishte ambasador i Maqedonisë në Uashington dhe thekson se ai ishte “iniciator që administrata e Bushit ta njohë emrin kushtetues të vendit tonë dhe me njohuri dhe bashkëpunim…
Ajo që më së paku është pritur ka ndodhur. Ministri i Shëndetësis, Arben Taravari që është kuadër i LR PDSH-së për shef të PR (Marëdhënie me publikun) ka angazhuar një maqedonas. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga aktivistët e LR PDSH-së të cilët menjëher kanë shprehur pakënaqësit e tyre në rrjetet sociale. Faton Murseli, aktivist i LR PDSH-së nga Tetova që ka ndjekur masterin në Marëdhënie me Publikun shkruan: “Sa keq që për PR nuk paska kuadro shqiptarë!!! Maqedonasit janë më profesionistë, ç’fatkeqësi!!! Pas deklaratave të shumta patriotike, sidomos pas rrahjes së kreut të LR PDSH-së Zijadin Sela në…
Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme ka shkarkuar gjykatësen Slavjanka Jankoska nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Këshilli Gjyqësor me 9 vota ” për”nga 9 anëtarë të pranishëm ka konstatuar se Jankoska i plotëson kushtet për pensionim dhe kanë votuar për shkarkimin e saj. Ajo është gjykatësja që ka sjellë vendimin se “bombat” nuk mund të jenë dëshmi për procedurat gjyqësore. Jankoska gjtiashtu ka punuar edhe në rastet e Zoran Verushevskit dhe të Ljube Boshkovskit, poashtu ka qenë e njohur edhe atë që i ka ikur i dyshuari nga gjykata, shtetasi turk, derisa ka pritur që të përgatitet vendimi për paraburgim.

