Në fund të gjysmës së parë të vitit janë grumbulluar të ardhura tatimore për 3,16 për qind më pak nga parashikimi, informoi sot drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Lukarevska. Ajo shprehu besimin se në fund të vitit kjo do ta korrigjohet dhe se do të dalin me rezultate të shkëlqyeshme. Sipas saj është për t’u lavdëruar se te kontributet është vërejtur pagesa për 3 për qind më shumë në krahasim me vitet paraprake. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, tha se pagesa më e vogël e tatimeve ka të bëjë…
Author: Rilinda
https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/videos/1421156134643024/ “Zdravo, jas sum Bujar Osmani…”, fillon spoti reklamues i zv/kryeministrit për eurointegrime, që e ka postuar në facebook. Askush nuk e ka të qartë se për çfarë arsye është bë ky spot reklamues, kur Osmani ende nuk ka shënuar kurrfarë rezultati, mirëpo bie në sy flamuri “miniaturë” shqiptar i vendosur në prapavijë, bashkë me atë maqedonas dhe të BE-së. Pamje krejt tjetër vërehet kur Osmani takohet me diplomatë të huaj. Njëjtë sikurse kryeparlamentari Talat Xhaferi, Osmani në këto takime paraqitet vetëm me flamurin maqedonas, atë të BE-së dhe flamurin e vendit të diplomatit me të cilin takohet. Kjo është…
Parashikimi i Bankës Botërore tregoi se ekonomitë në Ballkanin Perëndimor duhet të rriten me normë vjetore prej 6% nëse duan që ta arrijnë mesataren e BE-së deri në fund të vitit 2030. Pas një dekade pa rritje, numrat aktuale thuajse edhe nëse nuk kalojnë 3%, është mjaft pak për përparim. Nivel më të lartë të Bruto Prodhimit Vendor (BVP) për kokë banori është e nevojshme për përforcimin e demokracisë dhe sundimit të drejtës në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Por, në vend asaj, hendekun po zgjerohet dhe e mashtron rajonin me tundime të populizmit, nacionalizmit dhe rryma tjera antievropiane, transmeton…
Avokati tetovar Harun Behadini është ankuar se Posta e Maqedonisë nuk merr parasysh adresat e dërgesave, kur në të njëjtat shënohet adresa në gjuhën shqipe. Ai nënvizon se këtyre ditëve ka nisur një dokument për në Gjykatën Themelore Shkupi 1 në Shkup, shkruan gazeta Koha. “Adresën në dërgesë e kam shënuar në gjuhën shqipe dhe më pas më ka ardhur e njëjta dërgesë me vulë se adresa e njëjtë nuk ekziston. Kjo është hera e parë që ndodh që të më kthehet kjo përgjigje, sepse në të kaluarën kam dërguar dërgesa ndonjëherë në gjuhën shqipe, ndonjëherë në gjuhën maqedonase, por…
Aksion për pastrimin e pazarxhinjve të paligjshëm dhe tezgat e vendosura në mënyrë të paligjshëm. Rreth ‘Tregut të gjelbër’ dhe tregun ‘Bunjakovec’ komuna Qendër, në koordinim me Sektorin për punë të brendshme-Shkup, Policinë rrugore, Sektorin për inspektoriat të Bashkisë së Shkupit, Inspektoriatin shtetëror të tregut dhe NP ‘POC’, ka filluar aksion për pastrimin e pazarxhinjve të paligjshëm. Komuna Qendër, siç informojnë, përmes kumtesave dhe afisheve i ka njoftuar rishitësit që t’i dislokojnë tezgat e paligjshme, si dhe se pas skadimit të afatit të dhënë ligjor, do të vijojnë edhe masa ndëshkuese, njofton AIM. Pas aksionit të përbashkët, siç theksohet në…
Me 9 vota pro dhe 8 kundër, Lumturie Ijazi është zgjedhur për u.d kryetare e komunës së Bogovinës. Iljazi është zgjedhur me mbështetje të këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së ndërsa këshilltarët e LR-PDSH-së ishin kundër. Kundër-kandidat i saj ishte Hasan Sejfullai nga LR-PDSH. Pas vdekjes të kryetarit të komunës së Bogoviës, Hazbi Idrizit, Komuna ka mbetur pa kryetar ose përkatësisht pa ushtrues detyre, gjë që ka rezultuar në ngecjen e procesit të marrjes së rrogave të 500 të të punësuarëve në arsim dhe në administratë.
Krahas krerëve dhe përfaqësuesve shtetëror, në kuadër të Samitit të Triestes 2017 ia nisi punës edhe Forum i Shoqërisë Civile në të cilin do marrin pjesë përfaqësuesit e sektorit civil dhe ndërmarrjeve private të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Lexo: https://almakos.com/zhbogar-ballkani-te-shnderrohet-ne-hapesiren-e-ardhshme-te-investimit Forumi i Shoqërisë Civile, është pjesë integrale e Procesit të Berlinit, dhe sjell së bashku më shumë se 200 përfaqësues të shoqërisë civile dhe shtetërore nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, për të përpunuar alternativat e politikave dhe për të rekomanduar veprime në përgjigje të sfidave kryesore me të cilat ballafaqohet sot rajoni. https://www.facebook.com/871901619614584/videos/932216640249748/ Hedvig Morvai, Drejtoreshë Ekzekutive e…
Shpëtim Pollozhani kujton se shqiptarët po merren me ndarjen e drejtorive, ndërkaq nuk po merren me çështje tjera që diskriminojnë shqiptarët. Ai veçon Entin e statistikave, ku, sipas tij, gatuhet çorba që ne duhet ta hamë vite me radhë. “Në regjistrimin e ardhshëm te popullsise (2020), si do te regjistrohen 400.000 maqedonas, te cilet kane shtetësi bullgare, sipas ligjit aktual duhet te trajtohen si jorezident, dhe te cilët punojne nëpër botë? A do të regjistrohen vallë edhe ata si jorezident sikurse që u regjistruan mbi 250.000 shqiptarë, të cilët edhe pse kanë prona dhe i paguajnë te gjitha taksat dhe…
Gazetarja, Jasmina Anevska, do të jetë gruaja e parë zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë Anevska ka punuar në TV Telma, ku është spekuluar se ka dhënë dorëheqjke dhe se përgatitet për vendin e zëdhënëses në qeveri. Ajo duhet të zëvendësojë Aleksandër Gjeorgiev i cili u shkarkua kohët e fundit në një seancë të qeverisë. Nga Qeveria, siç mıson Makfaks, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim apo mohim të informacionit.
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup ndodhën 10 aksidente prej të cilave në njërën më rëndë është lënduar një shofer i mopedit, ndërsa në pesë lëndime të lehta kanë marrë nëntë persona, ndërsa katër kanë kaluar vetëm me dëm material. Gjatë ditës së djeshme nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 43 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, dy shoferë të cilët nuk i kanë respektuar semaforët, gjegjësisht kanë kaluar në semafor të kuq, shtatë shoferë që gjatë drejtimit të automjeteve motorike, nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit…
Më shumë se 30 varre janë mbrëmë janë thyer në varrezat ortodokse të fshatit Luboten. Varrezat ndodhen në oborrin e kishës “Shën Nikolla” në Luboten, e cila është e mbrojtur nga Ministria e Kulturës si trashëgimi kulturore. TV Nova, ka bërë video-inçizim nga vendi i ngjarjes: https://www.youtube.com/watch?v=1dPwcp9XQAI
Premtim në programin e vet zgjedhor, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në pjesën e e titulluar “Pjesë të infrastrukturës për ngritjen e cilësisë së jetesës”. Në program nuk ka sqarim se çka saktësisht nënkuptohet me termin humanizim të kësaj pjese, por siç mund që të vërejmë gjatë kontrollit tonë në vendngjarje (06.07.2017), hapësira para qendrës tregtare Bunjakovec ka trotuar të ri, ndërsa për shkak të vendosjes së shtyllave metalike në skajin e trotuarit në këtë pjesë nuk ka vetura të parkuara. Përsëri, në interes të informimit korrekt, duhet të thuhet se rikonstruktimi dhe shtigjet për biçikleta në bulevardin “Partizani”…

