Sot shënohet dita e 89-të e protestës qytetare.
Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.
Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.
Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta e 88
Ditën e djeshme qytetarët u mblodhën sërish para Kryeministrisë.
Pasi përfundoi sipari i fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa një turmë masive protestuesish iudrejtua Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të nisur marshimin përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.
Me mijëra qytetarë mbuluan rrugët e Tiranës me simbole dhe flamuj kuqezi, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë rezistence.
Protestuesit brohorisnin parulla të forta kundër mazhorancës dhe kryeministrit. Koret si “Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” ushtuan në çdo rrugë.
The post “Në pranga, jo vetëm Ergys Agasi”/ Protesta e 89-të, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


