Karvan me 120 automjete luftarake të Forcave të armatosura të SHBA-së sot përmes vendkalimit kufitar me Bullgarinë “Deve Bair” do të arrijnë në Maqedoni me rastin e stërvitjes së përbashkët të ARM-së dhe Forcat e armatosura të SHBA-së “„DRAGOON GUARDIAN 17.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë, stërvitja i dedikohet mbështetjes së qëllimeve për trajnim për përforcim të procedurave operative standarde të njësiteve inxhinierike dhe ABHO-së nga përbërja e ARM-së, si dhe avancim të mirëkuptimit të ndërsjellë midis ARM-së dhe FA të SHBA-së.
Komandanti i batalionit inxhinierik Vasill Mitevski informoi se në poligonin “Krivollak” sot dhe nesër do të fillojnë aktivitetet e përbashkëta të dy armatave në të cilën ARM-ja me 95 pjesëtarë do ta shfaqë gatishmërinë në përgjigje ndaj skenarit të përgatitur për stërvitjen. Aktiviteti i parë do të jetë përpunimi i Shtegut fluturues-aterues (SHFA) për fluturake pa pilot në gjatësi prej 300 dhe gjerësi 30 metra.
SHFA do të përpunohet sipas të gjithë standardeve të ushtrisë amerikane, ndërsa do të mbetet në shfrytëzim të ARM-së. Gjatë stërvitjes inxhinierët do të pastrojnë rrugë nga mjete shpërthyese të improvizuara, ndërsa ABHO njësitet do të stërvitin mbrojtje nga armë bërthamore dhe mënyra e çmontimit.

