Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës bën të ditur se një migrant pakistanez, 23 vjeçar, është sulmuar fizikisht dhe plaçkitur nga një grup prej tre pakistanezve tjerë.
Policia sot kumtoi se rasti është paraqitur dje në SPB Kumanovë nga ana e kujdestarit në stacionin policor Sopot i cili ka informuar se 23 vjeçar A.F. ka deklaruar se është grabitur prej tre pakistanezë të cilët i kanë marrë 150 euro. Më 21 korrik rreth orës 22, personave nga grupi u kanë kërkuar nga 2.000 euro për t’i transferojnë jashtë kufirit në Republikën e Serbisë. Sepse A.F. nuk ka pasur para, njëri nga organizatorët e ka sulmuar, duke e goditur në fytyrë, ku pastaj ia ka marrë paratë dhe e kanë lënë.
A.F. është dërguar në Qendrën transitore – Shkup.
Policia ka ndërmarrë masa për të ndriçuar këtë rast.

