Author: Rilinda

Vepra e autorit Dawe Freeman e cila e shqipëruar vjen nën emrin “Një shtrat plot me të huaj” vjen premierë në Teatrin e Kumanovës. Shfaqja, realizim i Teatrit të Kumanovës do të shfaqet sonte (e premte), 14 korrik, në fillim prej ora 20:00 në Qendrën Kulturore të Kumanovës “Trajko Prokopiev”. “Një shtrat plot me të huaj” në shqip vjen në regji të Esat Brajshorit kurse ndihmës regjie është Ibrahim Deari. Mesazhi, tematika dhe thelbi i kësaj shfaqjeje do të vijnë nëpërmjet aktorëve Sefedin Shabani, Aurita Agushit, Musa Isufi, Anisa Ismaili, Mendim Murtezi, Qëndresa Loki dhe Mirsad Abazi. Ajo çfarë e…

Lexo më Shumë



Analizë: Almakos 

Nëse i dëgjon përfaqësuesit e partive që e përbëjnë koalicionin qeverisës, ke përshtypjen se bëhet fjalë për tri qeveri të vendeve të ndryshme. Pra ke përshtypjen se kryeministri i Maqedonisë dhe kryetar i LSDM’së, Zoran Zaevi është duke ndërtuar shtet qytetar, drejtuesi i BDI’së – si ‘leninistë’ i devotshëm që deri dje shqiptarinë e çonte drejtë ‘parajsës’ komuniste me kryeqendër Moskën – vazhdon të na çojë rrugës së pafundme drejtë Brukselit, drejtë kryeqendrës së ‘begative’ Perëndimore. 

E sa i përket ‘Aleancës për Shqiptaret’, tani për tani, ajo merret me vetveten dhe me orvatjet e Ziadin Selës që, jo…

Lexo më Shumë

Policia në Kriva Pallankë parashtroi padi penale kundër L.S. (48) nga f.German dhe njoftim kundër djalit të sdaj 17-vjeçar për vepër të kryer penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Më datë 27.06.2017, rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Levi Rid”, në atarin e fshatit German, të paraqiturit pa mbikëqyrje kanë ruajtur dhe me vete kanë marrë katër qen agresiv, pa maskë mbrojtëse, të cilët e sulmuan dhe kafshuan S.S. (52) nëpër trup. Më pas, edhe nëna edhe djali fizikisht e sulmuan dhe e goditën me shkopinj të dëmtuarën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pas Samitit për Ballkanin Perëndimor mbrëmë në Trieste ka pasur takim bilateral me kryeministrat e Sllovenisë Miro Cerar në të cilin, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Cerar ka vlerësuar se Zaevi po zhvillon politika të guximshme dhe të mençura tëcilat çojnë drejt integrimeve të Maqedonisë në NATO dhe BE. “Qeveria punon në Planin ambicioz reformues 3-6-9, i cili është i rëndësishëm për procesin eurointegrues, por gjithashtu edhe për stabilizim ekonomik të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe të shtetit. Jemi përkushtuar edhe në ndërtimin e marrëdhënie të qarta dhe të dukshme, të sinqerta dhe të mira fqinjësore, sepse vetëm përmes bashkëpunimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në Trieste u takua me Boris Xhonson, ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, i cili e ka përfaqësuar kryeministren britanike Terеza Mej në Samitin për Ballkanin Perëndimor, kumtoi pres-shërbimi qeveritar. “Diplomati i lartë britanik Xhonson shprehu mbështetje të qartë dhe të madhe për Qeverinë e re të Maqedonisë, në emër të Britanisë së Madhe dhe kryeministres Mej. Vlerësimin që e kumtoi ministri i Punëve të Jashtme, Xhonson është se Maqedonia përfundimisht është në drejtimin e duhur dhe paralajmëroi se Britania e Madhe do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar shtetit tonë për të hyrë…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe analisti Berat Azizi thotë se shqiptarët nuk kanë plan B, kurse informacionet se “Sela do ta dridh qeverinë” i konsideron qesharake. “Shqiptarët nuk kanë plan B por vetëm plan A, qesharake është kur flitet se Sela e dridh qeverinë”, thekson Azizi. Sipas tij, nëse Plani A është plan i ndërkombëtarëve, shqiptarët duhet t’i përmbahen. “Nëse në planin A je futur nga ndërkombëtarët, duhet me ditë se s’ka plan tjetër”, vlerëson analisti Berat Azizi.

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme në brifing me gazetarët janë prezantuar fatura dhe llogari nga darkat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Byrosë për Siguri Publike (BSP) të cilat janë paguar nga buxheti i shtetit, gjegjësisht nga xhepat e qytetarëve. Në faturën e 12 prillit të vitit 2012, kur ka ndodhur vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, DSK ka darkuar në një restorant në Shkup. Në meny ka pasur çdo lloj specialiteti – kërpudha në zgarë, kunguj, mish, byrekë. Në faturë shihet se janë harxhuar mbi 5.000 denarë vetëm për deserte. Në llogari tjetër shihet se…

Lexo më Shumë

Në bazë të deklaratës së ish nënkyetarit të Unitetit, z. Zulfi Adilit, i cili kohë më parë nëpërmjet mediumeve ka dhënë deklaratë konfuze, të pa bazë dhe pa pelqimin e kryetarit të partisë Uniteti, z.Gëzim Ostreni, si dhe të degëve kryesore, si ato të vjetra poashtu edhe ato të riorganizuara siç janë: dega e Tetovës, e Kumanovës, e Dibrës, e Likovës, e Haraçinës, e Çairit, e Sarajit, e Gazi Babës, e Butelit etj., në të cilat njëzëri janë të vendosura që të vazhdojnë të veprojnë në bazë të Statutit të partisë dhe në bazë të Programit politik të Kongresit të…

Lexo më Shumë

#Përshëndetje Arben Taravari Në Resnjë e solla te ndihma e parë bashkëshorten te ndihma e parë mbasi gjendjen nuk e ka mirë. Ajo u shtri se smundet të qëndron në këmbë. Por duke prit jashtë mjekja dhe motra dolën në qytet se paska ndonjë rast në ndonjë piceri. Kësaj i bie që shëndetësia është në nivelin “mos dhënt Zoti të sëmuresh”. Doktor si ka mundësi vetëm një mjek edhe për në ambullantë edhe në për gjithë Prespën ndihmë e parë? Informatën e postova që si Ministër i ri të ndroni këto gjendje që qeveritë e kaluara kanë lënë pas. Unë…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/gazetalajme/videos/1213364835436057/ Fikri Ahmeti, vëllai i Ali Ahmetit, është bë mjaft aktiv në rrjetet sociale . Herë lexon poezi patriotike, herë paraqitet me porosi për shqiptarët që të bashkohen e të mos jenë të përçarë, e herë duke i rënë çiftelisë, shkruan Gazeta Lajm. Athua Ali Ahmeti po bëhet gati të largohet nga skena politike dhe vendin të ja lirojë vëllait të tij Fikriut?, është pyetje që gjithnjë e më tepër parashtrohet në radhët e BDI-së. nuk përjashtohet mundësia për një gjë të tillë duke pasë parasysh se Ali dhe Fikri Ahmeti janë familjarë me Fazli Veliun, Musa Xhaferin, Fatmir Limianin,…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, si përfaqësues i delegacionit të Maqedonisë, merr pjesë në takimin joformal të ministrave të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor i cili sot dhe nesër mbahet në Talin, Estoni. Nga Ministria informojnë se eko-inovacionet dhe përshpejtimi i tranzicionit ndaj mënyrës më të qëndrueshme të jetës janë prioritet i Kryesimit estonez, të ndarë me treshen partnere Bullgari dhe Austri. “Duke e pasur parasysh se njëri prej qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për përballje me sfidat më urgjente sociale dhe ekologjike është sigurimi i modeleve për konsum dhe prodhimtari të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër (14.07.2017 e premte) në ora 11:00 do të realizoj takim me Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Takimi do të realizohet në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Në takim do të diskutohen masat dhe dinamika e realizimit të tyre, në përputhshmëri me planin 3-6-9 nën kompetencat e Komisionit në pjesën e luftës kundër korrupsionit. Para takimit janë parapa deklarata për media nga ana e Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe Kryetarit Igor Tanturovski, ndërkaq para fillimit të takimit mund të merren inserte, më pas takimi…

Lexo më Shumë