Bardhyl Dauti Partia Demokratike Shqiptare është krejtësisht autonome në artikulim të qëndrimeve politike. PDSH, nuk është pjesë e politikave duale, që njëherë japin nënshkrime për mandatar qeverie e herën tjetër, si rezltat i mospërfilljes nga qeveria me pushtet (duke vajtuar për një dashuri pushteti që nuk arritën ta kenë), vetëm tentojnë të luajnë lojën e opozitarizmit shiqptar, që për fat të keq, këtë lojë opozitarizmi e kanë krejtësisht të padiferencuar nga opozitarizmi Maqedon VMRO-ist. Nuk jam dhe nuk mund të jem asnjëhere nga ata deputetë shqiptar që rrinë prapa dyerve të kuvendit të shoqëruar nga deputetët e VMRO-s, që i…
Author: Rilinda
Me një miliard denarë do të paguhen dëmet në bujqësi nga moti i ligë gjatë vitit të kaluar, kështu ka vendosur Qeveria në njërën nga seancat e para. Para janë paraparë edhe për dëmet nga ngricat e vona pranverore në vitin 2017. Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, njësitë rajonale në mënyrë të përshpejtuar i përgatisin procesverbalet, bëhen edhe llogaritjet. Në mënyrë intensive punohet në realizimin sa më të shpejtë të mjeteve. Me ndryshimin ligjor, theksoi, në vitin 2015 është sjell Dekreti me të cilin njësive rajonale ju është dhënë afat preh 360 ditëve në…
Një grua 30 vjeçare nga Kumanova është hedhur mbrëmë nga kati i tretë i shtëpisë, në rrugën “Govedarski pat”. 30 vjecarja ka marrë lëndime të rënda dhe ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetsore. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e arsyes që mund ti kishte marrë jetën të resë.
Nëse nuk e nënshkruajmë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë, nuk e di se çfarë tjetër do të mund të nënshkruanim në të ardhmen, deklaroi sot kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë debatit publik, njoftuan mediat bullgare. “Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Maqedonisë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Duhet të lëmë që historianë të debatojnë. Edhe për mua nuk është e këndshme të dëgjojë për shumë tema. Jam i bindur se edhe politikanët bullgarë do të na mbështesin. Varet edhe nga politikanët në Maqedoni se nëse kjo marrëveshje do të arrihet. Nëse atë nuk mund ta nënshkruajmë, atëherë çfarë do…
Shpenzimet e jetesës në qershor shënojnë rritje prej 1,5 për qind, ndërsa çmimet e pakicës janë rritur për 2,9 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. Sipas të dhënave që sot i publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, shpenzimet e jetës në qershor në krahasim me majin janë rritur për 0,3 për qind, ndërsa çmimet e pakicës për 0,5 për qind. Rritje të shpenzimeve të jetesës në krahasim me majin ka tek frutat e freskëta dhe të ngrira, frutat e thata dhe prodhimet arrore, përpunimet e tjera të mishit, miellit dhe drithërat dhe prodhimet e tjera ushqimore, si…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Koço Angjushev sot në takimin me euroambasadorin Samuel Zhbogar ka prezantuar programin ekonomik të Qeverisë, me çfarë ka theksuar se do të punohet në krijimit të klimës së mirë të biznesit dhe mundësim të kushteve të njëjta për investuesit, kumtoi Kabineti i zëvendëskryeministrit. Angjushev ka dërguar falënderim deri te Bashkimi Evropian për mbështetjen e procesit në zbatimin e reformave në rrugën e Maqedonisë për integrimet euroatlantike. Qeveria, ka theksuar zëvendëskryeministri, do të punojë në realizimin e projekteve kapitale, të rëndësishme për ngritjen e konkurrencës së kompanive në vend. Do ta stimulojmë bashkëpunimin mes kompanive vendore dhe…
Pas konfliktit të Kumanovës, udhëtimet e Ali Ahmetit në Kosovë më tepër i ngjajnë udhëtimeve të emigrantëve ilegalë, se sa udhëtimeve të një “komandanti të UÇK-së”, komentojnë bashkëpartiakë të tij. Për dallim prej më herët, kur çdo udhëtim i Ahmetit në Kosovë përcillej me pompozitet të madh, tani për qëndrimet e atjeshme informohet vetëm pasi Ahmeti të kthehet në Maqedoni. Kjo si duket është për të shmangur ndonjë reagim të padëshirueshëm të familjarëve të 10 të vrarëve dhe të arrestuarve në Kumanovë, të cilët në shumë raste publikisht e kanë akuzuar Ahmetin se ka tradhtuar familjarët e tyre. Kështu ndodhi…
Mediumet gjithandej kanë informuar se një nga personat për të cilin kërkon arrest Prokuroria Speciale Publike (PSP) është edhe koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Halimi, për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale “shkatërrim tv materialit zgjedhor”. Ai ishte bartës i listës zgjedhore të BDI-së në njësinë zgjedhore numër 2 dhe në rast se arrestohet dhe i merret mandati, do të zëvendësohet nga kandidatja e tretë në këtë listë, Njomza Lumani, shkruan Gazeta Lajm. Ajo u bë e njohur për opinionin me reklamën “pacientëve u flasim shqip”, kurse shumë komentues shqiptarë iu përgjigjën me moton “pacientëve u…
Aleanca për Maqedoni Pozitive (APM) konsideron se neni 33 paragrafi 2 i Rregullores së punës së Kuvendit, i cili thotë se “grupi parlamentar përbëhet nga të paktën pesë deputetë që i përkasin një apo më shumë partie politike”, nuk lejon që njëra parti të formojë shumë grupe parlamentare. APM i bën thirrje Talat Xhaferit, të mos pranojë krijimin e më shumë se një grupi parlamentar të deputetëve nga OBRM-PDUKM dhe Koalicioni, derisa të paktën 5 deputetët nuk japin garanci se janë anëtarë më të asaj partie ose koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre me këtë qasje do të ruhet…
Tre persona të panjohur dhe të maskuar, të armatosur me armë automatike, mbrëmë në orën 02:20 fizikisht e kanë sulmuar të punësuarin në pompën e benzinës “Imo Oil” në fshatin Saraj të Shkupit, me ç’rast i kanë marrë 20.000 denarë, si dhe portofolin e tij në të cilin kishte pasur 1.000 denarë dhe dokumente. Grabitësit e kanë marrë edhe resiverin e kamerave të sigurisë nga pompa e benzinës, pas çka e kanë mbyllur të punësuarin në njërën nga hapësirat dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia kumtoi se po ndërmerr masa për gjetjen e personave dhe për zbardhjen e…
Teatri i Tetovës sonte (e premte) më 7 korrik, me fillim prej ora 20.00 sjell premierën e komedisë “Kripë Deti” të autorit bullgar Emil Bonev dhe regji të Nehat Memeti. Aktorët që do të luajnë në shfaqje janë: Burhan Amiti, Elmir Sejfullai, Linda Shabani dhe Azra Sallahi. Skenografia është përgatitur nga Krste Xhidrov ndërkaq kostumet nga Medina Hoxha. Për shfaqjen në tërësi dhe konceptin e saj shprehet regjisori Nehat Memeti duke treguar se në të trajtohen motivi i dashurisë në artikulimin e seksualitetit të të dashuruarve, përcjell Portalb. “Në këtë vepër të autorit bullgar Emil Bonev trajtohet një ndër motivet…
Denis Zvizdiç, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev u takuan sot në Sarajevë. Zvizdiç dhe Zaev biseduan për marrëdhëniet dypalëshe dhe përforcimin e bashkëpunimit të dy vendeve në rrugën euroatlantike, kanë njoftuar nga Këshilli i Ministrave të BeH-së. Zvizdiç tha se BeH-ja dhe Maqedonia janë dy vende mike të cilat i lidh historia e përbashkët dhe kultura. Ai theksoi se dy shtetet kultivojnë multietnicitetin dhe kanë qëllime të njëjta të jashtme politike ndërsa ato janë Bashkimi Evropian dhe integrimi në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më tej ai shtoi…

