Author: Rilinda

Mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me temperaturë e cila vende vende përgjatë Vardarit do të tejkalojë edhe 40 gradë vazhdon edhe në ditët në vijim. Në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale do të arrijë mbi 35 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë shumë i lartë me vlerë 9. Në ditët në vijim rajoni i Maqedonisë do të jetë në fazën e verdhë, ndërsa të premten dhe të shtunën rajone të caktuara të vendit do t’i përmbushin kushtet për fazën e portokalltë të paralajmërimit nga valët e të ngrohtit. Rekomandohet kujdes në rajonet pyjore…

Lexo më Shumë

Maqedonia rënditet si njëndër vendet me ajër më të ndotur në rajonin e Evropës Lindore, këtë e shkruan revista prestigjoze “The Economist”. Por, sipas zërave të shoqatave jo qeveritare, ku edhe e kanë nxjerrë, poashtu këtë rezultat, sipas analizave në bashkëpunim me organizatat e huaja. Gjasat janë që shteti duhet të ndajë nga buxheti një shumë të madhe, për të mbrojtur ambientin jetësor, shkruan Almakos. Për këtë, Arianit Xhaferi, nga organizata “Ekoguerilla”, thotë për Almakos, se tashmë Banka Botërore ka dhënë shumën totale, se sa i kushton Maqedonisë, për të investuar në mbrojtjen e ambientit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga…

Lexo më Shumë

Ministrja i Arsimit Renate Deskoska në llogarinë e saj në Facebook thotë se janë miratuar vende të reja të punësimit. “Ka filluar Procesi i mbajtjes dhe kthimi i shkencëtarëve të rinj në Maqedoni. Me kërkesë të Fakulteteve u miratua vendimi për punësime të reja dhe angazhimit të stafit të ri në Universitete. Ky është vetëm fillimi. Procedura vazhdon.”, ka shkruar ministrja Deskoska.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, respektivisht në lokalitetin e quajtur San Sebastiano. Një vajzë nga fshati Negotinë i Gostivarit ka ndërruar jetë aksidentalisht, pasi i ka rënë dera e oborrit të shtëpisë. Më datë 30.07.2017, në lokalitetin San Sebastiano, aksidentalisht i ka rënë dera e oborrit të shtëpisë dhe ka vdekur A.A (23 vjeçare). Policia ka kryer ekspertizë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit, si ngjarje aksidentale, shkruajnë mediat italiane. Vajza nga Negotina kishte emigruar me familjen në Itali. Ajo kishte punuar një periudhë në një qendër telefonike në Avezzano ndërsa jetonte me…

Lexo më Shumë

Viktorija Jovanovska do të jetë drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup. Ajo vjen në këtë detyrë pas largimit të drejtoreshës së deritanishme, Marija Haxhi Lega. Sipas informacioneve të portalit Fokus, mbrëmë është sjellë vendim për ndërrimin e disa drejtorëve në Klinikën e Shkupit dhe në disa spitale tjera nëpër qytetet e vendit. Vala e re e ndërrimeve të drejtorëve vjen prej kur ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në disa raste deri tani ka paralajmëruar emërimin e kuadrove të reja, të cilët do të jenë para se gjithash profesionit në punën e tyre.

Lexo më Shumë

Pesë gazetarë polakë qëndruan në Maqedoni me qëllim që t’i shijojnë bukuritë e vendit dhe ta promovojnë si destinacion turistik mes turistëve nga Polonia. “Duke e implementuar aktivitetin paraprak të suksesshëm me blogerët turq për promovimin e Maqedonisë mes qytetarëve, ndërmorëm nismë të ngjashme me qëllim ta promovojmë Maqedoninë si destinacion interesant turistik mes agjencive turistike dhe operatorëve nga Polonia, si dhe vetë udhëtarët nga ky vend. Prej 17 deri 22 korrik pesë gazetarë nga Polonia, prej mediave prestigjioze të shtypit dhe online e vizituan Maqedoninë, konkretisht Shkupin dhe rajonin e Shkupit (kanionin Matkë, verari) Liqenin e Ohrit dhe rajonin…

Lexo më Shumë

Vepra makabre e 25 vjeçarit ka ndodhur në oborrin e shtëpive ku ai dhe viktima jetonin. 25 vjeçari e ka shfrytëzuar kohën kur nuk ka qenë në shtëpi askush nga familja e 6 vjeçares dhe ka kërkuar një gotë ujë. 6 vjeçarja e ka shërbyer me ujë dhe është larguar për në shtëpi. Ai e ka ndjekur dhe atje ka kryer aktin e turpshëm. Gjykata Themelore Shkupi 1 i ka dhënë urdhër policisë për arrestim ku duhet të qëndroj të paktën 30 ditë në paraburgim deri në një vendim final për veprën e kryer. Viktima, e mitura tani ka pasoja…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja në kumtesën e sotme thekson se LSDM-ja së bashku me partnerët e koalicionit nuk e kanë ndërmend të punojnë në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Nga OBRM-PDUKM thonë se me mospranimin e asnjë amendamenti të propozuar nga ana e tyre, është e qartë që LSDM-ja dëshiron të realizojë vetëm interesat e ngushta ndërpartiake, përcjell Telegrafi Maqedoni. “LSDM nuk e kupton thelbin e demokracisë. Deputetët e LSDM-së refuzuan të gjitha propozim-ligjet nga OBRM-PDUKM-ja të cilat u propozuan për rebalancin e buxhetit. LSDM punon vetëm për interesin e tyre, atyre nuk ju interesojnë problemet e mbi 450 mijë qytetarëve, të cilët…

Lexo më Shumë

Intensiteti në qarkullimin në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare ka rritje të frekuencës së automjeteve, por nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shtetit, kumtoi LAMM. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim i sinjalizimit vendor rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut.

Lexo më Shumë

Më së voni deri më 8 gusht do të duhet të mbarojë seanca për miratimin e rebalancit të buxhetit dhe për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, q; pastaj deputetët të shkojnë në pushim vjetor. Nga LSDM-së, dje, kanë deklaruar se nëse do të duhet, shumica parlamentare do të heq dorë nga pushimi derisa të shkarkohet prokurori Zvërlevski. Nga shumoca parlamentare thonë se nëse shkon sipas dinamikës që është e paraparë, më së voni deri më 8 gusht do të mbarojë seanca për rebalancin e buxhetit dhe për Zvërlevskin. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një intervisë për agjecinë e…

Lexo më Shumë

Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla mesatare lokale. Në pjesët perëndimore malore pasdite do të ketë kushte për dukuri të rrallë të reshjeve të shkurtra dhe bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. UV-indeksi do të ketë vlerën 8. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 28 deri 38 gradë. Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 18 gradë, ndërsa e ditës deri 37 gradë.

Lexo më Shumë

LSDM-ja i është përgjigjur akuzave të OBRM-PDUKM-së për partizim të administratës, duke thënë se pas shteti do ta profesionalizojë edhe administratën lokale, që sipas tyre OBRM-PDUKM-ja ka punësuar 300 persona. “OBRM-PDUKM-ja 11 vite ka keqpërdorur institucionet dhe ka partizuar shtetin me çka Maqedoninë e shndërruan në shtet të robëruar. Vetëm për disa muaj, prej tetorit 2016 deri 31 maj të këtij viti, Qeveria e OBRM-PDUKM-së ka angazhuar mbi 7 mijë persona në administratën shtetërore, ndërsa nga 1 qershore në komunat të cilat janë nën kontrollë të OBRM-PDUKM-së, janë punësuar mbi 300 persona”, tha në konferencë për shtyp, Bllagoj Boçvarski nga…

Lexo më Shumë