Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është shembull si dy shtete munden vetë të zgjidhin një problem i cili ka ekzistuar shumë vite, deklaroi shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar. “Unë duhet ta përshëndes këtë marrëveshje, sepse mendoj se është marrëveshje i cili do t’i ndryshojë marrëdhëniet jo vetëm mes dy vendeve, por edhe në rajon. Ky është shembull si dy shtete mund ta zgjidhin problemin i cili ka ekzistuar me vite, dhe si mund ta hapin rrugën e bashkëpunimit për të ardhmen”, thotë ambasadori Zhbogar në intervistë për TV21. Sipas tij, marrëveshja…
Author: Rilinda
Familjarët e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës thonë se procesi kundër të afërmive të tyre është politik, e jo gjyqësor. Prandaj shtojnë se në duart e politikës gjendet mundësia për të dëshmuar se ata nuk janë terroristë. “Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela duhet ta kushtëzojnë Zoran Zaevin t’i publikojë incizimet që do të ndriçojnë rastin e Kumanovës. Me publikimin e incizimeve do të dalin në shesh të gjitha lojnat e pista që janë bërë nga shërbimet dhe do të tregohet se pjesëtarët e Grupit të Kumanovës nuk janë terroristë. Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela kanë mundësi t’i shpëtojnë familjarët tanë…
“Edhe Sadullah Duraku dhe Ejup Alimi duhet të jenë këtu”, e ka kujtuar kështu Bajram Elshani, prokurorinë dhe gjykatën, sot gjatë seancës gjyqësore për rastin Kumanova, derisa Prokurori Naum Panovski lexonte fjalën përfundimtare. Dhjetëra nga të akuzuarit për rastin “Kumanova”, sot kanë lëshuar seancën në shenjë revolte duke mos dashur ta dëgjojnë fjalën përfundimtare të prokurorisë, ku të akuzuarve u vihet barra për veprën penale “terrorizëm” dhe “organizim terrorist”. Ejup Alimi është deputet i BDI-së, ndërsa Sadullah Duraku ministër i Ambientit.
Në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë u realizua takim koordinues me të gjithë institucionet përkatëse, organizatat dhe shoqatat në lidhje me strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit. Takimin e hapi dhe e udhëhoqi Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, ndërsa fjalim mbajtën edhe Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, si dhe kryetari i grupit të punës për hartimin e Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësorit, Prof. Dr. Ana Pavlovska- Daneva. Ministri mbajti një fjalim të shkurtë për Planin 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të zbatuar “Prioritetet urgjente të reformës”. Ai potencoi se Ministria e Drejtësisë është…
“Ballkani do jetë epiqendra e krizës së ardhshme europiane”. Kështu shkruan gazeta e njohur amerikane, “Wall Street Journal”. “Në një takim të mbyllur të kohëve të fundit, me ekspertë, një zyrtar i mirënformuar gjerman u pyet se cili është problem që e shqetëson atë më së shumti në Europë. Përgjigjia e tij erdhi pa hezitim: Ballkani Perëndimor, ku një krizë e re po krijohet, teksa Turqia dhe Rusia po trazojnë çorbën. Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë “të afërmit” e tyre në Ballkan, Serbinë dhe Shqipërinë, për t’i ndihmuar që të rivizatojnë kufijtë…
Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 11 fatkeqësi komunikacioni. Në dy prej tyre më rëndë janë lënduar dy persona, në tre fatkeqësi më lehtë janë lënduar tre persona, ndërsa në gjashtë fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material. Policia rrugore gjatë ditës së djeshme sanksionoi 10 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa tre vozitës e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga trafiku. Tre vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, katër nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit apo kanë folur në telefon…
Për sot Gjykata themelore Shkup 1, ka caktuar vazhdimin e seancës për rastin “Lagjja e Trimave” në të cilën 37 persona akuzohen për terrorizëm dhe organizatë terroriste. Në Gjykatë prokuroria për krim të organizuar dhe korrupcion do të duhet që të prezantojë pjesën e dytë nga fjala përfundimtare, pasi në seancën e kaluar, disa orë, prokurori Naum Panoski ka prezantuar pjesë nga provat kundër të akuzuarëve. Në seancën e fundit prokurori Panovski ka përmendur edhe pjesë të bisedave të përgjuara të të akuzuarëve të cilët disa muaj, si dhe në ditën e sulmit, kanë qenë të ndjekur me urdhër gjykate.…
Instituti për hulumtime arkeologjike – Shkup sot në Muzeun arkeologjik të Maqedonisë do ta shënojë Ditën botërore të arkeologjisë e cila në mbarë botën shënohet për shtatë vite me radhë. Dita e arkeologjisë Shkup do të shënohet me ligjërata në tema të ndryshme të kësaj sfere, me prezentimin e filmimeve të disa lokaliteteve arkeologjike dhe fotografive të edicioneve të kaluara të ekspozitës “Archaelogy in Progress”. “Qëllimi është që sa më shumë arkeologë të cilët punojnë, studiojnë ose bëjnë punë vullnetare kudo në botë të marrin pjesë në shënimin e Ditës së arkeologjisë dhe me kontribut modest duke e filmuar ditën…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për shkarkimin e Prokurorit publik, Marko Zvërleski, i cili u ndërpre para dhjetë ditëve për shkak të fillimit të debatit të komisionit për ribalancin e Buxhetit. Shumica parlamentare dhe opozita kanë qëndrime të kundërta lidhur me punën e Zvërlevskit. Për të marrë fjalën për këtë pikë në rendin e ditës së seancës së gjashtë kuvendore janë paraqitur një numër i madh i deputetëve. Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet nga funksioni i prokurorit publik është dorëzuar nga Qeveria e RM-së për çka, siç u theksua në shkresën dorëzuar Kuvendit, për kryerjen…
Karvan me 120 automjete luftarake të Forcave të armatosura të SHBA-së sot përmes vendkalimit kufitar me Bullgarinë “Deve Bair” do të arrijnë në Maqedoni me rastin e stërvitjes së përbashkët të ARM-së dhe Forcat e armatosura të SHBA-së “„DRAGOON GUARDIAN 17. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë, stërvitja i dedikohet mbështetjes së qëllimeve për trajnim për përforcim të procedurave operative standarde të njësiteve inxhinierike dhe ABHO-së nga përbërja e ARM-së, si dhe avancim të mirëkuptimit të ndërsjellë midis ARM-së dhe FA të SHBA-së. Komandanti i batalionit inxhinierik Vasill Mitevski informoi se në poligonin “Krivollak”…
Sot në hapësirat e Klubit të deputetëve, në bazë të angazhimit dhe respektimit të parimeve, gjithëpërfshirëse dhe transparencës së aktiviteteve lidhur me zbatimin e Planit 3-6- 9, Sekretariati për Çështje Evropiane, organizon tribunë me temë: “Zbatimi i masave nga Plani 3-6- 9 në pjesën e zgjedhjeve”. Tribunën do ta hapë Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili do t’u referohet elementeve kyçe të Planit 3-6- 9, të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme lokale. Në tribunë pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), Ministria…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Paradite në juglindje do të ketë kushte për rritje të vranësirave dhe kushte për paraqitje të reshjeve të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, sidomos përgjatë Vardarit dhe pjesëve lindore. Indeksi UV do të jetë 8. Temperatura do të lëvizë prej 23 deri në 34 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriperëdimore. Temperatura do të lëvizë prej 15 deri në 30 gradë.

