Kuvendi i Maqedonisë e vazhdon sot seancën e gjashtë ku në rend dite të së cilës është Propozim vendimi për dhënie të pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit.
Në rend dite të kësaj seance ishte edhe shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski, propozim ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të parashtruar nga Nolla Ismajlloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe raportet vjetore për punën e shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, propozim i parashtruar nga grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së.
Mirëpo, pas formimit të 10-të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së. Kuvendi sot nuk do ta vazhdojë seancën në të cilën si pikë e dytë e rendit të ditës është shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvërlevskit. Edhe pse ishte caktuar, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e anuloi seancën,

