Deri sa VMRO dhe LSDM po përplasen ashpër lidhur me nevojën e reformave në gjyqësi, BDI përmes zëdhënësit të saj Bujar Osmani, njëherit zv/kryeministër për eurointegrime, nuk ka treguar shumë gatishmëri të “heqë dorë” nga gjykatësit e emëruar në periudhën e qeverisjes VMRO-BDI.
Opinioni ka mësuar për ndikimin e politikës në emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve gjatë qeverisjes VMRO-BDI, përmes bisedave të incizuara mes Musa Xhaferit, Sasho Mijallokvit e Blerim Bexhetit. Mirëpo Osmani vlerëson se ndërrimi i tyre i menjëhreshëm nuk na qenka në pajtim me kursin reformator që dëshiron Maqedonia.
“Mendoj se është absolutisht i gabuar interpretimi se qeveria ose shumica e re parlamentare do të bëjë rizgjedhje të gjykatësve. Do të ritet roli i Këshillit të ri gjyqësor në definimin e procedurave për zgjedhje ose disciplinimin e gjykatësve”, këtë e ka thënë zëvendëskryeministri i Euro integrimeve, Bujar Osmani në intervistë për Radio Evropën e Lirë, njofton Portalb.
“Madje një nga masat e cila është parashikuar në planin “3-6-9” është anulimi i ligjit për verifikimin e fakteve për disiplinimin e gjykatësve sepse atë e konsiderojmë si mënyrë ose instrument për presion, po rritja e rolit të Këshillit Gjyqësor në këtë pjesë, kështu që nuk do të ketë rizgjedhje gjenerale të gjykatësve por vendosje të sistemit me qëllim për zgjedhje kualitative të gjykatësve të cilit do të jenë të pavarur dhe të paanshëmrinë funksionin e tyre” ka thënë Osmani në intervistë.
Ndërkohë VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në se po e partizan gjyqësorin, kurse LSDM ëhstë kundërpërgjigjur duke thënë se VMRO-DPMNE për 11 vjet e partizoi gjyqësinë, ndërsa përmes instalimeve “Svarovski” prej defterit të Gordana Jankulloskës, e keqpërdori sistemin gjyqësor për të bërë përndjekjen dhe të qërojë hesape me oponentët e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Sot kur udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është duke u ballafaquar me përgjegjësinë për të gjithë atë që ua ka bërë qytetarëve dhe shtetit, VMRO-DPMNE në druajtje dhe dëshpërim vazhdon përmes pres konferencave për shtyp para institucioneve gjyqësore të bëjë presion dhe të kanoset ndaj gjykatësve dhe prokurorëve. Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE kreu presion ndaj gjykatësve dhe porosiste lëndë gjyqësore dhe aktgjykime. Reformat në gjyqësi të cilat do të zbatohen në pajtim me praktikat më të mira evropiane, sjellin gjyqësi profesionale dhe të pavarur dhe e kthejnë prestigjin e gjyqësisë që VMRO-DPMNE e prishi. Maqedonia do të jetë shtet juridik, ndërsa secili që ka bërë çfarëdo vepre kriminale do të mbajë përgjegjësi, pa dallim të përkatësisë së tij etnike, religjioze, partiake dhe çfarëdo përkatësie tjetër”, qëndron në reagimin e LSDM-së.

