Nivelet e lumenjve në Maqedoni janë nën mesatare për muajin korrik, tregon gjendja hidrometeorologjike. Sipas DPHM, rritje minimale është matur në Pçinje afër Banjës së Katllanovës dhe në Strumicë afër Sushevës.
Author: Rilinda
Dyert e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë janë të hapura për të gjitha komunat dhe në plan të parë të Qeverisë aktuale është interesi i zgjidhjes së problemeve të qytarëve në të gjitha komunat, pa dallim të asaj cila parti politike është në krye të vetëqeverisjes lokale, tha kryeministri Zoran Zaev në takimet e djeshme me kryetarët e komunave të Strugës dhe Ohrit, Mustafa Zabzun dhe Nikolla Bakraçeski në shoqërim të bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt. Në takimet, informojnë sot nga shërbimi qeveritar për media, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Financave Dragan Tevdovski kryetarët e komunave…
Një 40-vjeçar nga Maqedonia është vënë në pranga nga Krimi ekonomik dy ditë më parë, pasi kishte mashtruar disa të rinj, me premtimin se do i çonte në Gjermani dhe Belgjikë për punë sezonale. Shtetsi i arrestuar është Irfan Ahmeti nga Maqedonia i cili mashtronte të rinjtë që kërkonin punë online jashtë vendit. Kanëqenë ttre të rinjë të ciilët e kanë denoncuar por policia mendon se mund të ketë edhe persona të tjerë te mashtruar. Të rinjtë kanë paguar vet edhe biletën e udhëtimit, por kur kanë shkuar në Gjermani, Irfan Ahmeti nuk u ka hapur më telefonin. Më pas…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në intervistë për MIA-n thotë se është i kënaqur nga ajo që deri më tani është bërë në Parlament edhe krahas pasojave nga ngjarjet e 27 prillit, kur u zgjodh ai. Zgjedhjet lokale, nëse gjithçka shkon sipas planit, do t’i shpallë më 6 gusht, ndërkaq pas kësaj date këtë vit do të mund të fillojë edhe pushimi i deputetëve. “Krahas të gjitha gjërave që ndodhën brenda, unë mund të them se jam i kënaqur nga ajo që është bërë deri më tani, duke e pasur parasysh atë përcaktimin tim në fillim të Kuvendit…
Debat publik për ndikimin e sistemit të integruar për menaxhimin me mbeturinat mbi mjedisin jetësor sot do të mbahet në Shkup, në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Sektorit për mjedis jetësor. Në kuadër të debatit, siç është paralajmëruar, do të prezantohen studimi për vlerësim të ndikimit mbi ambientin e jetesës për rajonin e Shkupit, të përgatitur në kuadër të projektit “Përgatitje e dokumenteve të nevojshme për vendosje të sistemit të integruar dhe sistemit të qëndrueshëm financiar për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Pellagonisë, Jugperëndimor, të Vardarit dhe rajonin e Shkupit”. Projekti është inicuar nga…
Komisioni shtetëror zgjedhor sot do ta mbajë seancën e 123-të, në të cilën, siç është paralajmëruar duhet të shqyrtohet dhe miratohet udhëtimi për mënyrën dhe procedurën për parashtrim, pranim dhe vërtetim të listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale. Anëtarët e KSHZ-së do të bisedojnë edhe për udhëzimin për fletëvotime valide dhe jovalide, si dhe për vërtetimin e identitetit personal të votuesit. Në rend dite të seancës së KSHZ-së, mes tjerash është edhe raporti për pagesën e kompensimit të shpenzimeve të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.
Gjithsej 360 milionë euro janë obligimet e papaguara të institucioneve shtetërore përfundimisht me 31 majin e vitit 2017, kumtoi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski. Ai theksoi se më të mëdha janë obligimet tek institucionet buxhetore dhe ndërmarrjet publike të themeluara nga RM. Tek shfrytëzuesit buxhetor shumë më të madhe të obligimeve të papaguara është në financim të veprimtarive nga sfera e kulturës në shumë prej 2,4 miliardë denarë , kryesisht të bëra për ndërtimin e sallës së Filarmonisë, Teatrit të dramës, objektit Nëna Terezë dhe Teatrit Veles. Obligimet e papaguara të institucioneve publike shëndetësore paraqesin 3,2 miliardë denarë, ndërkaq…
Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me përfaqësues nga Lidhja e Diasporës Shqiptare të Evropës dhe SHBA-së për Maqedoninë, kumtoi sot kabineti i tij. Ministri Ademi theksoi se Diaspora është pjesë e pandashme e shtetit, ku me bashkëpunim të ndërsjelltë mund të ndërtojnë ura të mirëbesimit dhe bashkëpunimit sa më korrekt. Gjithashtu, potencoi që Diaspora është një nga shtyllat kyçe të zhvillimit të shtetit siç është zhvillimi i lidhjeve politike, kulturore, arsimore dhe shkencore e sidomos përfshirja e të rinjve në këtë proces. LDSHM, përshëndeti vendimin e Qeverisë për…
Shumë shpejt do të formohet komiteti nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, i cili si një nga aktivitetet prioritare do ta ketë përgatitjen e strategjisë shtetërore për shkatërrim të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, me plan aksioni për luftë kundër terrorizmit, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin e punës me ambasadoren e Konfederatës zvicerane, Sibil Zuter Tehada. Siç kumtoi MPB, Zuter Tehada i potencoi marrëdhlniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe vendosshmërinë e Zvicrës që maksimalisht t’i ndihmojë Maqdonisë. Në atë kontekst, tha, është edhe mbështetja zvicerane për policinë e…
Nëpunësit e policisë pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Veri dje në kalimin kufitar Tabanoc kanë penguar tentativë për kontrabandën e marihuanës në dalje nga Maqedonia për në Serbi. Siç njoftoi policia, në orën 22 në “Tabanovc” erdhi M.S (30) dhe K.G. (31) me automjet “Opel Astra”, të dy nga Shkupi. Pas kontrollit kufitar, u thirrën në kontroll shtesë gjatë zbatimit të së cilit, pas pjesës së pasme të veshur me tapet të automjetit është gjetur marihuanë në 25 paketime nga rreth 12,5 kilogramë. Personat janë arrestuar dhe i janë dorëzuar inspektorëve të MPB-së pranë SPB Kumanovë për procedurë të…
“Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka qenë në cak të kërcënimeve masive terroriste”, thuhet në raportin e Stejt Departamentit për terrorizëm dhe shtohet se kërcënimet edhe më tej janë të pranishme. Në raport gjithashtu thekson se Shteti Islamik edhe më tej është në krye të organizatave të cilat bëjnë sulme. Megjithatë, edhe përskaj që SHI, vitin e kaluar ka kryer sulme në mbi 20 vende dhe ende është aktive në Iran, Siri, Afganistan dhe Pakistan, por edhe organizatat që i janë lojale, siç është Al Shabab në Afrikë, numri i sulmeve…
Sadulla Ameti nga Vizbegu i Shkupit e ka mbushur shtëpinë e tij me shishe plastike. Me ato ai po u siguron ujë familjes së tij, pasi në këtë vend nuk ka ujë prej muajsh. Sadullai nuk ka borxh ndaj ujësjellësit, por përsëri nuk ka ujë, raporton TV21. Ai tregon se sëbashku me baorët e tjerë të kësaj lagje kanë kërkuar që të zgjidhet problemi, por gjithacka që kanë marr ka qenë një një cisternë me ujë e cila është harxhuar për tre orë. “Ne ujë nuk kemi kurse faturat rregullisht vijnë, kurse neve na thoshin se uji po harxhohet nëpër…

