34 kandidatë për policë nga klasa e 3-të, të cilët kanë përfunduar trajnimin dhe që akoma nuk janë punësuar, kanë dalur në protesta para Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Bëhet fjalë për gjeneratën 2015/16 të cilët për më shumë se një vit, me certifikata qëndrojnë në shtëpi të papunësuar. 400 kolegët e tyre, me të cilët kanë përfunduar trajnimin tanimë janë punësuar nëpër stacione të ndryshme të vendit, përcjell Telegrafi.
Ata kërkojnë nga ministri Oliver Spasovski, t’u sigurojë paga për praktikën e tyre dhe t’i angazhojë në vende pune së bashku me kolegët e tyre, në të kundërtën thonë se do të vazhdojnë me protesta.
Ata theksojnë se me ministrin Spasovski janë takuar para dy javëve, ndërsa ai i ka njoftuar se Ministria për momentin nuk ka para për t’i punësuar.
MPB sot ka shpallur konkurs për 500 policë, të cilët duhet ta kalojnë trajnimin në kohëzgjatje prej një viti, ndërsa më pas do të nënshkruajnë kontratë pune. Policët të cilët do të angazhohen, do të jenë të detyruar të qëndrojnë në punë së paku pesë vite.
Sipas konkursit, më shumë policë kërkohen në Shkup (360), por do të abgazhohen edhe në stacionet në Ohër, Manastir, Strumicë, Shtip, Kumanovë, Veles dhe Tetovë.
Data 27.08.2026
Aktuale
- “Bye, bye” Klodi, Alice publikon momente të nxehta me të dashurin e ri
- Pluhuri i Saharasë në Maqedoni, fundjava me temperatura deri 36 gradë
- Shkolla “Penko” e Butelit mbyll paralelen me mësim në gjuhën shqipe
- GENER2 nga Shqipëria, pjesë e konsorciumit që do të ndërtojë urat dhe tunelet e autostradës Shkup–Bllacë
- Pluhuri i Saharasë në Maqedoni, fundjava me temperatura deri 36 gradë
- (VIDEO) RMV dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për interkonektor të gazit
- (VIDEO) Abuzimi i fëmijëve në internet, sociologu Pajaziti: Kërkohet përgjegjësi e përbashkët
- Elijona nuk po mërzitet për ndarjen nga Klodi, po i shijon në maksimum pushimet


