Author: Rilinda

Ministria e Shëndetësisë sot i emëroi edhe gjashtë drejtorë të rinj në institucionet publike shëndetësore. Drejtori i ri i Klinikës universitare për Pulmologji dhe alergologji është dr. Dejan Dokiq, i Klinikës universitare për Kirurgji plastike dhe rikonstruktive – Sofija Pejkova, i Klinikës universitare për Kirurgji torakale dhe vaskulare dr. Nexhati Jakupi, i Klinikës universitare për veshë, hundë dhe fyt dr. Jane Netkovski, i Spitalit të përgjithshëm në Gostivar, dr. Gojart Sulejmani dhe drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit Shtip, dr. Snezhana Trajkovska, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja kërkon nga Kuvendi të thirrë seancë urgjente në të cilën do të diskutohet për zjarret në Maqedoni. Ata akuzojnë se Qeveria është e paaftë, e painteresuar dhe pasive, ndërsa organet shtetërore nuk reagojnë në mënyrë të duhur. “Qeveria ka sjellje të papërgjegjshme dhe joadekuate. Kanë sjellur disa përfundime por nuk kanë asnjë realizim dhe nuk ka prani në terren. Nuk ka kuptim për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”, tha Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM. Ai njoftoi se informacionet do t’i dorëzojnë sot, ndërsa nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, presin që në tre ditët e ardhshme ta vendosë në rend…

Lexo më Shumë

34 kandidatë për policë nga klasa e 3-të, të cilët kanë përfunduar trajnimin dhe që akoma nuk janë punësuar, kanë dalur në protesta para Ministrisë së Punëve të Brendshme. Bëhet fjalë për gjeneratën 2015/16 të cilët për më shumë se një vit, me certifikata qëndrojnë në shtëpi të papunësuar. 400 kolegët e tyre, me të cilët kanë përfunduar trajnimin tanimë janë punësuar nëpër stacione të ndryshme të vendit, përcjell Telegrafi. Ata kërkojnë nga ministri Oliver Spasovski, t’u sigurojë paga për praktikën e tyre dhe t’i angazhojë në vende pune së bashku me kolegët e tyre, në të kundërtën thonë se…

Lexo më Shumë

Janë shtuar kontrollet në trafik dhe gjendja e sigurisë , në përgjithësi dhe në Kumanovë edhe në këtë rajon është stabile, vlerlsoi minsitri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili mori pjesë në fillimin e sotëm të rikonstruimit të ish”Shtëpisë së pionerëve” në kopsht. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Spasovski tha se ka intensitet të rritur të automjeteve në Kumanovë gjatë periudhës së verës, që i referohet valës së shtuar të njerëzve të cilët kthehen nga puna në Kumanovë. Bëri thirrje për vetëdije më të madhe tek vozitësit dhe tek qytetarët dhe theksoi se policia është në…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur gjashtë aksidente rrugore, në të cilat tre persona kanë marrë lëndime më të lehta. Gjatë 24 orëve nga ana e policisë rrugore janë zbuluar 16 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tetë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 nuk janë lidhur me rripin e sigurisë ose i kanë përdorur telefonat celular, ndërsa 16 shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patent shofer gjegjësisht të paregjistruara. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 58 automjete.

Lexo më Shumë

Në seancën e 19-të mbrëmë Qeveria dha pajtim për shpallje për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe deri në tre dhe mbi 3 hektarë. Në seancë janë sjell ndryshime të Propozim-programit për mbështetje financiare në bujqësi si dhe Programin për zhvillim rural me të cilët do të ndahen 10 milionë euro të reja mbështetje e drejtpërdrejtë për bujqit. Siç informon pres-shërbimi qeveritar, para ministrave ishte edhe informacioni për prodhimtari të pritur dhe blerje të grurit dhe elbit. Janë sjell konkludime me të cilat obligohet MBPEU të përpunojë propozim program për ndryshim dhe plotësim të Programit…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin për ribalancin e Buxhetit për vitin 2017. Kjo është dita e tretë nga pesë ditët e parashikuara sipas Rregullores për propozimin e plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit për vitin 2017. Shumica qeveritare dhe opozita me qëndrime të ndryshme për shkurtim të mjeteve nga Buxheti. Opozita konsideron se ndryshimi i arkës së shtetit si jo të zhvilluar dhe joproduktive. Ministri i Financave Dragan Tevdovski duke e elaboruar ribalancin e Buxhetit tha se qëllimi bazik është zvogëlimi i shpenzimeve joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për masat të cilat do të…

Lexo më Shumë

SHA ELEM në gjashtë muajt e parë të këtij viti realizoi neto fitim prej 533 milionë denarë ose 8,6 milionë euro, ndërsa depozitat në disa banka vendore së bashku me 31 korrikun janë 1.250 milionë denarë, gjegjësisht 20 milionë euro, informoi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hristian Mickoski në takimin e sotëm me gazetarët. Ai theksoi se kompania rregullisht i shlyen obligimet e veta ndaj shtetit, partnerëve afaristë dhe të punësuarve dhe theksoi se së bashku me 31 korrikun janë paguar të gjitha kërkesat e skaduara. Para kohe është paguar edhe kredia ndaj Bankës Botërore në shumë prej 903.526 dollarë.…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë i hedh si tërësisht të pavërteta dhe të pasakta informacionet e publikuara në internet portalin rus “Sputnik” të cilat më vonë janë marrë dhe publikuar në më shumë internet media rajonale serbe. “Në samitin e Grupit të Adriatikut në Podgoricë në asnjë moment nuk është biseduar për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të dorëzojë notë deri tek Ministria kroate e Bujqësisë për ndalimin e Rregullores për kontroll gjatë importit të frutave dhe perimeve që është sjellë më 15 korrik të këtij viti. Siç kumtoi sot ministri resor Lupço Nikollovski, një notë e tillë do t’u dorëzohet edhe institucioneve kompetente të Komisionit Evropian në Bruksel. Rregullorja do të shqyrtohet edhe sonte në seancë qeveritare, ndërsa të hënën pritet qëndrim i përbashkët të sjellin edhe vendet e rajonit. “Me Rregulloren e re të cilën e solli Kroacia në mënyrë të konsiderueshme rriten shpenzimet gjatë eksportit…

Lexo më Shumë

Kuotat e ulëta të caktuara për punonjës të huaj dhe kushtet e këqija të punës po fajësohen për mungesë të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit në Kroaci. Nga Sven Milekic, BIRN Pavarësisht një sezoni të suksesshëm, sektori i turizmit në Kroaci ka një mungesë prej të paktën 2,700 punëtorësh, shprehen sindikatat, duke fajësuar hendekun e krijuar nga pagesa e ulët dhe kushtet e këqija të punës. Eduard Andriç, kryetari i sindikatës së turizmit kroat dhe shërbimeve, tha për BIRN se “kushtet e këqija të punës janë arsyeja kryesore për mungesën e punëtorëve në turizëm”. “Arsyeja që kam theksuar për…

Lexo më Shumë

Nga viti i ardhshëm qytetarët do të lirohen nga obligimi që vetë t’i dorëzojnë paraqitjet vjetore tatimore te sportelet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP). Qeveria në vendim e ka ndryshuar edhe mënyrën e llogaritjes së personalit dhe për dorëzimin e paraqitjes. ”Kjo do të thotë se DHP do të propozojë aplikim vjetor të të hyrave në formë elektronike e cila do të thirret para përmbushjes që të mund qytetari të konfirmojë të dhënat. Bëhet fjalë për përmirësim të sistemit, e cila do të ndihmojë për uljen e tollovisë te sportelet. Nëse kjo do të funksionojë mirë, do të…

Lexo më Shumë