Author: Rilinda

Pas informacioneve të konfirmuara se partnerët qeveritarë kanë filluar t’i ndajnë mes vete edhe institucionet arsimore-shkencore, si – bie fjala – Institutin e trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, që qenka vendosur ta marrë LRPDSH-ja, sot dëshirojmë t’i parashtrojmë disa pyetje publike: – Nëse kështu i ndani institucionet arsimore dhe shkencore, kujt i ka rënë shorti ta marrë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë? – Nëse kështu i ndani institucionet arsimore dhe shkencore, cilit partner qeveritar i ka rënë ta drejtojë Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”? – Nëse kështu i ndani institucionet arsimore dhe shkencore, cilës degë…

Lexo më Shumë

Gjykatat e Maqedonisë duhet t’i përgjigjen kërkesës së Prokurorisë Speciale për aplikimin e masës për konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, në të kundërtën qytetarët do të vazhdojnë të mos u besojnë institucioneve shtetërore, theksojnë ekspertët, duke theksuar nevojën e depolitizimit të sistemit gjyqësor, shkruan REL. Ndërkohë që Qeveria, në bazë të propozimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka miratuar informacionin për nevojën nga përpunimi i strategjisë së Republikës së Maqedonisë, për forcimin e kapaciteteve për udhëheqje të hetimeve financiare dhe konfiskim të pronës së siguruar në mënyrë të paligjshme. Ndryshe, deri më tani prona i…

Lexo më Shumë

Lupço Janeviq është shef i Njësisë për sigurim të Zoran Zaevit prej kur ai u bë kryeministër i Republikës së Maqedonisë, bën të ditur “Fokus” nga burime jozyrtare të MPB-së. Janeviq punon pothuajse 27 vite në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Repartin e mbrojtjes së personaliteteve dhe subjekteve të caktuara. Sasho Tasevski është bërë kryeshef i Repartit të Sigurisë ose Drejtorisë e Gjashtë, ndërsa Aco Angellovski është vendosur në krye të Sektorit për siguri preventive në MPB.

Lexo më Shumë

Profesoresha universitare e së Drejtës, Mirjana Najçevska në profilin e saj në Facebook, ka shkruar katër pika me të cilën Kuvendi i Maqedonisë, duhet të vazhdojë punën më tutje, duke u bazuar sipas ligjit, me qëllim që të mos vazhdojë debati për shkarkimin e Zvrlevskit pafund. Ajo sugjeron kryekuvendarin Talat Xhaferin që të mos e zgjatë debatin pafund për shkarkimin e Zvrlevskit, prokurorit publik, përcjell Telegrafi. Najçevska në vijim paraqet katër rekomandimet. Si profesoreshë universitare dhe doktore e shkencave juridike deklarojë se: 1. Shkarkimi i PP (Prokurorit Publik) në periudhën e zgjedhjeve të shpallura nuk është kundër ligjit. 2. Kërkesa…

Lexo më Shumë

Kanë mbetur më pak se dy javë që në Strugë të nisë manifestimi më i rëndësishëm i këtij qyteti – Festivali ndërkombëtar i poezisë dhe në komunë nuk e dinë nëse do të jenë pjesë apo do ta bojkotojnë ngjarjen ashtu si vitet e tjera. Reduktimi në maksimum i programit nga elementet tradicionalë të zonës, anashkalimi i gjuhës shqipe…, është kthyer në një format identifikues për zhvillimin e kësaj ngjarje kulturore, por edhe si arsye kryesore që komuna të mos delegojë përfaqësuesin e saj. Edicioni i 56-të i Mbrëmjeve Poetike të Strugës këtë vit ka ndryshuar shumë në strukturë dhe…

Lexo më Shumë

Organizata qytetare CIVIL sot do t’u ndajë çmimet për foto dhe video storjet më të suksesshme, siç thonë, gazetareve dhe gazetarëve të shoqërisë civile prej dy muajve të kaluara. Sipas organizatorëve, të gjitha pesë storjet e shpërblyera në dy muajt e kaluara kanë shkaktuar reagime të zhurmshme, por gjithashtu, kanë kryer presion ndaj institucioneve për zgjidhjen e problemeve për të cilat flitet, prej shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve, deri tek temat për padrejtësi sociale, tejkalimet e autorizimeve dhe pakujdesi i institucioneve. Nga CIVIL ju bën thirrje të gjitha qytetareve dhe qytetarëve të marrin pjesë në projekt…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur tetë aksidente rrugore nga të cilat në gjashtë prej tyre janë lënduar gjashtë persona, ndërsa dy kanë kaluar vetëm me dëm material. Gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar 33 shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, dy shoferë që kanë kaluar në të kuqe në semafor dhe pesë shoferë që i kanë drejtuar automjetet pa leje të qarkullimit, gjegjësisht…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e gjashtë me debat për Propozimin për shkarkimin e Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski. Propozimi që Zvërlevski të shkarkohet prej funksionit prokuror publik është dorëzuar nga Qeveria e RM-së për, siç thekson në sqarim, kryerjen joligjore, jo në kohë dhe joprofesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument thuhet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë se nuk ka shtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligj…

Lexo më Shumë

Pas caktimit për rikandidim të Koce Trajanovskit në Bashkinë e Shkupit, edhe pse nuk ka vendim përfunditmar nga LSDM, me siguri Petre Shilegov do ta udhëheqë betejën për Shkupin, si kryekundër kandidat i Trajanovskit. Andrej Zhernovski, kryekomunari aktual i Qendrës, së fundmi ka deklaruar se nga qytetarët do të kërkojë mandat të dytë, sepse ka shumë projekte, sipas tij, për t’i realizuar. Në LSDM, si një nga kandidatët kryesor për kryekomunar në Aerodrom është Zllatko Marin, ndërsa sipas informacioneve të Fokus.mk me siguri do të jetë Ivica Koneski nga radhët e PDUKM, i cili për herë të tretë do të…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski, ka kritikuar Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe se ky ligj nuk ka bazë në Kushtetutë dhe në Marrëveshjen e Ohrit, përcjell Telegrafi. ”Politika tradhëtuese e Zoran Zaevit dhe kryesia e LSD-së, çdo ditë e rrënojnë Republikën e Maqedonisë. Pas turpit kapitullues të marrëveshjes Bullgari-Maqedoni nga 1-gushti, vetëm disa ditë pas 5-gushtit Qeveria e Zoran Zaevit miratoi Ligj kundërkushtetues për përdorimin e gjuhëve, me të cilën po bëhet goditja e dytë e karakterit unitar të shtetit, si dhe imponohen pasoja të dëmshme të pa riparueshme të RM-së”, ka theksuar Manevski. Ai më tej ka shkruar…

Lexo më Shumë

Të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 21 e 20 minuta, në stacionin policor Qendër është arrestuar shtetasi serb me iniciale M.G., i moshës 38 vjeçare. Ai është arrestuar nën dyshimin se ka shitur bileta në të zezë për finalen e Superkupës, me çmim 250 euro. Si blerës i biletës në stacionin policor policia ka dërguar edhe shtetasin rus me iniciale N.О., të moshës 30 vjeçare, shkruan Gazeta Lajm. Pas dokumentimit të rastit, policia do të ngrejë padi penale vetëm kundër shtetasit serb për veprën “tregti ilegale”, kurse shtetasi rus ëhstë shfrytëzuar vetëm si dëshmitar i ngjarjes.

Lexo më Shumë