Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme vlerësoi se ka realizim të vogël të projekteve me të cilat parashikohen masat për vetëpunësim me kreditim, për kreditimin e subjekteve juridike për hapjen e vendeve të reja të punës, për vetëpunësim me kreditim për të rinj deri në 29 vjeç dhe për kreditimin e subjekteve juridike për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinj deri në moshën 29-vjeçare. Qeveria ka angazhuar Agjencinë për punësim që në një afat prej 40 ditësh të përgatisë konkluzion dhe analizë me të dhëna të sakta dhe precize, të paraqitura në numra, që të…
Author: Rilinda
“Ai momenti kur portalet e LSDM-së nuk e dinë akoma kush është vrasësi i Almirit nga Kumanova, por në mënyrë të shpejtë, gati për 1 orë, e dinë se Bojku nga Struga është vrarë për shkak “të gjakmarrjes”. MPB-ja (Ministria e Punëve të Brendshme) Fakultet për Gazetari!” Ka shkruar në facebook ish ambasadori Arsim Zekolli.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 23-të ka diskutuar dhe ka marrë vendime për gjithsej 51 pika në rend dite, kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar. Me propozim të Komisionit për sistem ekonomik dhe politikë vijuese ekonomike, Qeveria e shqyrton raportin vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2016. Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje ekonomike e njoftoi Qeverinë me Informacionin në lidhje me takimin e mbajtur në Sekretariatin e Bashkësisë energjetike në Vjenë, Austri në ditën 09,08.2017 dhe me këtë rast theksoi se ligji për energjetikë duhet të vendoset në ligjet parimore. Qeveria…
Paraqitje lokale e vranësirave jostabile me shi afatshkurtër dhe bubullima të rralla, priten sot dhe nesër në orët e pasdites, paralajmëron DPHM. Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht shtabil dhe i ngrohtë kur do të jetë edhe më ngrohtë, deri në 38 gradë Celsius në juglindje të vendit. Të dielën nga fundi i ditës do të ketë shi lokal të rrëmbyeshëm me bubullima, ndërsa të hënë pritet mot me vranësira me reshje më të mëdha të shiut, erë të forcuar dhe ulje e konsiderueshme e temperaturës së ditës.
Arben Taravari Ne premtojmë dhe qëndrojmë prapa fjalës së dhënë se do të punojmë maksimalisht në mënyrë transparente në interes të pacientëve dhe personelit mjekësor. Ne së bashku do të ndërtojmë një sistem transparent dhe të hapur për shëndetësi më të mirë për të gjithë. Çdo qytetar ka të drejtën e trajtimit dinjitoz në institucionet shëndetësore publike dhe ne do të angazhohemi që të gjithë të marrin shërbim cilësor shëndetësor. Ne jemi të vendosur të japim maksimumin për shëndetësi më të mirë dhe më cilësore dhe pacient dhe punonjës shëndetësor të kënaqur. Ndërkohë: Çdo gjë është e njëjtë. Këtu është…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot do të udhëtojë për vizitë pune në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, ku në takime me përfaqësues të lartë gjermanë do t’i prezantojë reformat në pjesën e eurointegrimeve, dinamikën e zbatimit të masave nga Plani 3-6-9 dhe mundësinë për mbështetjen gjermane për implementimin e tyre. Siç kumtoi SÇE, zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takime me Mihail Rot, ministër shtetëror për Evropën në Ministrinë federale të Punëve të Jashtme dhe me Andreas Gis, drejtor për bashkëpunim zhvillimor në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimor të Gjermanisë.…
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot për të 12-tën herë do ta vazhdojnë seancën e gjashtë, në të cilën diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvrlevski. Seancën e djeshme e karakterizuan seria e replikave dhe kundër-replikave të deputetëve të opozitës dhe pozitës. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, kërkesa e Qeverisë për shkarkimin e prokurorit është e pa bazë dhe e pa agrumentuar. Ato përsëri i referohen nenit 8 të rregullores zgjedhore sipas të cilit, thonë deputetët e opozitës, asnjë procedurë për emërim ose shkarkim të funksionarëve nuk guxon të bëhen në kohë kur ka zgjedhje të shpallura. Kjo seancë,…
Hulumtimet e SCOOP-it kanë treguar se komunat nuk kanë kursyer për reprezentim. Komuna e Ohrit vetëm për një ditë ka blerë 50 kilogram mish qengji. Nuk është e qartë se për kë ka qenë ai. Aspak më të mira nuk janë as komunat e tjera. Disa prej tyre kanë blerë perla, zinxhirë ari, lodra Autorë: Bjanka Stankoviq Angella Petrovska Angella Rajçevska Pesëdhjetë copa mish qengji i kanë kushtuar 17.500 denarë, 30 copa djathë – 7.500 denarë, kurse dhjetë kilogramë kaçkavall – 3.880 denarë. Gjithsej 30.324 denarë ose 500 euro i ka paguar Komuna e Ohrit kompanisë “Kam Impeks” për një…
Nxënësit e shkollës së mesme shqiptare në Kumanovë, gjimnazi “Sami Frashëri” tash e sa kohë mësimet i zhvillojnë në godinë të një ish fabrike të quajtur ZIK. Përderisa tash e sa kohë ky gjimnaz, me këtë staf punuesish ballafaqohen me vështirësi nga më të ndryshmet, përfaqësuesit shqiptar, as që janë interesuar të bëjnë ndonjë gjë për rastin në fjalë, njofton Realiteti. Hipokrizia është edhe më e madhe kur shohim se si për gjah të votave shqiptare, deputetët maqedonas flasin e derdhin lot krokodili për këtë rast. Se sa shumë është katandisur politika shqiptare në Maqedoni, mjafton kjo problematikë të trajtohet…
Lidhur me paralajmërimet e kryetarit të Kumanovës Zoran Damjanovski për vënien e një pllake përkujtimore kushtuar “Branitellave” në parkun e ri të qytetit, grupi i këshilltarëve të BDI sot reagoi me “kërcënim” qesharak si kundërpërgjigje e paralajmërimit të Damajnovskit për të vendosur një pllakë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të UCK të luftës së vitit 2001. Më tej në reagimin e BDI-së thuhet: “Ne, grupi këshilltarëve të BDI-së pranë këshillit të Kumanovës, njohtojmë opinion e gjerë se energikisht dënojmë paralajmërimet e kreut të Kumanovës Damajnovski për vënien e një pllake përkujtimore kushtuar “Branitellave”, të plasuar në disa portale në vend.…
Gjuha shqipe të përdoret në komunikim midis Maqedonisë me vendet e tjera dhe me organizatat ndërkombëtare, ka kërkuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai thotë se ligji për përdorimin e gjuhëve që duhet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë deri në fund të shtatorit është fryt i kompromisit, por në të ardhmen, pikërisht përdorimi i gjuhës shqipe në përdorim ndërkombëtar është çështja që pritet që të hapet. “Marrëveshja e Ohrit. Sa i përket gjuhës, për shembull, në komunikimin ndërkombëtar, gjuha shqipe është e diskriminuar. Pse gjuha shqipe të mos konsiderohet e barabartë edhe në kumunikim ndërkombëtar? Pse gjuha shqipe të…
EVN Maqedoni u bën thirrje bujqëve që të punojnë me kujdes me makinerinë dhe pajisjet bujqësore në afërsi të largpërçuesve të energjisë të rrjetit distributiv. Kujdes të veçantë duhet të tregojnë derisa punojnë me pajisjet e ujitjes. Kryerja e aktiviteteve bujqësore nën përçuesit e energjisë duhet të shmanget, gjegjësisht të kufizohet vetëm në ato aktivitete që patjetër duhet të realizohen dhe në rast të tillë është e domosdoshme të ndërmerren masa të sigurisë. Pajisjet metalike siç janë tubat e ujitjes dhe llojet e ndryshme të mjeteve të spërkatjes, në asnjë rast nuk duhet të vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë ose…

