Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani ka ditë që nuk e heq nga goja Planin e tashmë të famshëm 3-6-9 për integrimin e Maqedonisë, shkruan Ina.
Një javë më parë e prezantoi para mbarë opinionit publik, ndërsa të martën para ambasadorëve të vendeve të BE-së.
Osman shpreson që sikur me një shkop magjik ti realizoj reformat e ngecura për më shumë se një dekadë dhe ta marrë si shpërblim datën për fillimin e negociatave për hyrje në organizatën supranacionale.
Kaq e lehtë paska qenë, 3-6-9 dhe hop Maqedonia pjesë e familjes evropiane.
Por, sikur realiteti në terren dëshmon të kundërtën, ky shtet i ashtuquajtur multietnik vazhdon ta mohoj gjuhën e mbi 30 për qind të shqiptarëve entik, derisa në BE-së flitet 24 gjuhë dhe diversiteti shihet si pasuri.
Evropa dallohet për solidaritetin e saj dhe barazinë sociale, ndërsa ky shtet i vjel taksapaguesit shqiptarë, dhe nuk posedon asnjë fond strukturor për zhvillim rajonal të barabart dhe nuk ndanë asnjë qindark për zhvillimin harmonik të zonave të banuara me shqiptarë, por edhe të komuniteteve tjera më të vogla.
Ky shtet ka gjyqësi të rrënuar për tokë dhe kjo u dëshmuar në aferën e përgjimeve, ku gjyqtarët e prokurorët i caktonin banditët e politikës.
Ky shtet ka administratë skajshmërisht të politizuar, arsim e ekonomi të shkatërruar dhe shumë probleme tjera, të cilat askush nuk beson se do të zgjidhen për 3 apo 6 muaj.
Mos të flasim për shtetin policor dhe marrëdhëniet e përkeqësura ndëretnike, të nxitura nga pushtetet që pas pavarësisë së vendit.
Ka edhe qindra mijëra probleme, të cilat tashmë populli i dinë, populli i cili është bërë analistë nga hallet dhe problemet e përditshmërisë.
Vullneti i Osmanit duhet përgëzuar, por reformat urgjente prioritare kërkojnë vite të tëra për ta nxjerrë Maqedoninë nga humnera ku ka rënë.
Populli don të vërtetën, sinqeritetin, mjaftë më gënjeshtra dhe mashtrime, në këtë drejtim duhet të ketë kujdes edhe Komisioni Evropianë me raportet e deri tanishme copy-paste, ku fare nuk flitej realiteti në terren.

