Author: Rilinda

Zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni, në veçanti ato pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar dëshmojnë sipas ekspertëve dhe njohësve të çështjeve politike, praninë e theksuar të dyfytyrësisë së politikanëve, apo cinizmin e tyre varësisht veprimit të tyre politik, të qenurit të pushtet apo opozitë., shkruan REL. Sipas sociologut, Gjorgji Tonovski, kritikat e VMRO-së në opozitë ndaj partive në pushtet për marrjen e borxhit prej disa milionë eurove, në kohën kur borxhi ka arritur në pesë miliardë euro, pikërisht nga qeverisja e VMRO-së, sipas Gjorgji Tonovskit, apo fushata me premtime e zyrtarëve të BDI-së në pushtet…

Lexo më Shumë

Petrit Saraçini, këshilltarë në kabinetin e ministrit të Kulturës dhe aktivist shumëvjeçar në sektorin civil, kujton në emisionin “Agora” në Lajm TV se politikbërja e deritanishme në Maqedoni ka qenë për të ndërtuar institucionet në shërbim të politikave partiake apo të pushtetmbajtësve. Tani, si pjesë e institucionit qeveritar, Saraçini zotohet se do t’i realizojë idealet që ka për ta parë kulturën në Maqedoni në nivel sa më të lartë. “Unë dua që përvojën që kam të ndikojë që të përmirësohen gjërat. Do të shohim se sa do të kem sukses”, ishte decid Saraçini. https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=zbcp4F7-K4U

Lexo më Shumë

Familja Qerimi nga fshati Opajë i Likovës, prej 10 vitesh vijon betejën me institucionet e drejtësisë për lirimin nga burgu të djalit të tyre Rexhail Qerimi. Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi u dënua me burg të përjetshëm për pjesëmarrje në vrasjen e një polici të njësitit ‘Alfa’, më 26 nëntor të vitit 2008, në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, ku mbetën të plagosur edhe tre policë të tjerë. Avokatët mbrojtës por edhe familjarët rastin konsiderojnë si të montuar, pasi ditën e incidentit, Rexhail Qerimi ka qenë në fshat dhe madje është parë nga shumë dëshmitarë në…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1780740945300083/ I pari Ali Ahmeti, i dyti Vesel Memedi dhe i treti vetëm, një ditë më parë ( të premten), Gezim Ostreni ishin thirrësit e takimit mes liderëve të partive parlamentare shqiptare. Vetëm në pak javë, tre takime. Në këto tavolina dy herë e gjys, mori pjesë edhe PDSH, por e njejta , takimin e djeshëm e la në gjysmë. Bekim Fazliu nga PDSH ka thënë se ata e kanë lëshuar tryezën e bisedimeve për shkak qasjes jo konstruktive të partive që janë pjesë e Qeverisë, shkruan Almakos. Për analistët këto takime më shumë kanë karakter reklamues, se sa esencial.…

Lexo më Shumë

Partitë politike në Maqedoni tashmë kanë intensifikuar aktivitet partiake në terren dhe thonë janë të gatshme të futen në garë zgjedhore. Siç ka paralajmëruar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zgjedhjet lokale duhet të mbahen në tetor. Por, njohësit e çështjeve politike thonë se vendimtare për të siguruar fitore do të jetë kualiteti i kandidatëve për kryetar komune, me të cilët do të garojnë në zgjedhje si dhe anëtarët e këshillave komunalë. Mitko Gaxhovski nga Fakulteti i shkencave politike në Shkup për Radion Evropa e Lirë, konsideron se pushteti vendor përfundimisht duhet të reflektojë dhe të jetë në shërbim të qytetarëve.…

Lexo më Shumë

Ndërprerje të furnizimti me ujë nesër do të kenë disa nga shfrytëzuesit nga rrugët “Dimitrija Çupovski”, “Dame Gruev” dhe “Nikolla Vapcarov” në komunën Qendër, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas njoftimit të marrë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi. Ndërprerja do të bëhet për shkak të defektit në mbyllësin nga gypi i ujësjellësit me diametër f-200 mm në rr. Dimitrija Çupovski” dhe do të zgjasë prej orës 8:00 deri në përfundim të intervenimit.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme apelon tek qytetarët të mos udhëtojnë me dokumente personale, të cilat më parë i kanë paraqitur si të humbura ose të vjedhura, pasi janë të pavlefshme dhe ju merren qytetarëve dhe në këtë mënyrë nuk ju lejohet të udhëtojnë. Në kumtesën e MPB-së thuhet se në kalimet kufitare gjatë sezonit turistik qytetarët mundohen që kufinjtë t’i kalojnë me dokumente që më parë i kanë paraqitur si të humbura dhe pasi i gjejnë tentojnë të udhëtojnë, pa mos i paraqitur se i kanë gjetur dokumentet. Nga MPB thonë se me qëllim që qytetarët t’u shmangen harxhimeve…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi Memorandumin për bashkëpunim në sferën e gazit natyror midis Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës të Republikës së Bullgarisë. Lidhur me këtë, Qeveria e ka autorizuar ministrin e Ekonomisë që ta nënshkruajë memorandumin për bashkëpunim midis dy vendeve. “Siç u vlerësua, ky bashkëpunim do të mundësojë lidhje të re të drejtpërdrejtë midis dy sistemeve për gaz natyror të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë. Qeveria e re në Maqedoni ka filluar që të ketë qasje të ndryshme me Bullgarinë, ndërsa më…

Lexo më Shumë

Këshilli Republikan për siguri nëpër rrugët e Maqedonisë ka publikuar listën me rrugët e rrezikshme, nëpërmjet së cilës mëton të ju informojë të keni shumë kujdes gjatë vozitjes. Janë evidentuar disa pika që nga ky Këshill i kanë quajtur si pika të zeza: -Udhëkryqi në lagjen Hipodrom, -Udhëkryqi në lagjen Ilinden, -Rruga për pikëpagesën Petrovec, -Ura e Katllanovës, -Aksi Demir Kapija-Udovo, -Aksi Shtip-Radovish, -Aksi Zhelinë-Tetovë, -Aksi prej pikëpagesës së Tetovës për në Gostivar, -Aksi Ohër-Shën Naum, -Autostrada Kërçovë-Demir Hisar, -Rruga rajonale Dibër-Strugë dhe -Rruga rajonale Prilep-Krushevë Këshilli Republikan për siguri nëpër rrugët e Maqedonisë apelon deri tek të gjithë pjesmarrësit…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Paradite në juglindje do të ketë kushte për rritje të vranësirave dhe kushte për paraqitje të reshjeve të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, sidomos përgjatë Vardarit dhe pjesëve lindore. Indeksi UV do të jetë 8. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 27 deri 37 gradë celcius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriperëdimore. Temperaturat…

Lexo më Shumë

Në gjashtë karvane me nga 20 automjete ushtarake sot përmes vendkalimit “Deve Bair” nga Bullgaria në Maqedoni arritën 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me inxhinierët e Armatës së Republikës së Maqedonisë “DRAGOON GUARDIAN 17″. Në Kumanovë, pas pjesës zyrtare të fillimit të stërvitjes e cila do të zhvillohet në Poligonin e armatës “Krivollak” si dhe në disa qytete në Maqedoni do të prezantohen pjesë të automjeteve ushtarake të Forcave të armatosura të SHBA-së. Nesër dhe pasnesër, në kuadër të bashkëpunimit civil-ushtarak, automjetet do të rpezantohen në Shkup,…

Lexo më Shumë

Dalja në dritë e operacioneve të lobistit ruso-hebre, David Zaikin, nga ana e gjigandit mediatik amerikano-gjerman politico.eu, ka zbardhur vetëm një pjesë të aferës që përbashkonte në interesa politike Ilir Metën dhe Nikolla Gruevskin, shkruan blogeri Isak Arnsdorf në “Propublika“, transmeton “Tesheshi“ . David Zaikin është njeriu që përfaqësonte interesat e kompanive energjetike ruse jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në radhë të parë në Europë dhe Ballkan. “Politico” shkruan se Ziakin është lidhur me LSI-në që kur Ilir Meta ka pasur probleme serioze në Departamentin e Shtetit, pra që në vitin 2015. Ishte koha kur në…

Lexo më Shumë