Një tërmet me magnitudë prej 2.8 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua sot në mëngjes në orën 8 e 25 minuta në rajonin e Ohrit.
Observatoriumi i Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup njoftoi se tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet oprej III-IV ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Rajoni i Ohrit mbetet i rrezikuar nga dridhjet e vazhdueshme të tokës, të cilat deri tash fatmirësisht ngka kanë sjellë viktima.

