Author: Rilinda

LR PDSH-ja nëpërmjet një kumtese thotë se që nga fillimi e ka përkrahur në të gjitha format dhe mënyrat Prokurorinë Speciale Publike (PSP) si institucion i pavarur gjyqësor i krijuar nga konsensusi politik. “PSP ishte e vetmja shpresë për instalimin e drejtësisë në vend duke filluar me procesimin e lëndëve që dolën nga publikimi i përgjimeve të paligjshme si dhe ndjekjen e personave (politikanëve) të implikuar në krim të organizuar, falsifikim zgjedhor, korrupsion dhe në procese të montuara gjyqësore”, thonë nga LR-PDSH. Në konferencën e djeshme për shtyp të PSP, dy ditë para përfundimit të mandatit të saj informoi opinionin…

Lexo më Shumë

Maqedonia deri të shtunën do të kaplohet prej temperaturave të larta të fazës së portokalltë. Temperatura në disa vende të caktuara pritet të tejkalojë 40 gradë Celsius. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot do të jetë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Në pjesët lindore do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare dhe kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila përkohësisht do të përforcohet, veçanërisht në perëndim. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 33 deri në 40 gradë Celsius. UV indeksi…

Lexo më Shumë

Më së voni, deri nesër do të dihet se çfarë çmimi të rrymës do të paguajm nga 1 korriku. Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE) do të shpallë çmimin e ri të rrymës. Çmimi i ri duhet të vlejë nga 1 korriku i këtij viti e deri më 1 korrik të vitit të ardhshëm. Sipas Makfax, jozyrtarisht, KRRE-ja do ta ulë çmimin e energjisë elektrike për 0.25%. Kujtojmë se KRRe-ja kishte ulur çmimin e rrymës elektrike edhe në dy vitet e kaluara, për 0.33%, dhe 0.25%.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen për emrin, Methju Nimic prej 1 deri më 4 korrik do ta vizitojë Shkupin, kumtoi zyra e zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të KB-së. Nimic, siç thuhet, vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritjen e përparimit me ndërmjetësim të KB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen për emrin. Në kumtesë shtohet se me ftesë të Qeverisë së Republikës së Greqisë, është paraparë që Nimic të shkojë për në Athinë,…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t’i mbajë dy seanca. Në rend dite të seancës së shtatë të caktuar për në orën 11 është Propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të rritur të hyrjes dhe transitimit të emigrantëve përmes territorit të Maqedonisë. Pas përfundimit të seancës së shtatë do të vazhdojë seanca e pestë në të cilën deputetët do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të më shumë institucioneve për vitin 2016. Në mesin e tyre janë raportet e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallën e…

Lexo më Shumë

28 June Moti gjatë ditës së sotme në vend do të jetë me diell dhe stabil. Gjatë mesditës temperaturat do të rriten deri në 38 gradë Celsius. Në Shkup temperatura e mëngjesit do të lëvizin prej 6 deri në 11 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 27 deri në 36 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 27 deri 38 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me temperaturë ditore deri 36 gradë Celsius. Deri në fund të muajit do të vazhdojë periudha e motit të nxehtë, me temperatura maksimale deri mbi 30 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Njohësit e çështjeve politike thonë se Qeveria e re e Maqedonisë ndodhet përpara një sfide të madhe, asaj të de-politizimit të administratës publike, . De-politizimi i administratës është një nga shtyllat kryesore që janë apostrofuar si kërkesa nga Brukseli në rrugëtimin e Maqedonisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Borce Davitkoski, ligjërues në Fakultetin Juridik në Shkup, tha për Radion Evropa e Lirë se me çdo ndryshim të pushtetit, rreth 5 mijë funksionarë të cilët janë në pozita strukturore, siç janë drejtuesit e klinikave, drejtuesit e institucioneve kulturore, ata të ndërmarrjeve publike deri tek drejtorët e shkollave, caktohen në bazë të…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së Bajramit, Shoqata Kulturore “Vizioni M” – Shkup në bashkëpunim me SHE Parimi dhe Qytetin e Shkupit edhe këtë vit organizon manifestimin tradicional “Kandilat e Bajramit”. Programi i manifestimit “Kandilat e Bajramit 2017″ – E Shtunë 24.06.2017 – * Treni i Bajramit – ora 11:30 – Marshuta e Trenit fillon nga Xhamia Mustafa Pashë, vazhdon nëpër rrugët e komunës Çair për të përfunduar në Çarshi tek sheshi para xhamisë Murat Pashë * Ekspozita Stringël (bizhuteri) dhe Art – ora 12:30 – Sheshi para Xhamisë Murat Pashë në Çarshi të Shkupit – Organizuar nga SHE Parimi *…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët e tjera erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Nga fundi i ditës nuk përjashtohet dukuria e izoluar e reshjeve të shkurtëra të shiut me bubullima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 31 deri 37 gradë. UV-indeksi do të ketë vlerën 8. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira…

Lexo më Shumë

Pas formimit të Qeverisë së re, ka ardhur koha që Maqedonia të kthehet në rrugën e integrimeve në BE dhe NATO të cilat asnjëherë nuk do të duhet t’i braktisë, por do të nevojitet kohë, optimizëm dhe durim të mbërrihet deri në fund të kësaj rruge, thekson ambasadori francez Kristian Timonie në intervistë për MIA-n. “Ka ardhur koha që Maqedonia të kthehet drejt rrugëve të cilat asnjëherë nuk do të duhet t’i braktisë. Formimin e Qeverisë së re të gjithë e konsiderojnë për ndërprerje të një periudhë të krizës. Është normale që kjo risi të shpërndahet nga të gjithë ne…

Lexo më Shumë

Grupi joformal “Deputetë – miq të zonës së vetme –UNESCO në Maqedoni – rajoni i Ohrit”, bashkë m organizatat qytetare që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e pasurisë natyrore të këtij rajoni dhe arritën të mbledhin 7.000 kartela me mbështetje të nënshkruar nga qytetarë, u takuan me presidentin e Kuvendit, Talat Xhaferin, dhe me Ministrin për Mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Sadulla Duraku, shkruan “Civilalb“. Qëllimi i ntakimit është Kuvendi të shpallë moratorium të projekteve të dëmshme që po realizohen në rrethin e Liqenit të Ohrit dhe të sigurojë funksionimiN e Ligjit për drejtimin e Rajonit të Ohrit në UNESCO.…

Lexo më Shumë