Author: Rilinda

Tërmet me magnitudë prej 3.0 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua mbrëmë në ora 22:02 minuta në rajonin e Ohrit, kumtoi Observatoriumi pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet oprej III-IV ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane

Lexo më Shumë

Vërtetimi dhe formimi i regjistrit të profesioneve të rrezikshme, revizion i vendeve të punës të vërtetuara deri më tani , të cilat kanë hyrë në kategorinë me stazh të beneficuar pune, vërtetim i kritereve për masa mbrojtëse dhe vendosje e konceptit të pensionim të parakohshëm për këto profesione paralajmëruan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Do të formohet edhe Komisioni për vërtetimin e stazhit të beneficuar, i cili konform ligjit është dashur të formohet që në vitin 2012. Qëllimi është që të mbrohen të drejtat e punëtorëve, të cilat konform vendimeve ligjore ekzistuese hyjnë në profesione të rrezikshme, por…

Lexo më Shumë

Në ribalancin e Buxhetit janë siguruar mjete për heqjen e taksës së radiodifuzionit dhe për funksionimin normal të servisit publik të radiodifuzionit me financim nga ana e shtetit, deklaroi ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas pres konferencës në Lidhjen Ekonomike të Maqedonis, ministri Mançevski tha se me ribalancin e Buxhetit shkurtohen një numër i madh i shpenzimeve joproduktive, ndërsa shkurtime më të mëdha ka në Kabinetin e kryeministrit ku tërësisht janë anuluar të gjitha propagandat dhe fushatat. “Këto ishin zërat nga të cilat mund të shkurtohej më shumë që të sigurohen…

Lexo më Shumë

12 nga gjithsej 15 degët e partisë UNITETI, kanë votuar që të shkrihen në një subjekt politik, Alenca për Shqiptarët. Nënkryetari i partisë, Zulfi Adili, publikisht i shpalli vendimet e degëve, por pa prezencën e kryetarit Gëzim Ostreni, i cili sipas Adilit, i ka shkeputur kontaktet me kryesinë e partisë që nga 6 prilli, kur edhe është informuar për vendimin e degëve.

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM) vlerëson se ndryshimet sistemore duhet patjetër të bëhen me analiza të thella, përvoja të krahasuara dhe përfshirjen e kapaciteteve profesionale dhe intelektuale, përfshi ekspertët e jashtëm. Sipas tyre, Qeveria duhet të veprojë por jo shpejt e shpejt, pasi që ndryshimet duhet të kalojnë në filtrat e opinionit të gjërë demokratik dhe të ekspertëve. Kjo parti konsideron se reformat në financa, janë një fillim i mbarë, por rezistenca më e madhe do të ndodhë kur të vijnë në radhë reformat në sistemin gjyqësor që sipas kësaj partie, është në kontrollë të përgjithshme të qeverisjes së kaluar.…

Lexo më Shumë

Ndryshim i motit me kushte për reshje. Ndryshim i motit me kushte për reshje të shkurtëra të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë veriperëndimore pritet prej nesër pasdite. Deri atëherë do të mbajë mot shumë i nxehtë, ndërkaq tashmë prej orëve të pasdites do të fillojë të fryjë erë veriperëndimore, e cila në veri dhe përgjatë Vardarit do të përforcohet. Prej të premtes pasdite dhe të shtunën moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar të kohëpaskohshme nga drejtimi verior, kryesisht në pjesët lindore dhe jugore. Të dielën në orët e paradites reshjet…

Lexo më Shumë

NP “Higjiena komunale” – Shkup u bën thirrje qytetarëve që mbetjet e tyre të rënda (mobilje, pajisje të vjetra elektrike dhe elektronike) dhe mbetjeve të ndërtimit të mos vendosin në kontejnerët në rrugë. Në kuadër të aksionit, qytetarët të cilët dëshirojnë të heqin qafe mobiljet e vjetra dhe pajisjet e padëshiruara elektrike dhe elektronike kanë mundësi që këtë lloje të mbeturinave t’i vendosin para para shtëpive të tyre në periudhën nga 07 në 09.30, çka më pas, automjetet e shërbimeve të veçanta do të kalojnë dhe do t’i marrin, sipas planit të përgatitur më parë për komunitetet lokale. Aktiviteti tjetër…

Lexo më Shumë

Libri kontraverz për klasën e katërt të shkollave fillore ”Shoqëria” për të cilin libër Avokati i Popullit vërtetoi se ka përmbajtje diskriminuese, do të tërhiqet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Vendimi do të nënshkruhet nga ministresha Renata Deskoska dhe vjen pas pranimit të parashtresës së Koalicionit ”Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”, nga Avokati i Popullit. Gjithashtu, edhe Komisioni për libra në MASH ka propozuar që libri të tërhiqet. Parashtresa u ngrit nga rreth 40 nëna që jetojnë në bashkësi familjare me një prind, janë të shkurorëzuara, ose janë të kurorëzuara, me mbështetje të Koalicionit…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek Aleksis Cipras të enjten në Selanik do të takohet me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin bullgar Bojko Borisov, raporton angjencia greke i lajmeve ANA-MPA. Cipras dhe Vuçiq do të marrin pjesë në Këshillin për bashkëpunim serbo-grek, pas çka do të japin dhe deklarata. Pas takimit me kryetarin e Serbisë, Cipras do të ketë takim edhe me kolegun e tij bullgar, ndërkaq është paralajmëruar edhe takim i përbashkët i liderëve të Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Mediat greke nuk saktësojnë se për çfarë do të bisedohet në takim, mirëpo mësohet se njëra nga temat do të jetë edhe…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani ka ditë që nuk e heq nga goja Planin e tashmë të famshëm 3-6-9 për integrimin e Maqedonisë, shkruan Ina. Një javë më parë e prezantoi para mbarë opinionit publik, ndërsa të martën para ambasadorëve të vendeve të BE-së. Osman shpreson që sikur me një shkop magjik ti realizoj reformat e ngecura për më shumë se një dekadë dhe ta marrë si shpërblim datën për fillimin e negociatave për hyrje në organizatën supranacionale. Kaq e lehtë paska qenë, 3-6-9 dhe hop Maqedonia pjesë e familjes evropiane. Por, sikur realiteti në terren dëshmon të kundërtën, ky…

Lexo më Shumë

Shkrimtari ynë i njohur Kim Mehmeti, i ka komentuar raportimet mediatike për grindjet dhe përçarjet mes partive që përbëjnë “Aleancën për Shqiptarët”. Sipas tij, kjo duhej pritur nga ata që u bashkuan rreth ambicieve të veta për të qenë ministra e deputet, e të cilat ambicie i barazuan me interesin kombëtar! Kim Mehmeti vlerëson se aleancat mes partive shqiptare, janë jetëshkurtra dhe grindavece, shkaku se ato nuk i bashkon ndonjë parim, ideal apo vlerë, por vetëm interesi personal I drejtuesve partiak. Më poshtë ua përcjellim komentin e plotë të Kim Mehmetit, të publikuar në faqen e tij të FB. “Sipas…

Lexo më Shumë

“Gratë pa Kufij” (Women without borders) organizatë nga Austria në bashkëpunim me Analytica Think Tank-un në Shkup dhe financuar nga Ambasada e SHBA-ve, vitin e kaluar, lansuan programin “Shkollat për Nëna: Prindërit për Paqe” (MotherSchools: Parenting for Peace). Ky program u fokusua në ofrim të mjeteve të nevojshme për nënat me qëllim të intervenimit efikas tek fëmijët e tyre apo tek të tjerët në shoqërinë e tyre të cilët janë në rrezik nga radikalizmi, edhe atë duke ju ndihmuar: të thyejnë heshtjen për këtë tabu temë, të kuptojnë më mirë nevojat dhe dobësitë e të rinjve, si prindër ti përmirësojnë…

Lexo më Shumë