Author: Rilinda

Investimet kineze vazhdojnë të rriten në Ballkan, por transparenca e tyre mbetet e dyshimtë, thuhet në raportin e fundit të Insitutit Europian për Studimet e Sigurisë, që mban titullin “Korrupsioni në rajon dhe lidhja me Kinën”. Ndërsa institucionet europiane përpiqen të promovojnë rregulla të qarta për çdo 500 euro shpenzime, në mënyrë që të sigurohen se përdorimi i parave publike do të bëhet në mënyrën më efikase të mundshme, kontratat e autostradave të ndërtuara nga kinezët, që mbërrijnë në shifra deri në 500 milionë euro, vendosen pa tender, sqaron raporti. Një prej ngërçeve më të mëdha rezulton të jetë miratimi…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, do të vizitojë sot komunën e Strugës ku do të pritet nga kryekomunari Mustafa Zabzuni. Zhbogar do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së një festivali në gjuhën vllehe në kuadër të projektit ”Dekada e përkatësisë – Festimi i dallimeve”, që ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin jugperëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave qytetare, opinionit dhe sektorit privat. Sipas AIM-së, euroambasadori do ta vizitojë edhe komunën e Vevçanit ku do të ketë takime me kryekomunarin Cvetomir Ugrinoski dhe do të kontrollojë aktivitetet ndërtimore që realizohen…

Lexo më Shumë

Pagat në mbrojtje do të paguhen rregullisht dhe krenaria e ushtarëve do të kthehet, kështu ka deklaruar në intervistën e saj të fundit ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Ndërkohë që mes tjerave në intervistën e saj Shekerinska ka thënë se izraelitët me të cilët është ndërprerë marrëveshja për furnizim nga ana e ish ministrit, nuk do të penalizohen.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, kohë pas kohe vranësirat do të rriten dhe do të ketë dukuri lokale të shiut dhe bubullimave. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 deri 22, ndërsa e ditës prej 30 deri 37 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare, kohë pas kohe vranësirat do të shtohen dhe do të ketë dukuri lokale të shiut dhe bubullimave. Do të fryjë erë mesatare deri e prëforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e…

Lexo më Shumë

Hojt Brajan Ji zhvillon rol të dyshimtë dhe antigrek i cili shkaktoi debat të ashpër në dhe jashtë Greqisë, shkruan gazeta greke “Demokratia” duke shtuar se Ji javën e kaluar ishte në Athinë ku është takuar me Kamenos Micotakis, dhe mitropolitin Antimos. “Ish konsulli i përgjithshëm në Selanik (2006-2009) dhe zëvendësndihmës aktual i sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, diplomati amerikan si duket se angazhohet ta promovojë agjendën e Shkupit me manipulim me zgjidhjen e emrit dhe integrimin e vendit fqinj në Institucionet euroatlantike”, shkruan gazeta. Në të njëjtën kohë, siç pohon gazeta se ka zbuluar “Shkupi…

Lexo më Shumë

sh ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Mileska u paraqit në gjykatën e Apelit ku shqyrtohen ankesat në lëndën e PSP, “Tenderi”. PSP ka kërkuar masën paraburgim për ish ministren e kulturës ndërsa ajo shprehet se është e befasuar nga masat që PSP i ka kërkuar pasi. “E dini transparencën time deri tani por edhe në të ardhmen, kuptohet, edhe për vetë lëndën e hapur nga Prokuroria Speciale për të cilën unë pata një konferencë për shtyp me të gjitha materialet që ishin dorëzuar në Prokurorinë Speciale. Jam e befasuar me masat e Prokurorisë Speciale sepse nuk ekziston as arsyeja më e…

Lexo më Shumë

Deri sa VMRO dhe LSDM po përplasen ashpër lidhur me nevojën e reformave në gjyqësi, BDI përmes zëdhënësit të saj Bujar Osmani, njëherit zv/kryeministër për eurointegrime, nuk ka treguar shumë gatishmëri të “heqë dorë” nga gjykatësit e emëruar në periudhën e qeverisjes VMRO-BDI. Opinioni ka mësuar për ndikimin e politikës në emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve gjatë qeverisjes VMRO-BDI, përmes bisedave të incizuara mes Musa Xhaferit, Sasho Mijallokvit e Blerim Bexhetit. Mirëpo Osmani vlerëson se ndërrimi i tyre i menjëhreshëm nuk na qenka në pajtim me kursin reformator që dëshiron Maqedonia. “Mendoj se është absolutisht i gabuar interpretimi se qeveria…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski sot paralajmëroi se gjatë kësaj jave Qeveria do të dalë me raport të hollësishëm për të gjitha punësimet në Qeverinë e re, por edhe për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik. “Gjatë kësaj jave, shumë më shpejt nga afati i paraparë do të parashtrojmë informacion të hollësishëm për të gjitha punësimet. Do të shihet se krijohet famë rreth diçkaje që absolutisht është në pajtim me ligjin dhe nuk ekziston asnjë punësim i madh, por gjithashtu do të dalim edhe me informacion të hollësishëm për të gjitha punësimet e kundërligjshme,…

Lexo më Shumë

Presidentit të Republikës të Shqipëris z.Bujar Nishani, Presidentit të Republikës të Kosovës z.Hashim Thaçi, Kryeministrit të Republikës të Shqipëris z.Edi Rama, Kryeministrit në detyrë të Republikës të Kosovës, z.Isa Mustafa Nga:Grupi i Veteranëve Pse kjo heshtje totale, nga ana e dy shteteve, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës, në lidhje me rastin e Grupit të Kumanovës. Pse ky mosinteresim total, për qytetarët e shtetit që dhan shumëqka nga vetja, për Lirinë dhe Çlirimin e Kosovës, pse ky mosinteresim nga shteti Shqipëtar, ku jan të obliguar edhe me Kushtetutë dhe ligje t’ju dalin në mbrojtje Shqipëtarve, kudo qofshin dhe jetojn ata.…

Lexo më Shumë

Gazeta greke ”Kathimerini” shkruan se viti që vjen mund të jetë kyç për zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Periudha ndërmjet zgjedhjeve lokale të vitit 2017 në Maqedoni dhe atyre presidenciale të vitit 2019 shihet si periudhë mjaft e volitshme për t’u arritur një pajtim dypalësh për zgjidhjen e këtij kontesti. Gazeta thotë se zyrtarët amerikanë konsiderojnë se në Maqedoni ka pragmatizëm dhe se qeverisja e re është e gatshme që të bëjë lëshime për të arritur një pajtueshmëri. Sipas kësaj gazete, diplomatët perëndimorë nuk bëjnë trysni ndaj Athinës dhe Shkupit dhe këshillojnë që kjo temë të…

Lexo më Shumë

Gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri i tanishëm, atëbotë lider i opizitës maqedonase, paralajmëroi reforma në sistemin gjyqësor në vend. Videoja e mëposhtme nga Makfax tregon kontradiktë deklaratash të kryeministrit Zoran Zaev, dhe zv. kryeministrit Bujar Osmani. ”Paralajmëroj rizgjedhje të përgjithshme të gjykatësve në shtet. Kjo do të ndodhë menjëherë pas 11 dhjetorit”, pati deklaruar Zoran Zaev në fushatën zgjedhore, njofton Telegrafi. Mirëpo, partneri i tij i koalicionit, nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, deklaroi para disa ditësh, të kundërtën e asaj që tha Zoran Zaev në fushatën…

Lexo më Shumë