Author: Rilinda

Grupi i të rinjve aktivistë dhe vullnetarë, të përkatësisë së ndryshme etnike, e pastruan Parkun e Qytetit të Shkupit nga mbeturinat e hedhura jashtë vendeve të parapara për këtë gjë. Ky aksion u realizua dje gjatë orëve të pasdites, në kuadër të projektit “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!”, në organizim të Lëvizjes për Edukim dhe Avancim të Dialogut LEAD. “Jemi të kënaqur nga ajo se si rrodhi aksioni i sotëm. Krahas grupit me aktivistë të organizuar nga ana jonë, aksionit iu bashkëngjitën edhe persona të tjerë të pranishëm në Parkun e Qytetit. Sidomos na bën të lumtur ajo që…

Lexo më Shumë

Këshilltari i veçantë i Ministrisë së Kulturës, Petrit Saraçini i pyetur nga Portalb në lidhje me uebfaqen e fejsbuk të kësaj Ministrie në gjuhën shqipe, tha se mirëmbahet nga ai dhe se paralajmëroi se një gjë e tillë do të ndodh edhe me faqen zyrtare të internetit të kësaj ministrie. “Faqen në fejsbuk në gjuhën shqipe e kemi hapur ne dhe e mirëmbaj un. Për herë të parë Ministria e Kulturës ka hapur kanal për komunikimin në këtë rrjet në gjuhën shqipe. Kumtesat për momentin nuk janë në gjuhën shqipe por së shpejti do të fillojnë të jenë edhe në…

Lexo më Shumë

Ish prokurori shtetëror dhe avokati aktual i ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, Lupço Shvërgovski, thotë se ka hyrë që ta mbrojë Mijallkovin, i cili është i dyshuar në disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pasi që nuk është i bindur se DSK ka publikuar. Në lidhje me atë se Shvërgovski nuk mund të jetë avokat në rastin “Target”, pasi që edhe ai është i përgjuar në vitin 2013, derisa ka qenë në funksionin e prokurorit, ai për portalin “Svedok” thotë se “nuk ndjehet i dëmtuar nga përgjimi dhe nuk beson që DSK ka…

Lexo më Shumë

Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë zgjedhur asnjë grua për poste ministrore në Qeverinë e re. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH), kanë deleguar në poste ministrore vetëm burra, përderisa partitë maqedonase ua kanë besuar grave drejtimin e tri ministrive, ku bëjnë pjesë dhe dikasteri i Mbrojtjes, njofton REL. Aktualisht, në procedurë është zgjedhja e zëvendësministrave. Në këtë listë në mesin e gjashtë kandidatëve të propozuar, figurojnë vetëm dy gra. Në Kuvendin e Maqedonisë, partitë politike shqiptare janë të përfaqësuara me 20 ulëse, përderisa vetëm tri prej tyre u takojnë grave. Një gjendje e tillë…

Lexo më Shumë

Komisari për zgjerim Johanes Han në Maqedoni do të jetë javën e ardhshme, të hënën, ndërsa të martën vjen edhe Rajnhard Pribe, udhëheqës i Komisionit në emër të cilit BE më 2015 përgatiti listën e reformave të domosdoshme që vendi duhet t’i zbatojë që të kapërcejë ngecjen në rrugën drejt BE-së. “Pribe vjen në konferencën e ASHAM-it, ndërsa vizitat e tij esenciale të vendit, në të cilat do të diskutojë për prioritetet, do të jenë në korrik”, ka thënë zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.

Lexo më Shumë

Ndërmarja Publike “Rrugët e Maqedonisë” kumtoi se sot(e martë)nga ora 13 e deri në orën 17 në ndërprerje do të jetë komunikacioni në rrugën Mavrovë – Dibër përgjatë fshatit Rajçicë deri në Dibër. Arsye për ndërprerjen është kryerja e aktiviteteve ndërtimore, gjegjësisht asfaltimin e kësaj pjese të rrugës.

Lexo më Shumë

Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe për politikë të jashtme. Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë raportet vjetore për punë për vitin 2016 të Agjencisë për posta, të Agjencisë për komunikime elektronike, të Agjencisë për Shërbime audio dhe audiovizuele dhe të Radiotelevizionit të Maqedonisë. Në seancë do të shqyrtohen edhe propozim-vendimi për miratimin e planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë, propozimi-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit…

Lexo më Shumë

Dita botërore e refugjatëve-20 qershori sonte do të shënohet në Klubin e gazetarëve Është paraparë që fjalim të ketë përfaqësuesi i UNHCR-së Shkup, Mohamed Arif, i cili së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës së Maqedonisë për juristë të rinj dhe Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë do t’ua ndajnë çmimet gazetarëve dhe fotoreporterëve nga cikli i sivjetëm i çmimeve për raportim profesional për refugjatët. Do të ekspozohen të gjitha fotografitë e pranuara në konkursin për fotoreporterë, si dhe vizatime të fëmijëve në temë “Çka do t’ju dhuroja fëmijëve refugjatë?”.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot do të ketë fjalim në konferencën e ministrave të punëve të brendshme në kuadër të Forumit të Salcburgut në Budapest, kushtuar emigrimit ilegal, presionit migrues dhe situatës aktuale përgjatë rutës së Ballkanit Perëndimor. Siç njofton MPB-ja, Spasovski duhet të realizojë edhe disa takime bilaterale. Ministri Spasovski dje në margjinat e konferencës, është takuar me Andrej Shpengën, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, me të cilin kanë biseduar për ndodhitë aktuale lidhur me emigrimin ilegal dhe rreziqet nga valë të reja eventuale të emigrantëve. Të dytë kanë biseduar edhe…

Lexo më Shumë

Vetëm në 24 orët e fundit në Shkup kanë ndodhur 14 aksidente komunikacioni ku janë lënduar shtatë persona, dy nga të cilët kanë pësuar lëndime të rënda. Policia në komunikacion ka hasur në shumë shkelje. Tre shoferë janë sanksionuar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, tre të tjerë ishin të dehur në timon. 13 shoferë nuk kishin patent shoferi, apo regjistrim të veturës. Pesë këmbësorë kaluan rrugën në pjesë rrugore që nuk shënon kalimtarët. 25 automjete kanë qenë të parkuara në mënyrë të parregullt. Karotreci hoqi 55 automjete.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej shtatë deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 31 gradë. UV indeksi do të ketë vlerën 8. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri 29 gradë.

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme sot (e hënë) prapa dyerve të mbyllura ka vendosur nëse vendimet e gjykatave për kryetarët e Pustecit dhe Manastirit, Edmond Temelko dhe Vlladimir Talevski kanë qenë të ligjshme. Kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë i bëri Specialja, njohton Almakos. Temellko dyshohet në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore ndërsa Talevski në rastin “Transporti”. Ai është akuzuar në marrëveshje me drejtorët e shkollave fillore ku kanë dëmtuar buxhetin me 360 ​​mijë euro, gjatë transportonit të nxënësve në qytet. Seanca përfundoi, por vendimi nuk është marrë. Gjykatës Supreme sot kanë diskutuar edhe ligjshmërinë në lidhje me lëndën e Kryetarit të Pustecit, Edmond…

Lexo më Shumë