Author: Rilinda

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski duke paralajmëruar brifingun për gazetarë në MPB, ka publikuar fotografinë me menynë që është shërbyer në MPB nga viti 2006 deri në vitin 2016, deri sa kjo ministri udhëhiqej nga VMRO-PDSH dhe VMRO-BDI, respektivisht nga Gordana Jankullovska dhe Mitko Çavkov. Në menynë që ka publikuar Spasovski gjenden stek nga mishi i kalit, karkalecë Lopster, biftek i kafshëve të gjahut, e kështu me radhë. Detaje shtesë lidhur me harxhimet që janë bë gjatë kësaj periudhe Spasovski është duke shpalosur në brifingun ve;më të filluar me gazetarë:

Lexo më Shumë

Gazetarja e njohur maqedonase Sashka Cvetkovska ka thumbuar ministrin e shëndetësisë Arben Taravari, lidhur me prezencën e tepruar në mediume dhe rrjetet sociale. Ajo ka bë një paralele mes punës së Taravart dhe ministres së arsimit, Renata Deskoska. “Renata Deskoska, femra e cila nuk matë rejtingje, nuk numëron klikime, nuk punon për disa rreshta hapësirë dhe për fotografi nëpër mediume, nuk ka kohë për rrjetet sociale, nuk ka kohë për vetëpromovim, e aq më pak për reforma në vajber dhe fejsbuk. Ajo e kupton se çka ka trashëguar, e kupton se sa shumë punë ka në sektorin e arsimit pa…

Lexo më Shumë

Në mungesë të ideve dhe vizionit të vetë, lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, vazhdon të kopjojë të tjeretë. Kësaj radhe ai sërish ka kopjuar shkrimtarin tanë të johur Kim Mehmeti, lidhur me idenë e Parlamentit Shqiptar. Sela të mëkrurën tha se, nëse maqedonasit nuk e pranojnë gjuhën shqipe, shqiptarët do ta krijojnë Parlamentin e tyre në Maqedoni, duke kopjuar një ide të kamotshme të Mehmetit. “Ne do të largohemi nga ai parlament dhe do ta bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas vet do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët. Mjaftë u mashtruam për 25 vite me rradhë,…

Lexo më Shumë

“Qëllimi i PSP-së është i qartë. Tendencioz, politikisht për të njollosur partinë dhe udhëheqjen e saj. Për këtë shkak PSP-ja kërkon masa vetëm ndaj anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Për këtë shkak edhe u janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit, vetëm përgjatë linjave partiake pa asnjë argument të shëndoshë. Gjykata është e vetëdijshme se askush nuk dëshiron që të pengojë drejtësinë dhe të ik, pasi nuk është kryer asnjë krim ndaj shtetit. E gjitha kjo është një konstrukcion politik i PSP/SDS. Kjo është edhe arsyeja që Gjykata e hudhi poshtë kërkesën për paraburgim. Nuk ka rrezik për ikje dhe nuk ka nevojë për…

Lexo më Shumë

Pas 10 vitesh vuajtje dënimi, dje u liruan 10 të burgosurit për rastin “Stuhia malore”, cila në opinion njihet si rasti i Brodecit. Në rastin “Stuhia Malore”, që ndodhi më 7 nëntor të vitit 2007 në fshatin Brodec të malësisë së Sharrit, humbën jetën shtatë persona, ndërsa dhjetë të tjerë u dënuan me gjithsej 113 vite burg. Të akuzuar ishin: Hebib Ahmeti, i cili u dënua me 12 vjet burg, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë – Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Bafkjar Bekiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria do të anulojë tenderin për gazifikimin e Maqedonisë. Nga atje thonë se ka arritur vetëm një ofertë dhe sipas ligjit, procedura do të anulohet. Në mënyrë që të vazhdojë procesi i gazifikimit të dorëheqjes së Kryetarit të mëparshëm të procedurave të tenderimit, si një zgjidhje e përkohshme për postin u emërua Ljupço Petkuqeski, i cili është këshilltar i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev. “Emërimi është një zgjidhje e përkohshme për detyrë, vetëm për të finalizuar procedurën e tenderit. Qeveria e RM-së, në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi procedurën e tenderit për dhënien e partneritetit publik…

Lexo më Shumë

Testet laboratorike të bëra në sallën e ngrënies së kompanisë “Lear” ka treguar prani të baktereve aerobe dhe mesofilike në jogurtin dhe djathë kremin, prani të bakteres Staphylococcus aureus në hundë tek punonjësit të cilët kanë shpërndarë ushqim, si dhe në tavolinën e punës për ruajtje të ushqimit rezervë, kumtojnë nga Agjencia për Ushim dhe Veterinari. Janë dhënë rekomandime për zbatimin e rreptë të praktikave të mira të higjienës në lidhje me ndarjen e ushqimit në një afat kohor më të shkurtër, ruajtja adekuate dhe transporti për ruajtjen e zinxhirit të ftohtë, mbajtja e higjienës personale dhe veshja me rroba…

Lexo më Shumë

Tendenca e nxënësve për të zgjedhur anglishten si provim të maturës shtetërore shumë më parë dhe shumë më tepër se sa matematikën, nuk do të thotë se nxënësit kanë njohuri më të mira për atë lëndë. Përkundrazi, treguesit e rezultateve nga provimet e maturës shtetërore flasin diçka tjetër, shkruan gazeta Koha. Notat që marrin nxënësit nga provimet e kësaj lënde, tregojnë sukses më të ulët krahasuar me notat që marrin në lëndën e matematikës. Dallimi i notave në njërën dhe tjetrën lëndë është goxha i dukshëm. Konkretisht, në provimet e maturës shtetërore 2016, nota mesatare për lëndën e gjuhës angleze…

Lexo më Shumë

Në seancën e nesërme të Kuvendit duhet të miratohen plotësimet dhe ndryshimet e Kodit Penal në pjesën e tregtisë së palejuar, me të cilat parashikohen dënime për shitje të paautorizuar të biletave për ndeshjet dhe lloj tjetër të manifestimit. Këto ndryshime të Kodit Penal, të cilat sot njëzëri u miratuan nga ana e Komisionit të Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, miratohen në prag të ndeshjes Mançester Junajted – Real Madrid më 8 gusht në Shkup në kuadër të Superkupës 2017. Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal janë përkrahur nga anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie…

Lexo më Shumë

Ligji për gjuhën shqipe në procedurë parlamentare do të futet shumë shpejtë dhe paralelisht derisa diskutohet për ligjin, do të merret edhe mendimi i Komisionit të Venecias. Kështu shprehet zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani, shkruan gazeta Koha. “Draft ligji për gjuhën shqipe është plotësisht i harmonizuar me partnerët e koalicionit qeveritar dhe ekziston disponim që ky ligj së shpejti të miratohet nga Qeveria dhe t’i dorëzohet Parlamentit të Maqedonisë për shqyrtim dhe miratim. Miratimi i ligjit do të varet nga procedura parlamentare si miratohen ligjet”, thekson Osmani . Ai më tej sqaron se dërgimi i Ligjit në Komisionin e…

Lexo më Shumë

“Pjesa më e madhe, rreth 90% nga kërkesat dhe nga rekomandimet e sektorit civil të Ballkanit janë të pranueshme, vetëm se duhet të gjendet mënyrë që të njëjtat të implementohen”, vlerësoi eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, dje në Trieste, pasi që ka marrë pjesë në takimin mes përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe shefave të diplomatëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim shefi i diplomacisë së Maqedonisë i ka inkurajuar organizatat joqeveritare dhe iniaicativat që ta kritikojnë pushtetin, njofton Portalb.mk. Kërkesat e shoqërisë civile, ministrave dhe eurokomesarit ua ka prezantuar Sërgjan Sushiq, konsulent në Fondacionin gjerman…

Lexo më Shumë

Liderët e gjashtë shteteve ballkanike dhe homologët e tyre të Bashkimit Evropian u dakorduan sonte në takimin në Trieste për shtatë projekte të reja në lidhje me investime prej mbi 500 milionë euro. Kjo thuhet në dokumentin përfundimtar të publikuar nga nikoqiri, Italia, njofton DPA. Në këtë shumë janë 194 milionë euro grante nga BE-ja dhe kredi të Bankës Investuese Evropiane dhe Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim. Sipas dokumentit përfundimtar është premtuar edhe grant prej 11,4 milionë euro për projekte të energjetikës dhe transportuese. Shtetet ballkanike janë thirrur që të përshpejtojnë angazhime për formimin e zonës së përbashkët ekonomike…

Lexo më Shumë