Sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, drejtor i ri i SH.A. OSEPM (Operatori i sistemit elektro përçues të Maqedonisë) është emëruar Sasho Vasilevski, ndërsa Ljupço Zikov është emëruar drejtor i financave të kësaj kompanie. Sasho Vasilevski është jurist i diplomuar në vitin 1992 në Fakultetin e drejtësisë në Shkup, dhe prej vitit 1997 deri në vitin 2006 ka punuar si avokat në Resnjë. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka qenë zv.ministër i Drejtësisë. Nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka qenë anëtar i Komisionit për provimin e drejtësisë. Ndërmjet viteve 2011 dhe 2015…
Author: Rilinda
Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave shpall dy konkurse publike për dhënie nën koncesion të tokës bujqësore që është pronë e shtetit. Konkursi i parë është për sipërfaqe mbi 3 hektarë dhe do të realizohet nëpërmjet ankandit publik elektronik. Me këtë konkurs publik jepen nën koncesion tokë bujqësore në pronë shtetërore me sipërfaqe prej 595 hektarë, 40 ari dhe 38 metra katrorë në rajonin e Vinicës, Manastirit, Gjevgjelisë, Resnjës, Strugës, Kavadarit, Kratovës dhe Koçanit. Në konkursin e dytë ofrohet sipërfaqe prej 866 hektarë, 75 ari dhe 56 metra katrorë, për rajonet Negotinë, Berovë, Probishtip, Kisella Voda, Kërçovë dhe Prilep. Kohëzgjatjet…
Qasja joadekuate e LSDM-së ndaj krizës së zjarreve mbrëmë shkaktoi viktimën e parë në fshatin Luboten të Shkupit, ku është gjetur trup i djegur njeriu. Me reagim në kohë të duhur të institucioneve kjo viktimë mund të shpëtohej, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM. ‘Duhej të humbet jetë njeriu që më në fund qeveria e Zaevit të mbajë mbledhje koordinuese për zjarret. LSDM-ja duhet të fillojë të punojë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në vend se të sjellë ligje në mënyrë të fshehtë me mbledhje të natës.LSDM-ja patjetër duhet të mbajë përgjegjësi për zjarret, të cilët, për shkak të reagimit…
Nijazi Muhamedi Ky ligj-poshtërimi i gjuhëve me emër-përqindjeje aritmetike bile nuk është “ligj”, por është rregullore (udhëzim administrativ) për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e gjuhës maqedonase, gjuhës së vetme zyrtare në Maqedoni, sikundër është pranuar në MO, të miratuar brenda natës nga parlamenti i Maqedonisë, pa diskutim publik dhe me pëlqimin në bodrum të “liderëve”… Që të mos turpërohen edhe miqtë tanë që i kemi në Shqipëri që poshtërimin të mos e urojnë si “avancim të poshtëruar”, do të bënin mirë që të uleshin të pinë nga një kafe me prof.dr.Sh.Rrokaj, që tash qenka zgjedhur deputet i Vlorës, por…
Agjencia ndërkombëtare për financa ‘Fitch Ratings’ deklaroi se konfirmon rejtingun kreditor aktual të Maqedonisë BB, me kontekst negativ, informojnë nga Ministria e Financave. ‘Rritja ekonomike e paraparë për vitin 2017 është rishikuar dhe me vlerësimin e ri duhet të jetë 2,3 për qind, por formimi i Qeverisë së re pritet të përmirësojë aktivitetin dhe pritjet ekonomike dhe si pasojë do të mundësojë ngritje të shkallës së rritjes ekonomike deri në 3,2 për qind në vitet 2018-2019. Edhe pse deficiti buxhetor do ta zmadhojë shtypjen ndaj trendit veçmë në rritje të borxhit shtetëror në vlerë prej 39,9 për qind të PBV-së…
Qeveria po e shqyrton informatën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe e pranoi Propozim-vendimin për ndryshim të Vendimit për numrin e studentëve për regjistrim në vitin e parë-cikli i parë i studimeve të institucioneve publike të arsimit të lartë. Vendimi i dedikohet universiteteve “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, “Shën Klimenti i Ohrit” në manastir, “Goce Dellçev” në Shtip, “Shën Apostull Pali” në Ohër, “Nëna Terezë” në Shkup dhe Universitetit në Tetovë, për vitin akademik 2017/2018.
Paradokset dhe lojërat partiake- politike në fokus të të cilave është Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup nuk kanë të ndalur. Një paradoks absurd ka ndodhur dje (04 gusht) kur Institutit i është drejtuar një Shoqatë e Avokatëve me emrin Kostiq, Vellkovski, Cvetanovska, e cila thirret në autorizimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë duke na njoftuar se më 5 gusht (e shtunë) do të mbahet mbledhje urgjente konstituive e Këshillit Drejtues, i cili edhe pse organ joekzistent në Institut, shih për çudi qenka zgjedhur në përbërje të re. “Lajthitje institucionale- qeveritare që s’do mend se nuk i…
Kryeministrat e Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov javën e kaluar në Shkup nënshkruan Marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe miqësi “i cili siç duket ndërron shumë gjëra në Ballkan dhe në të njëjtën kohë e thekson izolimin grek”, shkruan portali grek “Protagon. Duke iu referuar “ekspertëve nga rajoni”, portali shkruan se ky hap mund të konsiderohet si qëndrim neutral i Bullgarisë, e cila është anëtare e BE-së dhe e NATO-s, për çështjen e emrit, sidomos që me nënshkrimin e tij, “është tejkaluar edhe një mospajtim shumë i rëndësishëm mes dy vendeve”. “Bullgaria me të vërtetë është…
Katër automjete janë djegur në orët e herëta të mëngjesit në disa lokacione në Shkup. Siç kumton MPB-ja, në mëngjes në orën 4:24 në Njësitin për njoftim dhe komandë-Shkup është denoncuar se në vendim për parkim në rrugën “Jani Llukrovski” në Shkup, nga arsye deri tani të panjohura, janë djegur dy automjete të udhëtarëve. Automjeti i parë “Audi A3″ ka qenë me targa të Kriva Pallankës pronësi e T.T.(24) nga fshati Konopnica, Kriva Pallankë, ndërsa i dyti “Daevu Lanos” me targa shkupjane, pronësi e I.N. (45) nga Shkupi. S.N. sot në orën 4:44 ka denoncuar në Njësitin për njoftim dhe…
Kanë kaluar 26 vjet nga shpërbërja e Jugosllavisë, me të cilën u formua edhe Republika e Maqedonisë. Gjatë tërë kësaj kohe, shteti i sapoformuar nuk kishte emër zyrtar, ndërkombëtarisht të pranuar, sepse Greqia e kundërshtoi emrin “Maqedoni”. Pothuajse gjatë gjithë këto vite, një njeri ka punuar që ta zgjidhë problemin, shkruan Aleks Marshal nga Bi-Bi-Si, i cili publikoi një bisedë me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara në kontestin për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë, Methju Nimic. Ndërmjetësuesi shumëvjeçar Nimic, dëshiron paraprakisht të bëhet e qartë se ajo që është ndërmjetësues nuk do të thotë se i ka kaluar 23 vitet…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) në kërkesë të NP “Pyjet e Maqedonisë” dha pajtim për ndalesë të pjesshme për lëvizje në pyje me dedikim ekonomik nga 15 korriku deri më 15 gusht e cila veçmë ka qenë e publikuar në opinion. Ky dakordim nuk vlen për të punësuarit në NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet të cilët menaxhojnë me rajonet e mbrojtura nga të gjitha kategoritë, as për tura të organizuara të turistëve e cila do të jetë në shoqërim të përfaqësuesit NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe përfaqësues nga subjektet të cilat menaxhojnë me rajonet e…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Charles Garret. Ministri Bekteshi me këtë rast tha se Maqedonia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bashkëpunim të mirë ekonomik dhe se i njëjtë mund të intensifikohet në më shumë fusha. Në takimin në fjalë u fol për mundësitë dhe lehtësimet që ofrohen për kompanitë e jashtme por duke mos lënë anash një nga reformat e parapara të qeverisë së re për të ju dhënë mundësi dhe hapësirë të njëjtë kompanive vendore dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për zhvillim më të mirë të tyre.…

