Author: Rilinda

Maqedonia dhe Bullgaria do ta intensifikojë bashkëpunimin në energjetikë, u theksua në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me ministren e Energjetikës të Republikës së Bullgarisë Temenushka Petkova dhe me përfaqësues të Asociacionit bullgar për gaz në Sofje. Në takim është shprehur gatishmëria për realizimin e projekteve të përbashkëta nga fondet e BE-së, ndërsa posaçërisht u theksua nevoja për ndërtim të konektuesit të ri mes të dy sistemeve gazpërçuese. Bashkërisht është vlerësuar se energjetika është një prej sferave të rëndësishme për bashkëpunim për të cilën ka interes nga qeveritë e dy vendeve që ta zhvillojnë . Në javët e…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi që të ngrit procedurë për konstatimin e kushtetutshmërisë të nenit 175 nga ligji për komunikime elektronike. Shumica e gjykatësve në seancë shprehën dyshimin se ashtu siç është tani, ligji, nëpërmjet neneve 168 dhe atë kontestuesin 175, Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (DSK) u mundësohet që në mënyrë të pa kontrollohet t’i ndjekin komunikimet nëpërmjet operatorëve të telekomunikacionit. Gjykata Kushtetuese duhet që ta konstatojë vendimin e seancës së sotme, e cila më herët duhet të ndodh më 5 korrik, ndërkaq më pas duhet që ta dorëzojë deri…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të Postës së Sllovenisë vizituan sot Postën e Maqedonisë, ku u dakorduan që në të ardhmen të lëshojnë në qarkullim një pullë të përbashkët postare. “Delegacioni në përbërje të Marjan Osvalld drejor për marëdhënie ndërkombëtare, Franc Predikaka këshilltar në Postë Sllovene u takuan me drejtorin gjeneral të Postës së Maqedonisë Fadis Rexhepi dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij. Rexhepi shprehi kënaqësinë e tij për vizitën e përfaqësuesve të Postës Sllovene dhe potencoi që ky është edhe një hap drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre”, thuhet në kumtesën e Postës së Maqedonisë. Në takim, siç thonë nga Posta, u diskutuan…

Lexo më Shumë

Tregjet pozitivisht e perceptojnë stabilizimin e situatës politike në Maqedoni dhe perspektivat për ekonominë e Maqedonisë, kumtoi sot Ministria e Financave. Sipas Ministrisë, tregues për këtë është zvogëlimi i shkallës së të ardhurave së euroobligacioneve të Maqedonisë që tregtohen në tregjet financiare ndërkombëtare. “Nga mesi i majit, të ardhurat e të gjitha tre euroobligacioneve shënojnë zvogëlim të vazhdueshëm. Shkalla e të ardhurave së euroobligacionit të fundit që skadon në vitin 2023, deri nga maji vazhdimisht ishte mbi 4,5 për qind, ndërsa sot është në 3,9 për qind, që është historikisht niveli më i ulët i këtij euroobligacioni, qëndron në kumtesën…

Lexo më Shumë

VMRO- Partia Popullore nëpërmjet një kumtese konsideron se takimi i kryeministrit Zoran Zaev me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov paraqet mundësi të re për avancimin dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes të dy shteteve, dhe me këtë riparimin e angazhimeve për integrim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO. “Presim që Bullgaria, si vende anëtare e BE-së me shfrytëzim më të madh të fondeve evropiane, me përvojën e saj dhe me përkrahjen për Republikën e Maqedonisë të kontribuojë për realizim më të shpejtë në procesin integrues të vendit si anëtare e ardhshme e BE-së. Me zhvillimin…

Lexo më Shumë

Freski liqeni me erë mbeturinash, Struganët në protestë Qyteti i Strugës njihet si një nga perlat turistike të Maqedonisë. 1.5 kilometra larg liqenit ndodhet edhe makthi i struganëve, deponia e mbeturinave. Më tepër se një muaj më parë, zjarri i shkaktuar në këtë deponi, që sipas autoriteteve ishte i vënë me qëllim, bëri që t’i jepet vëmendja e duhur këtij problemi i cili ka anë të shumfishta negative. Ekzistenca e kësaj deponia shihet me shqetësim për shkak se e ndot ajrin, por edhe mund të jetë burim i epidemive dhe i sëmundjeve të ndryshme, shkruan Almakos. Tashmë edhe qytetarëve të…

Lexo më Shumë

Subvencion shtesë prej gjashtë denarëve për kilogram pjeshkë do të blihen nga kapacitetet përpunuese mes 12 dhe 30 qershorit, është masa me të cilën Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u ka dalë në vigjilje pemëtarëve. Sipas ministrit Lupço Nikollovski, do të përfshihen mbi 500 prodhues, respektivisht do të blihen rreth 400 tonë pjeshkë, të cilët mezi do të arrinin pesë denarë për kilogram. Siç deklaroi Nikollovski, masa e re pason pas analizës së prodhimit dhe shqyrtimit të gjendjes në terren. Reagimi i MBPEU pasoi menjëherë pasi që dje rreth 50 pemëtarë me 10 traktorë e bllokuan rrugën…

Lexo më Shumë

Propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski, është në rend të ditës në seancën e gjashtë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që është caktuar për 3 korrik. Sipas asgjendeës së seancave, shkarkimi i Zvërlevskit është pika e fundit, respektivist e 30-ta e rendit të ditës në seancën e gjashtë të Kuvendit, që do të mbahet më 3 korrik. Përndryshe, Qeveria e miratoi shkarkimin e tij, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publik (KPP) u shpreh pozitivisht, pra e pranoi propozimin qeveritar. Me 61 vota, Kuvendi mundet që ta shkarkojë Zvërlevskin. Qeveria në seancën e së premtes, javën…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës mëngjesin e sotëm në ora 06 e 24 minuta filloi vera. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore filloi dimri. Dita e sotme e 172 është më e gjata e vitit dhe do të zgjat 15 e 14 minuta. Vera do të zgjat 94 ditë, ndërsa do të përfundojë më 22 shtator kur fillon vjeshta. Dita e parë e verës në Maqedoni, sipas parashikimit të sinoptikanëve, do të jetë me diell, me vranësira të vogla dhe erë e dobët kryesisht veriore. Pasdite në male do të ketë vranësira të matura. Temperatura maksimale…

Lexo më Shumë

Në Infoqendrën e BE-së në Shkup do të mbahet sot konferencë për promovimin e projektit ”Forcimi i kapaciteteve dhe mekanizmave për mbështetje të procesit reformues të Kapitullit 20”. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe qëllim kryesor ka përfshirjen aktive të sektorit qytetar në procesin reformues të Kapitullit 20 përmes tentimeve të strukturuara nga ana e rrjetitt të organizatave qytetare ”Yes Network”. Projekti parasheh mbështetje financiare përmes granteve për organizata qytetare me fond të përgjithshëm prej rreth 60 mijë euro për tetë projekte kombëtare dhe lokale.

Lexo më Shumë

Sot në Shkup do të mbahet Dita e hapur e GS1 Maqedonia, me temë ”A jeni të gatshëm për një erë digjitale në tregti”. Sipas GS1 Maqedonia, GS1 Smartsearch ndihmon në rritjen e shitjes online të prodhimeve dhe thërrasin në shfrytëzimin e mundësisë që të dihet më shumë për këtë mundësi për prezantimin online të prodhimeve. Kjo mundësi është krijuar në bashkëpunim me kërkuesit e internetit ndër të cilët edhe Google, pastaj trupat standard ë3C dhe anëtarët e GS1 në tërë botën.

Lexo më Shumë