Sipas njoftimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për pune hidrometeoroligjike e Maqedonisë, gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin do të ketë temperaturë të fazës së verdhë.
Ministria e Shëndetësisë apelon që qytetarët e vendit t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, të tilla si:
Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17.
-Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën).
-Të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produkte termikisht të papërpunuara, si për shembull majoneza nga vezët e shtëpisë dhe të konsumohet me kujdes akullorja dhe kremrat e ndryshëm.
-Është e nevojshme që të futet sasi më e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë, kurse të shmangen pijet alkoolike.
Të sëmurëve kronikë u rekomandohet dhe këshillohen që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.
-Gjatë këtyre ditëve shumë të nxehta, qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara) dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Mexhiti: Rruga “Ferid Murad” po merr pamjen e re, përmbyllet rikonstruimi i tërësishëm
- I vëllai pothuajse pushoi së foluri – rituali i thjeshtë që i ndihmon të lidhen sërish
- Ndalesë për lëvizje nëpër pyje, vazhdon deri më 30 shtator,rreziku nga zjarret ende është i madh
- Soni di si të marrë vëmendje, po duket mahnitëse në këtë veshje
- (FOTO) VLEN: Për BDI-në, Kosova ishte vetëm “Kosovë”, jo “Republika e Kosovës”
- Çmimet e naftës bien në tregjet botërore për të katërtën ditë radhazi
- Drejtori i CIA-s e paralajmëroi Rusinë të mos sulmojë aleatët e NATO-s
- LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare, komunikacioni zhvillohet pa pengesa


