Këshilli për vlersimin e aktakuzave në Gjykatën penale të Shkupit e ka miratuar aktakuzën për lëndën ”Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
Në këtë lëndë, i dyshuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 300 mijë euro, mashtrim me udhëtimin publik të nxënësve të Manastirit.
“Akti akuzues, në pajtim me AKMIS – sistemin elektronik, i është caktuar gjykatës Lidija Petrovska për veprim të mëtejshëm në këshillin gjyqësor, pas çka do të caktohet termin për mbajtje të debatit kryesor, pas çka palët do të njoftohen, ndërsa opinioni do të informohet”, theksojnë nga Gjykata themelore Shkup 1.
Lënda është dërguar te gjykatësja Lidija Petrovska, emri i së cilës u përmend në bisedat e përgjuara që i publikoi opozita e atëhershme. Në opinion e njohur si gjykatëse “swarovski” sepse sipas bisedave, për avancimin e saj i ka blerë stoli kryetares së Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova.

