Author: Rilinda

UNICEF-i dhe Enti Shtetëror për Statistikë sot nënshkruan Marrëveshje për pjesëmarrje në njërën nga programet më të mëdha ndërkombëtare për hulumtim të amvisërive – seria e gjashtë e Hulumtimit klasterik multiindikator (MIKS). Sipas UNECIF-it, kjo është hera e tretë që vendi të marrë pjesë në hulumtimin për grumbullim të të dhënave të nevojshme rreth gjendjes së fëmijëve dhe grave. “Metodologjia rigoroze dhe më gjerë e shfrytëzuar e hulumtimit u mundëson vendeve që të grumbullojnë të dhëna gjithëpërfshirëse dhe krahasuese. Pjesëmarrja jonë edhe në një raund siguron bazë solide për ndjekje të progresit dhe identifikim të trendeve – si pozitive, ashtu…

Lexo më Shumë

Një letër e arritur në e-mailin zyrtar të SCOOP-it Maqedoni ka sinjalizuar se shuma shumë të mëdha të parave publike janë paguar për ngrohjen qendrore. Një fishkëllyes, i cili ka ditur për këtë dukuri, ka vendosur për të denoncuar atë tek ne, me një rekomandim që të hulumtohet rasti. Ekipi i SCOOP-it i ka shqyrtuar të gjitha gjetjet e denoncuesit për keqpërdorime. Kemi vendosur të kërkojmë një takim me të për të parë se nëse janë të vërteta këto indikacione. Pas një bindjeje të gjatë dhe dhënies së garancisë për mbrojtjen e identitetit të tij, u gjetëm në një restorant…

Lexo më Shumë

Me ribalancin e Buxhetit shpenzimet për rrugë të Qeverisë dhe institucioneve janë zvogëluar për 122 milionë denarë, ndërsa shpenzimet e tjera (reprezentimet, promovimet ekonomike, reklamimet) për 257 milionë denarë, tha sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski para deputetëve, duke e arsyetuar nevojën për riorganizimin e arkës shtetërore. Kjo, tha Tevdovski, është një prej qëllimeve kryesore të ribalancit – shkurtimi i shpenzimeve joproduktive të cilat janë në duart e pushtetit dhe sigurimi i hapësirës për masa të cilat do të thonë përforcim i kohezionit social midis qytetarëve dhe mbështetjen e ndërmarrjeve vendore. “Deficiti buxhetor është projektuar në 18,57 miliardë denarë ose…

Lexo më Shumë

Të vozitet me kujdes dhe me përgjegjësi përgjatë kohës së festës Ilinden, maksimalisht të respektohen rregullat e komunikacionit dhe shpejtësi e caktuar sipas kushteve të rrugës, rekomandon KRSKRR. Duke u bazuar në të dhënat statistikore, Këshilli thotë se në këtë periudhë kohore të vitit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta, dyfisht rritet numri i ndeshjeve në komunikacion, perosnave të vdekur dhe të lënduar. Kujdes të veçantë, vlerëson KRSKRR, duhet të tregojnë më të rinjtë dhe vozitësit pa përvojë në pjesët e rrugëve që nuk i kanë të njohura. Më shumë kujdes duhet të tregohet në drejtimin rrugor Strazhë-Ohër, ku…

Lexo më Shumë

Pas ndryshimit të pothuajse gjithë udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së, nuk pushojnë reagimet e partive politike dhe të publikut në lidhje me përzgjedhjen e funksionarëve të rinj partiak në Komitetin Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së. Nga partia OBRM-Popullore shprehen se, përderisa Nikolla Gruevski nuk largohet nga pozita e liderit të partisë, OBRM-PDUKM nuk do të demokratizohet. “Peshku kalbet nga koka, e jo nga bishti. Pra, përderisa koka është në krye, kjo do të thotë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim, por as edhe demokratizim të OBRM-PDUKM-së. Dhe derisa në krye të OBRM-PDUKM-së është Nikolla Gruevski, kjo do të thotë se kjo parti një…

Lexo më Shumë

Me këtë zgjidhje kuvendore për të cilën janë siguruar mjete financiare me ribalancin e buxhetit, do të përfshihen 3.000 punëtorë të falimentuar dhe do të zgjidhet problemi i tyre afatgjatë, njoftoi shërbimi qeveritar për media. Në seancë është miratuar edhe informacioni për nevojën nga punësimi i numrit shtesë të punonjësve social në më shumë qendra për punë sociale në Republikën e Maqedonisë, ndërsa është konfirmuar edhe propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje sociale të cilin Qeveria do ta dorëzojë për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ekipi qeveritar i konfirmoi edhe propozim ndryshimet dhe plotësimet…

Lexo më Shumë

Mjekja Katerina Stavriq do ta zëvendësojë mjeken Aspazija Sofijanova në vendin e drejtorisë në Klinikën për Sëmundjen e Fëmijëve, jo zyrtarisht mëson NOVA TV nga burimet e veta. Është duke u kompletuar lista me emrat e drejtorëve të ri në klinika dhe spitale. Edhe pse po bëhen kalkulime për disa nga klinikat, NOVA jo zyrtarisht mëson se Dejan Dokiq është zgjedhje e sigurt e Klinikës së Pneumologjisë, Angjellko Andonovski nga LSDM-ja do të jetë drejtor në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive për fëmijët në Kozle. Stojan Bajraktarov do të jetë drejtor i i Klinikës së Psikiatrisë, Jane Netkovski në Klinikën…

Lexo më Shumë

55 policë çekë nisën të hënën misionin në Maqedoni dhe Serbi, ku do të ndihmojnë në mbrojtjen e kufijve të të dy vendeve, njoftoi zv.kreu i policisë çeke, Petr Petrik. Petrik tha se 40 nga policët çekë do të vendosen në Maqedoni, ku do ta ndihmojnë atë për mbrojtjen e kufirit me Greqinë. 15 policët e tjerë do të vendosen në Serbi për të mbrojtur kufirin serbo-bullgar. Kjo është hera e 12-të që policia çeke asiston në misione në Maqedoni dhe hera e 4-t në Serbi, njofton CRI. Grupi i policëve do të rikthehet në vend në mes të shtatorit.…

Lexo më Shumë

Delegacioni i lartë i Republikës së Bullgarisë i udhëhequr nga kryeministri, Bojko Borisov, ka arritur në oborrin e Qeverisë së Maqedonisë, ku i ka pritur kryeministri, Zoran Zaev, ministrat e Qeverisë së Maqedonisë dhe Garda e Nderit të Armatës së Maqedonisë Në ora 13:35 pritet që të nënshkruhet marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërkaq në ora 13:50, kryeministrat Zaev dhe Borisov, do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1784156568291854/

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja përmes kumtesës së rregullt thekson se përmes rebalancit të buxhetit LSDM shkurton 5,6 milionë denarë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kopshteve për fëmijë. Në këtë mënyrë sipas tyre, LSDM tregon edhe një herë pakujdesi dhe jopërgjegjësi. “Dy muaj LSDM është në pushtet, ndërsa qytetarët shikojnë vetëm shkurtime, shfuqizime dhe bllokime. Fondet e shkurtuara nga kopshtet, është e qartë se nuk kanë mjaftuar për mbulimin e punësimeve të reja të aktivistëve partiak”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së. Nga kjo parti thonë se në programin për 2017-2020 kanë planifikuar ndërtimin e 140 kopshteve për fëmijë, me çka sipas tyre do të…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë nesër do t’i shënojë dy Ilindenët historik – 114 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 73 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së. Festimi do të fillojë në orën 8:00 në kishën “Shën Spasi” në Shkup, ku do të flasë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev. Kryeminsitri i Maqedonisë dhe kryeminsitri i Bullgarisë, Bojko Borisov do të vendosin lule në varrin e Goce Dellçevit në oborrin e kishës. Me rastin e Ditës së Republikës, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në orën 10:25 do të flasë para përmedores sëkryetarit të parë të Presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov-Çento…

Lexo më Shumë