Author: Rilinda

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ”këmbëngul që gazetari Zoran Bozhinovski të lëshohet nga paraburgimi dhe t’i mundësohet mbrojtja në liri”. Më tej, SHGM-ja i bën thirrje prokurorit Zllatko Bikovski që ”ta tërheq kërkesën për paraburgim, ndërsa gjykatësja Lenka Davitkova menjëherë ta shfuqizojë këtë masë. Paraburgimi i stërzgjatur kundër Bozhinovskit, tashmë nuk shërben për zhvillimin efikas të procesit gjyqësor, por u shndërrua në dënim. Mbajtja e gazetarit në burg për thuajse tre vite, fillimisht në një burg ekstradimi në Serbi e pastaj edhe në paraburgim në Maqedoni, është një praktikë e paparë në vendet…

Lexo më Shumë

“Politika e krijimit të konflikteve me shtet fqinje dhe shfrytëzimin e tyre si alibi për ngecje në eurointegrime duhet që të ndalet”, vlerësojnë nga partia e Pavle Trajanovit, Lidhja Demokratike. “Vizita në Bullgari nga delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë, udhëhequr nga kryeministri, Zoran Zaev, por edhe vizita në Greqi nga ministri i Punëve të Jashtme, janë sinjale për diplomaci ofensive dhe iniciativa për zgjedhjen e çështjeve të cilat i pengojnë marrëdhëniet me shtetet fqinje dhe më gjerë. Çështjet duhet të zgjidhen zgjidhjen që të hapen perspektivat për Maqedoninë dhe të realizohen interesat tona strategjike dhe nacionale, Maqedonia të fitojë ftesë…

Lexo më Shumë

Eksperti gjerman, ish-drejtor i Drejtoratit për zgjerim të BE-së, Rajnhard Pribe, sot mbajti ligjëratë para pjesëmarrësve të Shkollës njëjavore të së drejtës natyrore që në organizim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni po mbahet në Ohër. Ai para njëzet e pesë magjistrave dhe pesë doktorantëve të studimeve juridike dhe politike që janë pjesë e shkollës mbajti ligjëratë me temë “Demokracia, qeverisja e të drejtës dhe liritë e njeriut – Vlefshmëria e vlerave demokratike për shtetet kandidate për anëtarësim në BE”. “Kam kënaqësinë që jam këtu në Ohër, të marrë pjesë në Shkollën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë ishte mysafir në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat M. Ai u përgjigj në pyetjet e shtruara nga ana e moderatores së emisionit Arta Latifi, si dhe të shikuesve në lidhje me situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë. Kreu i BDI-së është shprehur në lidhje me ofertën për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. “Unë e kam pasur ofertën për MPB-në, drejtorinë e shërbimit sekret, mirëpo sigurisht se duhet parë rrethanat me kompetenca të plota sidomos në këtë situatë, dhe kemi vlerësuar se, “nuk do…

Lexo më Shumë

Jani Makraduli është tanimë zëvendës ministër për Mjedis jetësor dhe Planifikim Hapësinor në Maqedoni dhe kjo është e tanishmja e tij dhe për këtë është i lumtur. Por a e ka harruar fjalimin e tij, Makraduli, që daton nga 24 tetori i vitit 2013 ku e akuzonte BDI-në për pjesmarrje në koalicion kriminel të tenderëve, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kështu është e emëruar edhe video zyrtare, e publikuar që atëherë nga vetë partia në Youtube. Përndryshe, Makraduli ka qenë deputet i LSDM-së disa mandate deri në vitin 2014. Tani ai është zëvendës i Sadulla Durakut, ministër nga radhët e BDI-së. https://www.youtube.com/watch?v=b3aKrJUyxd0

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE opozitare ka kërkuar transparencë nga LSDM-ja dhe qeveria e re për të treguar se çfarë është biseduar në Sofje gjatë takimit në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe zyrtarëve të shtetit të Bullgarisë. ”Qytetarët janë të shqetësuar pasi nuk e dijnë se çka më saktë është biseduar dhe është rënë ujdi për marrëveshjen që thanë se do të nënshkruhet më 2 gusht. Çfarë do të ndryshoni nga librat e historisë? Çfarë keni shitur dhe me çfarë çmimi.” thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Lexo më Shumë

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural i njofton të gjithë të interesuarit për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve IPARD nga Programi 2014-2020 se afati i dorëzimit të dytë vazhdon deri më 21 korrik 2017. Sipas Agjencisë, pjesët e tjera të thirrjes publike të publikuara më 24 prill të këtij viti mbeten të pandryshuara dhe përmbajtja e saj e plotë mund të gjendet në ueb adresën www.ipardpa.gov.mk. “Vazhdimi i afatit për dorëzimin e kërkesave është me qëllim që t’u dilet në ndihmë kërkesave prej shfrytëzuesve potencial për përgatitjen e aplikacioneve cilësore”, thekson Agjencia.

Lexo më Shumë

Organizata komunale e LSDM-së në Qendër, ka filluar me projektin “lëre tabletin, zbrit poshtë përpara ndërtesës”. Nga partia thonë se bëhet fjalë për aktivitet, i cili ka për qëllim që të kthehet “jeta e mahallës”, në zonën qendrore të qytetit dhe parqet përsëri të mbushen me fëmijë. “Jetojmë në erën e digjitalizimit dhe kompjuterizimit të plotë. Fëmijët e tonë plotësisht janë të “robëruar” përpara ekraneve të televizioneve, kompjuterëve, tabletëve dhe telefonave. Pjesa më e madhe, madje fare nuk e kanë ndjerë erën e “jetës së mëhallës”, lojërat deri në orët e vona të verës. Shoqria e shëndoshë ndërtohet që nga…

Lexo më Shumë

Duke i replikuar një deputeti të VMRO-DPMNE-së, kryeministri Zoran Zaev ka akuzuar deputetët e kësaj partie se flasin budallallëqe. “Edhe më herët deputetët që janë ulur në anën e majtë kanë folu budallallëqe, por më pas kanë punuar për të mirën e Maqedonisë”, tha Zaev, përcjell lajm. “Nuk desha të ofendoj askënd, kërkoj falje nëse dikush ndihet i ofenduar”, referoi kryeministri, menjëherë pasi erdhën reagimet nga bankat ku janë të ulur deputetët e VMRO-DPMNE-së. Ndaj kësaj paraqitje reagoi deputeti i VMR-DPMNE-së, Ilija Dimovski, i cili akuzoi kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi se ka qasje selektive ndaj atyre që paraqiten në…

Lexo më Shumë

Ministri Lupço Nikolloski në takimin e sotëm me përfaqësuesit nga Delegacioni i Bashkimit Evropian i kryesuar nga udhëheqësi i seksionit për bashkëpunim Nikolla Bertolini, u njoftua me statusin e projekteve vijuese nga IPA të cilët janë në procedurë të tenderit dhe të cilat së shpejti duhet të fillojnë, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Përfaqësuesit e Delegacionit i potencuan çështjet në të cilat duhet të kushtohet më shumë kujdes për implementimin e tyre më të suksesshëm dhe të plotë në interes të bujqve. Theks i veçantë u vendos në IPA 2015 gjegjësisht në projektet për konsolidim, për…

Lexo më Shumë

Kuadri diplomatik në vend nuk duhet që të jetë partiak, por profesional dhe ekspert, vlerësojnë ish ambasadorët. Sipas tyre, është për të ardhur keq që ambasadorët i zgjedh partia, ndërkaq politika e gabuar kadrovike e bën diplomacinë e Maqedonisë të pafuqishme dhe me rezultate të pa lakmueshme. “Si do të veprojë Qeveria e re, është rëndë të thuhet, megjithatë çdo Qeveri deri më tani, pa përjashtime, e ka zbatuar të njëjtën politikë. Është rëndë që të bëhet ndonjë hap për zgjedhjen dhe selektimin e më të mirëve. Të shpresojmë që ajo ashtu do të jetë, megjithatë perspektivat dhe mundësitë nuk…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, ka deklaruar se në periudhën që vjen, parësore do të jetë përafrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Ajo ka shtuar se pjesë e aktiviteteve do të jetë edhe forcimi i sigurisë dhe mbrojtjes së Bashkimit Evropian. Mogherini theksoi se përafafrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në është një ”proces i pakthyeshëm” dhe çështje e interesit strategjik të BE-së, që do të sjell në realizimin e idesë së bashkimit të kontinentit evropian. Përfaqësuesja e lartë e BE-së shtoi se nuk e konsideron rajonin në fjalë si…

Lexo më Shumë