Katica Janeva përsëri do të kërkojë ngrirjen e të ashtuquajturës ‘Pallati i bardhë’, gjegjësisht selinë kryesore të OBRM-PDUKM. Pas dy muajve fërkime me Gjykatën Penale, Prokuroria Speciale Publike, përsëri do të kërkojë konfiskimin e pronës së OBRM-PDUKM në kuadër të hetimit për lëndën ‘Talir’, bën të ditur televizioni 24 nga burime të PSP-së. Ekipi i Janevës e ka plotësuar kërkesën për mbrojtje të ligjit dhe nga Gjykata e Lartë do të kërkojë rishqyrtimin e vendimit të Gjykatës Penale e cila refuzoi kërkesën që selia e partisë të vihet nën masë të përkohshme Ndalesë të shitjes së pronës së patundshme me…
Author: Rilinda
Sot në Maqedoni do të arrijë rotacioni i nëntë i përfaqësuesve të policisë sllovake, në pajtim me memorandumin për kuptim mes ministrive të punëve të brendshme të dy vendeve, njoftojnë nga ambasada e Sllovakisë në Shkup. Njësiti prej 15 policëve sllovak do të zbatojë patrulla të përbashkëta me policët nga Maqedonia në kufi me Greqinë, me qëllim parandalimin e kalimit joligjor të kufinjve, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Policia sllovake do të vendoset në Manastir dhe Mexhitlija. Policët do të jenë të përgatitur me makina motorike për terren, kamera terkime dhe pajisje për shikim natën”, thonë nga ambasada sllovake. Republika e Sllovakisë…
Dy konkurse publike, për mbështetje të bujqve të rinj me gjithsej 10.000 euro mjete të pakthyeshme dhe për ngritje të mbjelljeve të reja disavjeçare, shpalli Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Me këto dy masa të reja, siç informoi MBPEU, deri në fund të vitit do të mundësohet transferi i drejtpërdrejtë i gjashtë milionë eurove tek bujqit e vërtetë. Për dy konkurset aplikimi është vetëm në mënyrë elektronike. Kërkesat që nuk do të parashtrohen në atë mënyrë, nuk do të merren parasysh. Konkursi publik për shfrytëzimin e mbështetjes financiare për bujk të ri është me kritere të reja,…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje komisionet për kulturë dhe për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Para Komisionit për kulturë është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kulturë, në procedurë të shkurtuar – lexim i dytë. Anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do t’i shqyrtojnë propozim-vendimet për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për themelim të grupeve të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera dhe zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve…
Nuk është i vogël numri i atyre qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që nuk janë të informuar se gjatë pushimit veror mund ta realizojnë të drejtën e ndihmës shëndetësore urgjente jashtë territorit të Maqedonisë. Nga FSSHM thonë se çdo vit në vazhdimësi me kohë i informojnë qytetarët e Maqedonisë për mundësinë që ta realizojnë të drejtën e tyre të mbrojtjes shëndetësore urgjente dhe të domosdoshme gjatë qëndrimit ose në pushim dimëror jashtë Republikës së Maqedonisë. Nga atje potencojnë se personat e siguruar në Fond paraqesin interes të madh për marrje të formularëve dygjuhësor për qëndrim të përkohshëm/udhëtim turistik. “Për personat…
Partitë politike shprehen të gatshme për matjen e forcave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti. Nga LSDM thonë se kjo parti në disa komuna të vendit veçmë ka listë me emrat e kandidatëve. Ndërkaq nga VMRO-DPME thonë se në këto zgjedhje qytetarët do të votojnë jo vetëm për krerët e Komunave por për shumë çështje tjera të rëndësishme, njofton Alsat-M. Nga BDI nuk shpalosin emra të kandidatëve të përfolur për kryetarë komunash, ndërkaq nuk hedhin poshtë mundësinë për koalicionim me të gjitha partitë politike. “Natyrisht se jemi gati. Zgjedhjet veçmë janë shpallur dhe…
Duke pasur parasysh parimet e vendosura nga Qeveria e RM-së se do të ketë qeverisje transparente dhe qeveri që do të japë llogari para qytetarëve të saj, Ministria e Drejtësisë dhe Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit publikojnë tekstin zyrtar të Propozim Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë parlamentare për miratim. Të gjithë qytetarët e interesuar tekstin e Propozim Ligjit mund ta gjejnë në linkun si vijon. https://justice.gov.mk/documents/ligji%20i%20gjuheve%20%20-%20komplet.pdf
Shihet qartë se deputetët e VMRO-DPMNE-së me çdo çmim janë të vendosur për të penguar punën e Kuvendit, për ti bllokuar reformat me shpresën që do të ikin nga përballja me drejtësinë. Me pauzat e pamenduara, me kërkesat e palogjikshme për shtyrje të seancave dhe replikimit mes vete, deputetët e VMRO-DPMNE-së në mëyrë dëshpruese tentojnë në ndalojnë shkarkimin e Marko Zvërlevskit, mbrojtësin e krimeve më të mëdha të 11 viteve të kaluara. Në atë drejtim ishte edhe kërkesa absurde e sotme e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që pika për shkarkimin e Zvërlevskit të shtyhet pas zgjedhjeve lokale. Deklarimet se shkarkimi i…
Vetëm një vit më parë në lagjen Hasanbeg në Shkup e dominuar nga shqiptarët do përjetonte orë llahtari si pasojë e vërshimeve nga reshje të pazakonta shiu. Për pak orë, gjithçka përfundoi nën ujë duke mos kursyer as jetë njerëzore. Më rëndë nga kjo e dyta e pësoi familja Fejzullai, ku djali Furkani, së bashku më të bijën 16-muajshe, Elifen, lanë frymën e fundit mes ujërave të tërbuar. Por tragjedia vijon ende, teksa vogëlushja nuk është gjendur dot as pas një viti. Ajo sot është pa varr, duke jua gërryer shpirtrat të afërmve të saj, e nënës sidomos, shkruan Tesheshi.…
olicia e Shkupit ka arrestuar 41 vjeçarin- shitës të biletave për Super kupën. Ai ka tentuar që përmes internetit të shiten dy bileta për vlerë 600 euro. Ai ka vënë aty kontaktin e tij të telefonit dhe emrin që ka mjaftuar policia të bëjë bastitsje në shtëpinë e tij, të gjejë biletat dhe të arrestojë personin në fjalë. I është marrë kompjuteri, telefoni dhe kartela si dëshmi në procedurën.
Për të treguar se sa e fortë është si parti, forcë që po ja mohojkan portalet, BDI ka publikuar emrat e institucioneve që do t’i udhëheqë. Në mesin e tyre ka numëruar edhe Agjencinë e kullosave, me çka e ka bindur opinionin se me të vërtetë është subjekt i fortë dhe serioz, transmeton Gazeta Lajm. Ja kumtesa e plotë e BDI-së: Të nderuar qytetarë dhe aktivistë të BDI-së, e ndjejmë për obligim tju njoftojmë për punën tonë gjatë këtyre dy muajve qeverisje me partnerët e ri të koalicionit me qëllim që të mos krijohet konfuzion, posaçërisht, për ndarjen e posteve…
Mendime kontradiktore dhe vlerësime, replika, kundër-replika dhe vërejtje procedurale kryesisht nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, janë shprehur në pjesën e pasdites nga debati kuvendor për shkarkimin e prokurorit publik të Maqedonisë, Marko Zvërlevski, transmeton MIA. Ata e përsëritën qëndrimin se kërkesa për shkarkimin e Zvërlevskit është e paligjshme dhe në kundërshtim me Rregulloren, ndërsa paraqet gjah politik me qëllim të vetëm – lideri i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev të shpëtohet nga, siç tha, ndjekja penale për rastin “Ryshfeti”. Njëherit propozuan, që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës, ndërsa Komisioni antikorrupsion në kërkesë të tyre nuk vlerësoi nëse është…

