Për shkak të ndërhyrjeve në elektro-rrjetin nesër nga ora 7:30 e deri në 9:30 pa rrymë do të jenë banorët e fshatit Kuçkovë në komunën e Gjorçe Petrovit, si dhe të gjitha fshatrat të cilat gravitojnë në komunën e Sarajit. Do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike edhe të hënën nga 8:00 e deri në orën 9:00 te konsumatorët e rrugës “Nakedonska Kosovska Brigada” dhe rruga “19” në komunën Çair, si dhe rruga “Indira Gandi” afër pompës së benzinës në Okta në komunën Shuto Orizarë, njofton AIM.
Author: Rilinda
Nasuf Beqiri (Kaçaki), që është njëri nga të akuzuarit e Grupit të Kumanovës ka shkruar një letër publike dërguar edhe në adresë të INA-s. Kjo letër i dedikohet edhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, ku kërkohet ndërhyrja e tij. Ja letra e plotë: Unë, Nasuf Beqiri (Kaçaki), i burgosur padrejtësisht nga një shtet artificial që i torturon të burgosurit dhe i vret të dorëzuarit në rastin Kumanova, ju kërkoj të punoni korrektësisht për respektimin e marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që është kushti minimal për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë në IRJM. Po jua bëj me dije se ne kemi hyrë në…
Qytetarët e Strugës kanë vendosur që me aksion gueril ta detyrojnë pushtetin lokal ta merr më seriozisht problemin me deponinë e mbeturinave afër qytetit, e cila shkakton probleme të mëdha për qytetarët. Disa qytetarë kanë sjellur mbeturina para hyrjes në ndërtesën e Komunës së Strugës. “Nëse nuk zhvendoset deponia dhe nuk zgjidhet ky problem në kohë të shkurtë, do të ndërmarrin masa më radikale. Do të dalim në protesta dhe do të bllokojmë rrugët”, porositën struganët. Banorët e Stugës me vite kërkojnë që të zgjidhet problemi me deponinë e egër, ndërsa u revoltuan më shumë kur ajo filloi edhe të…
Gjykata e Apelit sot kumtoi se e ka pranuar ankesën e PSP-së në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale për dhënien e garancisë së Sead Koçanit, të dyshuarit të parë në lëndën “Trust”, pasi gjatë dhënies së garancisë nuk janë dorëzuar dëshmitë e nevojshme relevante për vendim të ligjshëm ndaj propozimit. “Gjykata e Apelit njofton se Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit solli vendi, me të cilën vepron në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike, të deklaruar kundër vendimit të gjykatëses së procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, në pjesën që ka të bëjë me masën e…
Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov ka theksuar se marrëveshja me Bullgarinë është e nevojshme dhe se nuk kemi çështje për të cilat me Bullgarinë nuk mund të kuptohemi. “Kjo marrëveshje është e domosdoshme dhe shumë e mirë. Në atë mënyrë do të përmirësojmë situatën (atmosferën), jo vetëm në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, por në përgjithësi në tërë rajonin. Për mua, pas nënshkrimit të marrëveshjes, marrëdhëniet e kontratës plotësisht do të normalizohen dhe do të kemi marrëdhënie të ngushta fqinjësore”, ka thënë Andov.
Kuvendi i Maqedonisë e vazhdon sot seancën e gjashtë ku në rend dite të së cilës është Propozim vendimi për dhënie të pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit. Në rend dite të kësaj seance ishte edhe shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski, propozim ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të parashtruar nga Nolla Ismajlloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe raportet vjetore për punën e shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, propozim i parashtruar nga grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së. Mirëpo, pas formimit të 10-të grupeve parlamentare të…
Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell me rritje të temperaturës së ditës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 31 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 9. Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius. Vijon periudhë e motit kryesisht me diell me rritje të temperaturës së ditës.
Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë kryesisht do të jetë më i freskët në krahasim me ditët e kaluara. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 13°C e deri më 20°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 19°C e deri më 20°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nag 18°C, gjatë mëngjesit, e deri më 25°C, gjatë dites. Edhe Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht të freskët, temperaturat do të lëvizin nga 18 deri më 28 gradë celsius.
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 15 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 35 deri në 42 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 9. Në Shkup moti i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 40 gradë Celsius. Deri të shtunën rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e masës shumë të ngrohtë të…
Një person është lënduar më rëndë, ndërsa nëntë më lehtë në 12 aksidente trafiku që ndodhën në Shkup në 24 orët e fundit. Në shtatë prej tyre ka pasur vetëm dëme materiale. Nga ana e policisë rrugore zbuluar numër i madh i kundërvajtjeve dhe atë: shtatë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 20 vozitës i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patent shofer apo të paregjistruara, nëntë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 vozitës gjatë drejtimit të automjeteve nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur telefonin celular. Ndërkaq janë…
Gjykatësja kontroverse e Gjykatës Penale, Sofija Laliq, është larguar nga lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Atë vetë dje e ka kërkuar nga u.d. kryetari i Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev. Ashtu siç mëson, “Makfaks”, Laliq ka kërkuar që të largohet nga lëndët pasi që ajo përmendet në një nga “bombat” apo materialet e përgjuara të LSDM-së. Kryetari Ribarev e ka pranuar largimin e saj. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i Gjykatës Ribarev. Gjykatësja Laliq përmendet në një nga bisedat e “bombave” me shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov. Jo-zyrtarisht mësohet se është e mundshme që të largohet…
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska mbrëmë mbajti fjalim në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, në të cilin marrin pjesë 39 ministra të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s dhe vende të cilat kanë pjesëmarrje në misionin “Mbështetje e vendosur” në Afganistan. “Republika e Maqedonisë që nga viti 2002 jep kontribut të vazhdueshëm drejt sigurisë së Afganistanit, përmes pjesëmarrjes së më shumë se 2.700 personave personel ushtarak në misionin ISAF, ndërsa nga 1 janari 2015 edhe në misionin “Mbështetje e vendosur”. Në këtë moment vendi im ka sistemuar 39 persona të personelit ushtarak në misionin “Mbështetje…

