Author: Rilinda

“Qeveria e re është shpresa e fundit për bashkësinë turke dhe besoj se me lëvizjet e reformave turqit do ta marrin vendin e dëshiruar dhe merituar në jetën shoqërore”, kështu deklaroi deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë për Lëvizja e Turqve, Enes Ibrahimi, njofton Portalb. Ai tha se në 16-të vitet e kaluara Marrëveshja e Ohrit nuk ka qenë në shërbim të turqve. “Që të kalojë ky problem konsideroj se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Deri tani kjo Marrëveshje ka shërbyer si mjet për tregje politike, për atë edhe nuk ka qenë produktive…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në akset rrugore jashtë mjediseve urbane intensiteti është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit vendor rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut.

Lexo më Shumë

Moti sot pritet të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjithashtu do të fryejë erë e dobët veriore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 18 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 27 deri 33 gradë celcius. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 30 gradë. Prej nesër vijon periudha e motit stabil dhe më të nxehtë. Temperaturat ditore do të jenë vazhdimisht në rritje, por do të qëndrojnë në kuadër të mesatares për këtë vit.

Lexo më Shumë

Pas reshjeve që sot në mëngjes e përfshinë territori e vendit, pjesa më e madhe e zjarreve që ishin aktive janë shuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat të RM-së në raportin për gjendjen deri në orën 11. Zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimeve Mazhuçishte, Maramorani dhe Gorno Selo, është nën kontroll.Digjet bar i thatë. Në terren ka ekipe të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) të Prilepit. Nga QMK thonë se zjarri është larg nga manastiri Treskavec dhe ai nuk është në rrezik. Zjarri në afërsi të fshatrave Krushevicë dhe Bonçe është nën kontroll. Ekipet prej sot në…

Lexo më Shumë

Në seancën e djeshme në Kuvend për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm të shtetit Marko Zvërlevski me kërkesë të kryetarit të dhomës ligjvënëse Talat Xhaferit në sallën plenare u vendos sigurimi i Kuvendit, transmeton MIA. Arsyetimi i spikerit për praninë e sigurimit është reagimi i tij në atë që, siç tha, ndodhi situatë në të cilën një deputet ia ka marrë kartelën. “Për këtë arsye është marrë masa në kompetencën time që të mund të punohet më tej”, tha Xhaferi. Në vendosjen e sigurimit pas foltores kanë reaguar deputetë të VMRO-DPMNE-së, duke kërkuar që të tërhiqen. Ndërkohë Xhaferi e ka…

Lexo më Shumë

Të shkruash sot për Luginën e Preshevës nuk është gjithaq e lehtë, ngaqë ngjarjet me shpejtësinë e erës marrin trajta të ndryshme, duke ndryshuar shumë shpejt shumëçka përpos ndryshimit. Se kjo gjymtyrë e Shqipërisë vazhdon të jetojë ndërmjet veçimit dhe shtypjes shtetërore serbe, dëshmuan ngjarjet e rastit të vënies së lapidarit me krenari prej vargut politikë shqiptar të Luginës së Preshevës dhe shkuljes së asaj krenarie prej forcave politike, policore dhe ushtarake serbe. Nuk ka rrugë në botë që nuk të shpie diku, ashtu siç nuk ka urë që nuk i lidh dy brigje. Në rrugën Llojan-Miratoc, që është e…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Maqedonisë vlerëson se udhëheqësia e VMRP-DPMNE-së me obstruksionin që të konstituohet Parlamenti, pastaj me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, zbatimin e ndryshimeve kadrovike në Prokurori dhe zbatimin e reformave në gjyqësor, kryejnë bllokadë klasike të realizimit të programeve të partive nga shumica parlamentare. “Këto bllokada nënkuptojnë edhe frenim të proceseve euro-atlantike dhe zbatim të reformave të Pribesë, reformave në shërbimet sekrete, meda dhe gjyqësor”, thuhet në kumtesën e LD-së. Sipas tyre, ndryshimet kadrovike për implementimin e programit të Qeverisë janë kyçe dhe duhet që të realizohen në afat sa më shkurtër.

Lexo më Shumë

Siç po afrohet vjeshta, si çdo vit, kemi marrë informacione, zakonisht me rrjedhje, në lidhje me emrin e Shkupit, shkruan “Katimerini” në komentin me titull “Sofja, Shkupi dhe emri”. Sipas gazetës “deri më tani nuk janë marrë hapat esenciale dhe vetëm janë konfirmuar pozitat e fuqishme të Shkupit dhe Athinës me përkujtimin se të dyja palët veç më kanë bërë lëshime”. “Tani, për herë të parë në vitet e fundit kemi disa të dhëna të reja, të cilat nën kushte të caktuara, mund ta pengojnë procesin, por megjithatë jo para zgjedhjeve lokale në tetor në Shkup”, informon “Katimerini”. Në tekst…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë sot vazhdon seanca ku në rend dite është edhe pika e shkarkimit të kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski. Seanca për shkarkim të kryeprokurorit Marko Zvrlevski mban përsëri problemet dhe pengesat e njëjta, ndërsa pati ankesa se deputetët e VMRO-së e zvarritën këtë çështje. Ata thirren në nenin 8 të Rregullores për zgjedhje, ku sipas tyre, thuhet se emërimi dhe shkarkimi i funksionarëve nuk guxon të ndodhë në kohë kur ka zgjedhje të shpallura. Ndryshe në Seancën e djeshme maratonike për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski mungonin 30 deputetë. Mungesa e deputetëve ishte arsyeja që deputeti i…

Lexo më Shumë

ARSIM SINANI Këto ditë po dëgjojmë për ndarjen e kulacit qeveritar të posteve të drejtorëve etj. Ajo cka më bëri përshtypje askund nuk u përmend pozicioni i drejtorit të Muzeut të Nënës Terezë. Po e parashtroj si pyetje publike për drejtuesit e koalicionit qeveritar, qëllimisht nuk e përmendet apo vazhdon avazi I vjetër që atë institucion mos ta menaxhojnë shqiptarët. Lipset që Muzeun e Nënës Terezë ta menaxhojnë shqiptarët pasiqë është një institucioon me rëndësi kapitale për shqiptarët. Në të kaluarën kishte arsyetime dhe xhagitje nga VMRO-ja dhe BDI-ja. Tash më nuk ka arsyetime Shtëpia Muze e Nënës Terezë dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela si duket ka dy personalitete të ndryshme brenda vetes, që nuk përputhen njëri me tjetrën. Njëri personalitet është Zijadini opozitar dhe patriot i para zgjedhjeve, i cili thoshte se definicioni “20 për qind” për gjuhën shqipe është i papranueshëm sepse daton nga koha e mbretërisë serbe, kurse tjetri personalitet është Sela në pushtet, të cilit aspak nuk i pengon ky definicion. Me këtë Sela tregon se drejtoritë të cilat do t’i udhëheqë partia e tij, janë shumë më të rëndësishme se a do të quhet gjuha shqipe 20, 15, apo 10 për qind, vlerësojnë analistët,…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Spitalin Shtetëror “8 Shtatori”, ka ndërruar jetë i burgosuri 46 vjeçar V.K. Sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i burgosuri mbrëmë, 5 minuta pas mesnatës ka ndërruar jetë në Spital. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në autopsi që të vërtetohen arsyet e vdekjes.

Lexo më Shumë