Mediumet gjithandej kanë informuar se një nga personat për të cilin kërkon arrest Prokuroria Speciale Publike (PSP) është edhe koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Halimi, për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale “shkatërrim tv materialit zgjedhor”. Ai ishte bartës i listës zgjedhore të BDI-së në njësinë zgjedhore numër 2 dhe në rast se arrestohet dhe i merret mandati, do të zëvendësohet nga kandidatja e tretë në këtë listë, Njomza Lumani, shkruan Gazeta Lajm. Ajo u bë e njohur për opinionin me reklamën “pacientëve u flasim shqip”, kurse shumë komentues shqiptarë iu përgjigjën me moton “pacientëve u flisni shqip, kurse ‘uputat’ ua jepni maqedonisht”. Njomza Lumani në listën e BDI-së në njësinë zgjedhore numër 2 ishte e radhitur pas Ejup Halimit dhe Rexhail Ismailit, të cilët fituan mandat deputeti.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
- Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori
- Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutimi ishte i sinqertë, serioz dhe i hapur, për herë të parë diskutuam emra të përveçëm
- Bordi i Paqes: Hamasi pranon të dorëzojë armët dhe të heq dorë nga qeverisja
- Mbyllet protesta e 88-të radhazi kundër Ramës dhe qeverisë: Nesër më shumë!
- ‘Hallakatet’ Egli Tako, kështu provokon në këto orë të vona të natës!
- Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën
- Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia


