“Edhe Sadullah Duraku dhe Ejup Alimi duhet të jenë këtu”, e ka kujtuar kështu Bajram Elshani, prokurorinë dhe gjykatën, sot gjatë seancës gjyqësore për rastin Kumanova, derisa Prokurori Naum Panovski lexonte fjalën përfundimtare.
Dhjetëra nga të akuzuarit për rastin “Kumanova”, sot kanë lëshuar seancën në shenjë revolte duke mos dashur ta dëgjojnë fjalën përfundimtare të prokurorisë, ku të akuzuarve u vihet barra për veprën penale “terrorizëm” dhe “organizim terrorist”.
Ejup Alimi është deputet i BDI-së, ndërsa Sadullah Duraku ministër i Ambientit.

