Kompania shtetërore MEPSO ka hedhur poshtë pohimet e Ministrisë së Financave, për një shumë të madhe borxhesh të kësaj kompanie. Sipas tyre, kompania nuk ka borxhe dhe obligime tjera për të shlyer, mirëpo sqarojnë se kanë në evidencë obligime të pashlyera, që sipas tyre, nuk mund të kenë trajtimin e borxhit. MEPSO deklaron se është në procese gjyqësore ndaj disa rasteve të përmendura në media, dhe se nuk bëhet fjalë për borxh të mbetur. Si dëshmi për qëndrueshmëri të mirë financiare, MEPSO përmend kreditimin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pa dnonjë garancë shtetërore.
Author: Rilinda
Ministria e Punëve të Brendshme, krahas inspektimit të tregut dhe atij komunal, që të kyçet në zgjidhjen e problemit me tregtarët ilegal të cilët në rrugë, prej kamionëve, shesin fruta dhe perime sezonale, kërkon edhe prej Grupacionit të tregjeve në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë. Sipas Grupacionit, këta shitës ilegal jo vetëm se në mënyrë ilegale tregtojnë dhe krijojnë konkurrencë jolojale, por edhe e rrezikojnë sigurinë në komunikacion dhe në mënyrë shtesë e ndotin mjedisin, duke krijuar mbeturina. Humbja financiare, nga ana tjetër, për shkak të veprimit të pakontrolluar të tyre nëpër rrugë, është 20 për qind e të…
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij Ditmir Bushati, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë. Në suaza të vizitës, krahas me nikoqirin, është paraparë Dimitrov të realizojë takime edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se pas takimit me shefin e diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, është paraparë pres konferencë e përbashkët të dy ministrave.
Benzina EUROSUPER BS-95 nga mesnata shtrenjtohet për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimet e EUROSUPER BS-98 dhe të dizelit mbeten të njëjta, vendosi sot Komisioni Rregulator për Energjetikë. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 61,00 denarë. EUROSUPER BS-98 edhe më tej do të shitet për 62,50, EURODIESEL (D-E V) për 47,00, dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 35,50 për litër. Për 0,506 denarë lirohet mazuti M-1 HC dhe kilogrami do të kushtojë 23,681 denarë.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) formoi ekip të specializuar për trajtim të lëndëve urgjente nga kategoritë e rrezikuara të shfrytëzuesve të të drejtave dhe shërbimeve nga kompetencat e NP Qendrës ndërkomunale për punë sociale e Qytetit të Shkupit: fëmijët në rrugë, fëmijë pa shtëpi, dhunë familjare, mosrealizim i pikëpamjeve, lypje, sulm gjinor ndaj fëmijëve, delikuencë e të miturve dhe të gjitha grupet tjera të qytetarëve në gjendje rreziku. “Ekipi i specializuar është në funksion 24/7, gjegjësisht është i obliguar për kryerje të kontrolleve urgjente në cilëndo kohë gjatë ditës dhe gjatë fundjavave. Ekipi, i cili përbëhet prej dy…
Naftë e cilësisë së dobët është importuar në Maqedoni gjatë këtij viti. Sipas analizave të bëra, kjo naftë është 20 herë më e keqe dhe që rrit nivelin e ndotjes, transmeton INA. Sipas A1on, në këtë biznes janë të përfshira disa kompani me pronarë maqedonas, të cilat kanë sjellë naftën me ndihmën e pushtetit të kaluar. Bëhet fjalë për kompanitë vendore nga Shkupi, Kavadari dhe Vinica. Ky rast u zbulua edhe në Maqedoni, pas aksionit të policisë dhe doganave të Kosovës, të cilat zbuluan të njejtin biznes dhe furnizimin e disa pompave të benzinës të Kosovës me këtë naftë.
Deri sa ishte BDI e fortë me 150 mijë vota shqiptare dhe me 20 deputetë, Mitko Çavkovin se ndalte asgjë. Dy herë u zgjodh ministër i punëve të brendshme, ishte zv/ministër, u emërua drejtor i Drejtorisë për Siguri Publike. Edhe pse roli i tij ishte kyç në aksionin kontrovers në Lagjen e Trimave, BDI e përkrahte Çavkovin pa asnjë rezervë, gjithkund ku i nevojitej kjo përkrahje. Mirëpo krenaria e Çavkovit dhe VMRO-së filloi të rrënohet që kur shqiptarët përgjysmuan BDI-në me vota. Që atëherë filloi rënia politike e VMRO-së. Madje pas dobësimit të BDI-së, funksionarë të VMRO-së nuk po e…
Sipas njoftimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për pune hidrometeoroligjike e Maqedonisë, gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin do të ketë temperaturë të fazës së verdhë. Ministria e Shëndetësisë apelon që qytetarët e vendit t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, të tilla si: Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17. -Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën). -Të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me temperatura të larta. Do të ketë shfaqje të reve lokale dhe erë të lehtë jugperëndimore dhe jugore. Pasdite mund të ketë përkeqësim të motit me të reshura të pakta dhe vetëtima. Temperatura minimale do të lëvizë nga 14°C e deri më 22°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 33°C e deri më 40°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të arrijë deri më 39°C.
Një person ende i pa idenitifikuar dje ka kërcënuar përmes telefonit Aeroportin e Shkupit. Siç mësohet numri i telefonit është identifikuar ndërkoh pas marrjes së informacionit shërbimet e policisë kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rastin. Sipas policisë, kërcënuesi ka thënë “Do t’ju ngre në ajër të gjithëve”. Policia ka zhvilluar kontakt me personin dhe gjatë bisedës ka refuzuar ta shpalos identitetin e tij dhe ka vazhduar me kërcenime.
Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës bën të ditur se një migrant pakistanez, 23 vjeçar, është sulmuar fizikisht dhe plaçkitur nga një grup prej tre pakistanezve tjerë. Policia sot kumtoi se rasti është paraqitur dje në SPB Kumanovë nga ana e kujdestarit në stacionin policor Sopot i cili ka informuar se 23 vjeçar A.F. ka deklaruar se është grabitur prej tre pakistanezë të cilët i kanë marrë 150 euro. Më 21 korrik rreth orës 22, personave nga grupi u kanë kërkuar nga 2.000 euro për t’i transferojnë jashtë kufirit në Republikën e Serbisë. Sepse A.F. nuk ka pasur para,…
Civilizimet sot maten me nivelin e barazisë gjinore. Liritë dhe roli gruas në shoqëri, mund të themi se e determinojnë edhe të ardhmen e një shteti. Femra me shumë potencial intelektual dhe mjaftë aktive në shoqërinë tonë i kanë zbuluar në AGORA perceptimet e tyre mbi rolin e gruas në shoqërinë shqiptare dhe rekomandimet se si mund të arrijmë një nivel më të lartë të barazisë gjinore. https://www.youtube.com/watch?v=fyRP7lGwqVA

