Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej shtatë deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 31 gradë.
UV indeksi do të ketë vlerën 8.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri 29 gradë.

