Author: Rilinda

Pas sulmit ndaj gruas së një nga nismëtarët për reforma në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski, janë prononcuar edhe nga ky grup për javoren ‘Fokus’ duke thënë se ky është tentimi i fundit i një krijese që mendon se ka ende fuqi destruktive ”Ky është vetëm një tentim i një krijese që ende mendon se ka pushtet të mbajë njerzit me dhunë në OBRM-PDUKM. Ne e dimë që viktimizimi është i madh por vullneti jonë është më i madh. Sulmet e tilla nuk do të na zbrapsin. Kjo na tregon se jemi në rrugë të vërtetë.” tha Aleksandar Mihajloski, pjesë nga iniciativa…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në ora 21:48 është ndjerë një tërmet me fuqi prej 2.7 gradë në rajonin e Prespës. Epieqendra e tërmetit ishte shtatë kilometra në jug-perëndimit nga Resnja, me thellësi prej dy kilometra. Nuk raportohet për dëme materiale nga qytetarët, mbase edhe fuqia e tërmetit nuk ka qenë e madhe. Përndryshe në periudhën e kaluar, në rajonin e Ohrit dhe Strugës, janë ndjerë me qindra tërmete solide, ku më i fuqishmi rezultoi me 5 shkallë.

Lexo më Shumë

Teksti i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoninë është finalizuar dhe pala bullgare nuk ka për qëllim të zhvillojë negociata të reja. Marrëveshja është një faqe e re e rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve, por pas nënshkrimit mbetet të përfundohet edhe shumë punë, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva në intervistë për Televizionin bullgar. “Marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë”, thekson Zaharieva. Theksoi se marrëveshja bazohet në deklaratën e nënshkruar në vitin 1999, ndërsa dallimi,…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për pagesë të pagave në Republikën e Maqedonisë në lexim të parë i parashtruar nga deputetët Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Luben Arnaudov, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Jusuf Hasani, Dragan Danev, Liljana Zaturoska, Vesna Pemova, është në rend dite të seancës së sotme të Komisionit për punë dhe politikë sociale. Anëtarët e Komisionit në këtë seancë do ta shqyrtojnë edhe Raportin vjetor për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital pensional të financuar në vitin 2016.

Lexo më Shumë

Artin Spahiu, një ndër frontmenat e BDI-se në situatat më të rënda të saj, paralajmëron pushimin e tij në mbrojtje të BDI-së, duke lënë tani frontin funksionarëve të zgjedhur në pozicionet kyçe qeveritare, me moton ” Puna e opozitês është fjala, fjala e qeverisë është puna” Ja dhe statusi i plotë i Spahiut: Statusi i fundit…politik Pas një periudhe më shumë se 2 vjeçare, që kur BDI-ja padrejtësisht u bë objekt shënjestrimi i të gjithè faktorit antishqiptar, qofshin ato shqipfolës e qofshin tjerë, unë me të gjitha mundësitë e mija, me sinqeritetin dhe me bindjen se jamë në rrugë të…

Lexo më Shumë

Deklarata e partive politike shqiptare po zbehet apo po e humb kuptimin nga vet nënshkruesit e saj, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike duke komentuar qëndrimet e partive ndaj kësaj deklarate dhe tryezat e thirrura nga drejtuesit e partive, të cilat, sipas analistëve, më shumë kanë për qëllim përfitimin e pikëve politike se sa zbatimin e saj, shkruan REL. Një takim i ri është thirrur nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), që është pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët, është bojkotuar nga Lëvizja Besa, e cila këtë parti e quan si “satelit të BDI-së dhe përçarëse të interesit shqiptare”. Nga Lëvizja Besa…

Lexo më Shumë

Shumica aktuale parlamentare së shpejti do të shënojë 100 ditë nga puna dhe funksionimi i vet. Kjo shumicë parlamentare, duke u nisur nga të drejtat dhe obligimet e veta kushtetuese dhe të rregullores, sinqerisht dhe me përgjegjësi punon në kthimin e demokracisë parlamentare në Kuvendin si institucion, theksoi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Duke folur në panel diskutimin për transparencën e parlamenteve nga Ballkani Perëndimor, ku u prezantuan udhëzimet për secilin shtet si hap të parë drejt fushatës më të madhe për përfaqësim e cila do të promovojë transparencë dhe sundim të mirë që po mbahet në Kuvend në…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për European Western Balkans, Gorazd Bartol, shef i zyrës ushtarake për ndërlidhje të NATO-së në Shkup, thotë se zgjidhja e çështjes së emrit, është kyçe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Sipas tij, çështje tjetër kyçe janë edhe reformat dhe stabiliteti i këtij vendi, duke shtuar se në të kaluarën Maqedonisë i kanë ikur një varg mundësishë të rëndësishme. Bartol thotë se këto raste të huqura kanë ndikuar në rënien e optimizmit të popullsisë për një të ardhme më të mirë. Kapiteli Bertol konsideron se krijimi i qeverisë së re është një hap në drejtim të duhur,…

Lexo më Shumë

Me masën për IT aftësi avancuese të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë 220 të papunë të moshës deri në 29 vjet do të kalojnë trajnime për java programues dhe softuer testerë. Këto profesione janë në kërkuara në tregun vendor dhe të huaj me ç’rast kualifikimet dhe certifikatën të cilën do ta marrin të rinjtë u ndihmojnë të punësohen. Për trajnimet të cilat realizohen përmes IPA projektit të Bashkimit Evropian, si garanci e drejtpërdrejt të APRM, janë siguruar 18.260.000 denarë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sot në konferencë shtypi theksoi të trajnimet e parapara janë për…

Lexo më Shumë

Çdo investitor në Maqedoni, vendas ose i huaj, i cili do të fillojë investimet Greenfield, do të ketë kushte të njëjta që deri më tani i kanë pasur investitorët e huaj, njoftoi kryeministri Zoran Zaev. Maqedonia nuk ka braktisur politikën e tërheqjes së investimeve të huaja, por i ka barazuar kushtet për investitorët vendas me ata të huaj, tha Zaev. “Çdo investitor në vend, qoftë vendas ose të huaj, që do të fillojë investimet greenfield, përkatësisht do të themelojë investime, do të marrë të njëjtat përfitime që deri më tani ka pasur për investimet e huaja. Kjo do të thotë…

Lexo më Shumë

Eksperti për çështje juridike nga Gjermania Reinhard Priebe, përmes takimeve zyrtare me përfaqësues të të gjitha trupave të sistemit gjyqësor të Maqedonisë, është duke e hartuar skicën e parë për gjendjen e sistemit gjyqësor vend. Ai dhe ekipi i tij u takuan me njeriun e parë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Petar Anevskin. Më pas ai u takua edhe me disa përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë. Në lidhje me sistemin gjyqësor të Maqedonisë, Pribe dhe ekipi i tij do të dalin me vlerësim vetëm pas përfundimit të analizave. “Priebe: Jam në proces të realizimit të takimeve. Ju lutem kuptoni që…

Lexo më Shumë

Pas lajmit të djeshëm për zvarritjen e riparimit të gropës në Duqanxhik të Çairit, ekipi i televizionit Shenja ka vizituar sot edhe një herë këtë lagje. Por, tre persona që deklarohen si simpatizantë të BDI-së, kanë penguar xhirimet e ekipit tonë, madje janë kërcënuar duke porositur që të mos transmetohet një tjetër kronikë. Këta persona gjatë ditës së djeshme kanë kërcënuar edhe banorët e lagjes që kanë dhënë deklaratë për televizionin Shenja. Për shkak të sigurisë së këtyre personave, nuk do të publikojmë emrin e këtyre qytetarëve. Televizioni Shenja fton publikisht drejtuesit e Komunës së Çairit dhe kryetarin e saj…

Lexo më Shumë