Një person ende i pa idenitifikuar dje ka kërcënuar përmes telefonit Aeroportin e Shkupit. Siç mësohet numri i telefonit është identifikuar ndërkoh pas marrjes së informacionit shërbimet e policisë kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rastin.
Sipas policisë, kërcënuesi ka thënë “Do t’ju ngre në ajër të gjithëve”.
Policia ka zhvilluar kontakt me personin dhe gjatë bisedës ka refuzuar ta shpalos identitetin e tij dhe ka vazhduar me kërcenime.

