Author: Rilinda

Në bregun e liqenit të Dojranit do të organizohet sot një garë pesëkilometërshe vrapimi nga karvani i aktiviteteve ”Beach Run 2017” që organizohet nga shoqata ”I pari në maje”. Fillimi i garës është paraparë të bëhet në ora 18:00 nga Dojrani i vjetër, kurse përpos pjesëmarrësve të deritanishëm të garave në Shkup dhe Pretor, për pjesëmarrje mund të paraqiten të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë. Paraqitja bëhet pëmres kësaj faqe interneti, ose në vendin ku mbahet gara, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas kësaj gare, radhëne kanë ato në Mavrovë më 23 qershor, dhe finalja e Ohrit, më 30 qershor.

Lexo më Shumë

Pushimet aq gjatë të pritura në Vlorë, rezultuan fatale për një të ri nga Maqedonia, i cili humbi jetën dje, teksa tentonte të shpëtonte dy kushërira që kërkonin ndihmë se po mbyteshin në det. Djaloshi 24-vjeçari nga Tetova, Beniamin Ferati, ishte bashkë me të dashurën e tij me pushime në Vlorë. Rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, pranë Gjirit të Portanovos, dy kushërirat Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë dhe Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, kanë thirrur për ndihmë, pasi rrezikonin mbytjen. Ferati u mendua dy herë dhe u hodh mes dallgëve të…

Lexo më Shumë

Analizë: Almakos 

Nëse i dëgjon përfaqësuesit e partive që e përbëjnë koalicionin qeverisës, ke përshtypjen se bëhet fjalë për tri qeveri të vendeve të ndryshme. Pra ke përshtypjen se kryeministri i Maqedonisë dhe kryetar i LSDM’së, Zoran Zaevi është duke ndërtuar shtet qytetar, drejtuesi i BDI’së – si ‘leninistë’ i devotshëm që deri dje shqiptarinë e çonte drejtë ‘parajsës’ komuniste me kryeqendër Moskën – vazhdon të na çojë rrugës së pafundme drejtë Brukselit, drejtë kryeqendrës së ‘begative’ Perëndimore. 

E sa i përket ‘Aleancës për Shqiptaret’, tani për tani, ajo merret me vetveten dhe me orvatjet e Ziadin Selës që, jo…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski sot kumtoi se Gjykata Administrative ka marrë vendim me të cilin konfirmohet përzgjedhja e tij kryetar i sindikatës. Në konferencën për shtyp Mitrevski, theksoi se vendimi e konfirmon legjitimitetin e udhëheqësisë së LSM-së dhe se ish-ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi ka vepruar drejtë kur e ka shfuqizuar vendimin e ministres teknike, Frosina Remenski. “Me vendimin konfirmohet se është bërë përpjekje për falsifikimin e dokumenteve dhe janë bërë një sërë shkeljesh në procedurën të cilën e kanë udhëhequr të a.q. liderë të sindikatave dhe u.d. kryetar”, tha Mitrevski. Ai…

Lexo më Shumë

Sindikata për ndërtimtari, industri dhe projektim (SNIP) sot kërkoi që me revizionin e paralajmëruar të Rregullores për stazh me beneficion të përfshihen edhe punëtorët e ndërtimtarisë. Zëvendëskryetari i SNIP, Ivan Peshevski në konferencën për shtyp të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë tha se e përshëndesin nismën e ministres së Punës dhe Politikës Sociale për rishikimin e Rregullores për stazh me beneficion, por se kërkojnë që të merret parasysh nisma e tyre për stazh me beneficion që ka filluar në nëntor të vitit 2013. “Në bazë të analizave të bëra konstatuam se ka vende pune të cilat e shfrytëzojnë të drejtën…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska nesër dhe pasnesër në Rumani do të marrë pjesë në aktivitetet dyditore për mysafirë të lartë të stërvitjes “Saber Guardian 17”, pjesë të së cilës janë 71 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, prej të cilëve 57 janë sistemuar në Rumani, ndërsa 14 në Hungari. Në kuadër të qëndrimit në Rumani, ministrja Shekerinska do të realizojë takim edhe me ministrin e Mbrojtjes kombëtare të Rumanisë, Adrian Tutuianu, kumtoi pres-shërbimi i Ministrisë së Mbrojtjes. Së bashku me ministren Shekerinska, në Rumani qëndron edhe një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së. Stërvitja “Saber Guardian 2017”…

Lexo më Shumë

Anëtarë të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Saraj i bëjnë apel liderit Ali Ahmeti që gjatë përzgjedhjes së kandidatit të BDi-së për kryetar të komunës së Sarajt për zgjedhjet lokale të tetorit të ketë parasysh se kush do të përfaqësojë subjektin poltik të dalë nga lufta e lavdishme e UÇK-së. Ato theksojnë se nuk është as normale, as e natyrshme që partinë e cila mbi supet e saj mbanë edhe emblen e UÇK-së ta përfaësojë një person i ngjashem si kryetari aktual Bekim Murati, i cili ka qenë kryetari më i pasukseshëm i komunës së Sarajt nga…

Lexo më Shumë

I dashur koleg dhe mik, z. Taravari, Sot, mijëra mjekë i kanë drejtuar sytë nga ju me të vetmen shpresë se më në fund kujdesit shëndetësor dhe personalisht mjekëve, do t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur profesional dhe moral. Duke i bërë ndryshimet e nevojshme, ju dhe qeveria do të keni gjithnjë mbështetjen e plotë të mjekëve dhe të të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor. Presim që sa më parë të ndodhin këto ndryshime dhe në këtë mënyrë të tregoni se R. Maqedonisë është një vend ku respektohen mjekët dhe punëtorët shëndetësorë. SHMPRM ka përvojë të gjerë në kujdesin primar shëndetësor…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot paradite u takua me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë, Martin Bezak. Republika e Sllovakisë dhe Grupi i Varshavës, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, shprehin mbështetje të fuqishme për kryeministrin Zaev dhe Qeverinë e re reformuese në Maqedoni, si dhe për aspiratat euro-atlantike të vendit tonë. Ambasadori sllovak ka thënë se vendi i tij dhe vendet e Grupit të Varshavës, janë të gatshme të ndihmojnë në të gjitha proceset dhe projektet e nevojshme, që duhet ta çojnë vendin përpara në integrimet euro-atlantike dhe të sigurojnë jetë…

Lexo më Shumë

Siç duket qytetarët nuk kanë shpëtuar nga pagesa e taksës radiodifuzive, të paktën ata që nuk e kanë paguar deri më 30 qershor të këtij viti. Drejtoria e të ardhurave publike njofton se borxhilinjtë do të duhet që ta kryejnë këtë pagesë sa më shpejtë, ndryshe DAP-i do të inicojë pagesë të detyrueshme, njofton Telegrafi Maqedoni. DAP-i i thërret qytetarët që të kontrollojnë nëse kanë ndonjë faturë të papaguar, përndryshe do të pasojë bllokimi i xhirollogarive. Njiherit DAP-i rikujton qytetarët se taksa radiodifuzive duhet të paguhet deri në ditën që është marrë vendimi për shfuqizimin e saj. Përndryshe, në të…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në profilin e saj në Twitter ka shkruar se është shfuqizuar paraburgimi për gazetarin Zhoran Bozhinovski. “Është shfuqizuar paraburgimi për gazetarin, Zoran Bozhinovsi. Maqedonia nuk është më në listën e turpshme ku ka gazetarë në burg!”, shkruan SHGM. View image on Twitter  Follow ЗНМ @znmsobranie Укинат притворот на новинарот Зоран Божиновски @zoranburevesnik , Македонија веќе не е на срамната листа каде има новинари во затвор!

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë prej 2.8 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua sot në mëngjes në orën 8 e 25 minuta në rajonin e Ohrit. Observatoriumi i Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup njoftoi se tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet oprej III-IV ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane. Rajoni i Ohrit mbetet i rrezikuar nga dridhjet e vazhdueshme të tokës, të cilat deri tash fatmirësisht ngka kanë sjellë viktima.

Lexo më Shumë