Author: Rilinda

Zgjedhjet lokale shihen si afat i fundit që partitë politike shqiptare, parlamentare dhe jo parlamentare të promovojnë, ti ofrojnë popullit njerëz me ide, mendime dhe koncepte të reja, e jo të riciklohen kuadrot e njëjta që janë në skenë tani disa vite, pa treguar asnjë rezultat konkret. Njohësit e rrethanave politike dhe vetë partitë politike, për gazetën Lajm, komentojnë “mitin”, e krijuar nga paritë politike në të kaluarën duke mos propozuar njerëz me bagazh intelektual, por duke ia ofruar popullit vetëm të dëgjueshmit e kryetarit. Iseni: “Kuadrot e reja” term i panjohur për BDI-në Gazetari, Xhenur Iseni thotë që zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Gjatë mëngjesit të sotëm sipas të dhënave të Qendrës Seizmologjike Evropiane Mesdhetare (QSEM), u regjistruan dy tërmete të vogla në Maqedoni. Në ora 3.53 është ndjerë tërmeti i parë prej 2.5 shkallë sipas Rihterit me epiqendër 16 kilometra në jug të Ohrit dhe në thellësi prej 2 kilometra. Tërmeti i dytë poashtu ka qenë me fuqi prej 2.5 shkallë sipas Rihterit, ndërsa është regjistruar në ora 4.49, 9 kilometra nga Jankovci dhe me thellësi prej 2 kilometra. Nga 18 qershori deri më sot rajoni i Ohrit ka përjetuar mbi një mijë tërmete dhe si më i fuqishëm ishte tërmeti i…

Lexo më Shumë

Deri te Ministria e Financave sot do të dërgohen urdhëresa për pagesë të mbi 130 milionë denarë subvencione për mbi 3.500 bletarë, njoftoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Sipas tij, për 1,5 muaj janë realizuar katër miliardë denarë nga mbështetja për vitin 2016, ndërsa realizimi i rreth dy miliardëve të tjera, do të fillojë nga e hëna. Nikollovski, i cili sot pati takim me bletarët, informoi edhe se do të përforcohen kontrollet inspektuese sepse janë edhe një nga problemet kyçe në këtë sektor, tha, është konkurrenca jolojale. Përveç që ndaj kësaj janë ankuar bletarët, edhe…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=_aivGYhShfc Vazhdon të përflitet shumë për marrëveshjen e paralajmëruar dhe të shumëpritur të fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në njërën anë, qeveria Zaev është në mbrojtje të saj dhe thotë se kjo ujdi do të sjell të mira për vendin dhe përparim drejt anëtarësimit në BE; në anën tjetër, OBRM-PDUKM-ja thotë se marrëveshja ka pesë pika të dobëta ku Maqedonia del humbëse, prandaj edhe kërkojnë debat publik për të. Kurse faktori politik shqiptar deri tani nuk ka folur asgjë, as edhe një ”a” të vetme. Sipas Nova TV, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se përmbajtja…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë.Gjithashtu do të fryej erë e lehtë nga veriu i vendit dhe nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të rralla të shiut, sidomos në zonat malore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 12 deri më 19 gradë celsius,ndërsa gjatë ditës temperaturat do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë celsius. Indeksi i rrezeve UV do të arrijë në 9 shkallë.

Lexo më Shumë

Ditëve të fundit në Komunën e Haraçinës në mënyrë intensive disa rrugë janë asfaltuar. Derisa kryetari i Komunës Brahim Ajvazi po mburret për punën që po e bën, një banor u ankua se për rrugën e asfaltuar në lagjen e tyre kanë paguar nga xhepi i tyre. Xhelal Arifi tha se disa herë kishte shkuar tek komuna për të kërkuar që edhe rruga e tyre të asfaltohet por përgjigjen të cilën e ka marrë ka qenë “S’ka Buxhet”. “Kam paguar 5100 euro kjo rrugë është 126 metra dhe përfshin diku 510 metra katrorë. Këtu jemi 4 shtëpi që jetojmë kamë…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë sot takuan ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin, me të cilën biseduan për rritjen e sigurisë së gazetarëve. Kryetari i SHGM, Naser Selmani, tha se institucionet kanë detyrim të sigurojnë kushte për punë të papenguar të gazetarëve dhe theksoi se qeveria duhet të ndërtojnë sistem efikas për ndëshkimin e dhunuesve. Kjo do të dërgonte mesazh të qartë në opinion se dhuna kundër gazetarëve dhe punëtorëve të medias është e papranueshme. Selmani kërkoi që MPB të punojë intensivisht për zbardhjen e të gjithë 53 rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, që kanë ndodhur në…

Lexo më Shumë

Në momentin kur do t’i marrim vendimet e gjykatës do të veprojmë si MPB. Duhet të veprojmë në bazë të aktit, në bazë të urdhrit, në bazë të vendimit të cilin e solli gjykata, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për atë se çfarë është ndërmarrë lidhur me këto masa ku disa kolegë të caktuar prej një njësiti të caktuar policor mund të ndikojnë ndaj dëshmitarëve të cilët janë në të njëjtin njësit. Në momentin kur do t’i marrim vendimet, theksoi, MPB është e gatshme të veprojë 24 orë në bazë…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë lënduar ndërsa është shkaktuar edhe dëm material prej rreth 150 mijë denarë në aksidentin i cili natën e kaluar rreth orës 2 pas mesnate ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë para hyrjes në fshatin Sllatinë, informoi zëdhënësi SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tij në fatkeqësi kanë marrë pjesë dy automjete me pasagjerë “Folsfagen turan” me targa norvegjeze të cilin e ka drejtuar R.K. (30) nga Sllatina, përkohësisht i punësuar në Oslo të Norvegjisë dhe “Ford tranzit” me targa të Tetovës i drejtuar nga F.R. (34) nga Sllatina. “Në aksident dy drejtues të makinave dhe…

Lexo më Shumë

Qendra për Liri shpall fillimin e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë”, i financuar nga Ministria për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Me këtë projekt, Civili do të jep kontribut në disa fusha komplekse në periudhën e rëndë të tranzicionit dhe demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit. Me ekip me përvojë, të kalitur në vitet me sfida, do të krijohet dhe artikulohet hapësirë e lirë dhe e sigurt për këmbim dinamik të informatave, qëndrimeve dhe analizave, të cilat do t’i ofrohen opinionit dhe institucioneve. Njëkohësisht, projekti do të jep kontribut të madh për dialogun politik dhe…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, sot (21.07.2017) realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Daniella Barishiq. Z. Lika dhe ambasadorja Barishiq, këmbyen mendime rreth ingerencave dhe hapave që merr Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për të garantuar një të ardhmëri të suksesshme dhe për të rikthyer integritetin e humbur institucional. Mes të tjerash, bashkëbiseduesit shpalosën qëndrimet e tyre rreth ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe reformat e nevojshme që duhen të ndërmiren për të siguruar miratimin dhe…

Lexo më Shumë

SHA ELEM nuk ka borxhe të fshehura, e as të mbetura ndaj ekonomisë, përkatësisht ndaj subjekteve ekonomike me të cilat ka vendosur marrëdhënie afariste, porosisin nga kompania. “I dërguam të dhënat e kërkuara drejt Ministrisë së Financave me mesatare përfundimisht me 31 majin dhe do të donim të sqarojmë se bëhet fjalë për obligime rrjedhëse afatet e të cilave për pagesë në atë datë ende nuk kishin arritur, përkatësisht nuk është depërtuar valuta për pagesë. Në informatën dërguar Ministrisë është cekur qartë se bëhet fjalë për obligime rrjedhëse, e jo të mbetura sepse kompania nuk ka obligime të skaduara, ndërkaq…

Lexo më Shumë