Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot do të udhëtojë për vizitë pune në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, ku në takime me përfaqësues të lartë gjermanë do t’i prezantojë reformat në pjesën e eurointegrimeve, dinamikën e zbatimit të masave nga Plani 3-6-9 dhe mundësinë për mbështetjen gjermane për implementimin e tyre.
Siç kumtoi SÇE, zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takime me Mihail Rot, ministër shtetëror për Evropën në Ministrinë federale të Punëve të Jashtme dhe me Andreas Gis, drejtor për bashkëpunim zhvillimor në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimor të Gjermanisë.
“Reformat lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, veçanërisht dinamika e realizimit të masave nga Plani 3-6-9, si dhe mundësitë për mbështetjen gjermane për implementimin e tyre do të jenë në fokusin e bisedimeve. Në takimet do të bisedohet edhe për Procesin e Berlinit si dhe implementimin e masave nga Agjenda për lidhje të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal, si segment i rëndësishëm për procesin e inkuadrimit në BE, theksojnë nga SÇE-ja.
Në mënyrë shtesë, në kuadër të vizitës në Berlin, Osmani do të takohet edhe me dr.Kristof Bejer, nënkryetar i Bordit drejtues të GIZ, si dhe me përfaqësuesit e fondacioneve “Konrad Adenauer” dhe “Fridrih Ebert”, qëndron në kumtesën e SÇE-së.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Logos-A sjell librin e ri të Fahrettin Altun: “Teoria e modernizimit: Një hyrje kritike”
- Sulm me makinë ndaj turmës së njerëzve në Francë, 2 të vdekur
- FOTOLAJM/ Pankartat ironike që vijnë nga protesta e 89-të për arrestimin e Agasit: Tërhiq këmbën zvarrë, Balluku prangat i ka gati!
- E harruan Hatixhen? Nusja e re në familjen e Jasharit iu mori zemrat
- “Në pranga, jo vetëm Ergys Agasi”/ Protesta e 89-të, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
- Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Makina përplaset me murin e një banese dhe përfundon në kanal, humb jetën 62-vjeçari
- Vijon ndërtimi i Sallës Universale në Shkup, do të lëshohet në përdorim në vitin 2028


