Ftohen qytetarët e komunës së Gostivarit dhe veçanërisht mërgimtarët të cilët aplikuan për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, në kohë të përfundojnë me kompletimin e lëndëve. Për ata qytetarë që kanë dorëzuar kërkesë për legalizim të objekteve në afatin plotësues, elaborate gjeodezike do të mund të dorëzojnë më së voni deri më 31 dhjetor 2017. Pas këtij afati ligjor, nuk do të mund të vijohet me procedurën e legalizimit dhe personat që dorëzuan kërkesat e tyre, nëse deri në fund të vitit nuk do të dorëzojnë elaboratin, lënda e tyre do të ndërpritet dhe nuk do të mund të…
Author: Rilinda
Gjatë dhënies së dëshmisë sot në gjykatë, i akuzuari si pjesëtar i grupit të armatosur, Sulejman Osmani, tha se kur është bërë organizimi për luftimet, që ka filluar që në vitin 2014, janë marrë vesh që të dalin me komunikata dhe fotografi të pjesëtarëve të veshur me uniforma të UÇK-së, me të cilat do të kërkonhin përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve. Kishin paraparë tre kërkesa kryesore: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe federalizimi i shtetit Zbardhja e rasteve të montura politike Referendum për themelimin e Republikës së Iliridës, e cila do të duhet të integrohej në strukturat e Bashkimit Evropian
Më 23 korrik (të dielën) do të shënohet dyvjetori i vrasjes së Xhemal Rexhepit-Komandant Shqiponjës. Me këtë rast, në Kumanovë do të organizohet një Akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e tij, shkruan Gazeta Lajm. “Familje të Dëshmorëve, Luftëtar të UÇK-së, familjarë, shokë e dashamirë ju ftojmë në përkujtimin e dytë të KOMANDANT SHQIPONJËS, që do të mbahet më 23.07.2017 (e diel) ora 11:00 te salla e ish-komitetit në Kumanovë. Më pas, në ora 12:00 do të bëhen homazhe tek varri i Komandantit. Pjesëmarrja juaj do të nderon luftën heroike të Xhemail Rexhepit-Komandant Shqiponjës me shokë. Me respekt Familja Shqiponja”,…
Pikturimi i figurave historike shqiptare në sheshin “Skënderbeu”, që parimisht duhej të ishte urë lidhëse në mes dy komuniteteve, lidhjes së Çarshisë së vjetër dhe sheshit Maqedonia kohën e fundit po del që realisht ky shesh do të jetë një vijë ndarëse mes komuniteteve në fjalë. Njohësit e rrethanave politike në vend dhe gazetarët mendojnë se figurat e paraqitura në mural të sheshit “Skënderbe” më shumë respektohen e nderohen me vepra konkrete sesa me pikturaa e portrete të tyre. Kryetari i OVL-së, Besim Hoda thotë se në parim, nuk do kishim asgjë kundër në promovimin e figurave kombëtare veçanërisht në…
Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, ka deklaruar se kjo çështje është në agjendën e lartë të Qeverisë në Shkup. Sipas tij, Qeveria në Shkup është e përgatitur që të riaktivizojë politikën e saj të jashtme në rajon dhe është e dukshme se çështja e emrit është pengesë me rëndësi në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve -IBNA, Nimetz ka deklaruar se do të jetë në kontakt me të dy palët në muajt që vijnë për të zhvilluar një plan të ri për të ecur përpara. Ndërmjetësuesi i…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do t’u dalë në ndihmë prodhuesve të shalqinjve të cilët për shkak të raporteve të pazgjidhura pronësore-juridike, nuk i plotësojnë kushtet për subvencion plotësues prej dy denarëve. Siç kumtoi sot zëvendësministri dikasterial, Vllaste Dimkoviq, blerësit nesër do të fillojnë me blerjen e sasive të caktuara të shalqinjve nga kjo kategori e prodhuesve. “Ministria do t’u ndihmojë prodhuesve në zgjidhjen e problemit me blerjen. Menjëherë krijuam kontakt me blerësit dhe që prej nesër ata janë të gatshëm të blejnë sasi të caktuara të shalqinjve. Me prodhuesit që morën pjesë në takim është arritur…
Mbi 200 kompani anëtare të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), do të marrin pjesë në mëngjesin tradicional afarist me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministrat dikasterial. Në prani të biznesmenëve, ambasadorëve, ministrave dikasterialë, fjalime zyrtare është parashikuar të kenë kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarja e LOE Daniella Arsovska. Në mëngjes do të diskutohet për çështjet më të rëndësishme ekonomike, ndërsa do të parashtrohet dhe prezantohet pako e 75 masave për reforma strukturore ekonomike në Maqedoni. Përfaqësuesit e bashkësisë afariste para ministrave dikasterialë do t’i prezantojnë sfidat me të cilat përballen dhe do të ofrojnë propozime…
Zgjidhja e kontesteve me shtetet fqinje, para se gjithash me Greqinë dhe Bullgarinë, mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev. Kjo Qeveri po vlerëson se vetëm përmes ndërtimit fqinjësisë së mirë dhe përmbushjes së kritereve evropiane do të mund të përshpejtohet me procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në këtë kuadër të martën para Komisionit parlamentare për politikë të jashtme është hapur çështja e draft-marrëveshjes me Bullgarinë, por mbledhja është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa debati është kërkuar nga OBRM-PDUKM-ja opozitare e cila kërkon nga Qeveria transparencë për të gjitha…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtatmadhorisë të ARM-së, gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, sot do të marrin pjesë në aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut të pjesëtarëve të ARM-së. Në kudër të aksionit ministrja Shekerinska, shefi i SHM, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RM-së Metodija Veliçkovski, Sait Saiti dhe drejtoresha e Institucionit për mjekësi të transfuziologjisë, Emilija Velkova do të ndajnë fletëlavdërimi dhe mirënjohje pjesëtarëve të ARM-së të cilët janë dhurues vullnetarë të gjakut më shumë se 25 deri në 50 herë. Në fillim të këtij vitit ARM-ja bashkëpunon me Kryin e Kuq të RM-së…
“Deri më tani ka shifra interesante që flasin për një interesim të shtuar të studentëve që po zgjedhin të ndjekin programet studimore që ligjërohen në gjuhën angleze, e që përbën një indikator të fuqishëm për këtë përparësi konkurruese ndërkombëtare që ka universiteti ynë. Kemi dizajnuar sistemin e bursave meritore, ku çdo studenti të shkëlqyeshëm nga shkolla e mesme me notën mesatare 5.00, Universiteti ia mbulon 50% të pagesës së shkollimit, kurse studentëve me sukses të përgjithshëm 4.5 deri në 4.99, Universiteti ua mbulon 30% të pagesës së shkollimit dhe ky standard i bursave vlen për të gjithë studentët nga Maqedonia,…
Sulejman Osmani, Komandant Daja, në një letër dërguar gazetës Lajm, shkruan se më 19 korrik do t’i thotë të gjitha në Gjykatë. “Ua bëjë me dije Ambasadës së Amerikës, Ambasadës së Shqipërisë, Ambasadës së Kosovës, OSBE-së, gazetarëve, analistëve, popullatës shqiptare dhe maqedonase, që t’i ndjekin fjalët e mia nëpër radio-televizione dhe nëpër gazeta, se do ta them fjalën e fundit dhe pastaj ato le ta analizojnë se – kush bëri terrorizëm në Maqedoni prej vitit 1991, e deri vitin 2017, në rastin e përgjakshem në Parlamentin e Maqedonisë. I bëjë apel Prokurorisë Speciale Publike që t’i ndërmerrë të gjitha masat…
Edhe pse ka ndryshuar retorika e Maqedonisë ndaj Greqisë sa i përket çështjes së emrit, në thelb asgjë ska ndryshuar sa i përket këtij problemi ndërmejt Greqisë dhe Maqedonisë. Kështu vlerësoi ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias në një intervistë për “Euroaktiv“. Ai theksoi se gjatë vizitës së tij në Shkup në gusht do të diskutojë me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov për çështjet të cilat nuk arritën të diskutohen në takimin Koxias-Dimitrov që u realizua në Athinë. “Problemi me Shkupin nuk ka të bëjë me atë se ka qëndrime të ndryshme. Problemi është diçka tjetër të…

