Author: Rilinda

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës rajonale në vendet nordike, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Helsinki. Dimitrov dje në Stokholm u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë Margot Valstrom. Në takim është miratuar Deklaratë për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Suedisë, me të cilën, siç kumtoi MPJ-ja, konfirmohet mbështetja për qëllimet tona strategjike dhe konfirmohen sferat e interesit të ndërsjellë për ndërtim të bashkëpunimit të mëtejshëm më konkret. Ministri Dimitrov, siç informojnë nga kabineti i tij, në takimin me kolegen e tij suedeze e…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot do ta hapë ekspozitën muzeore “25 vjet Armatë e Republikës së Maqedonisë” me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës. Në hapjen e ekspozitës në Muzeun ushtarak në Shkup, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë shefi i Shtatmadhorisë të ARM-së, gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së, ambasadorë dhe atashe në Republikën e e Maqedonisë. Ekspozita përmban fotografi, pajisje ushtarake, armatim dhe ekskluzivitete nga njësitë speciale të armatosura nga historiati 25-vjeçar i ARM-së.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të cilave edhe i seancës së gjashtë në të cilën pritet të votohet për shkarkim të prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski pasi dje përfundoi debati për këtë pikë. Sipas paralajmërimit në internet-faqen e Kuvendit, deputetët fillimisht do të debatojnë për pikat e tjera nga seanca e tetë në rend dite të së cilit është Propozim-vendimi për emërim të funksionit zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Midis pikave të kësaj seance janë edhe disa propozim-ligje të parashtruar nga deputetë të opozitës për…

Lexo më Shumë

Dilaver Bojku, i njohur më shumë si Leka, u vra përpara kafenesë së tij në Strugë me plumb në kokë. Siç raportojnë mediat maqedonase, Leka ka qenë krimineli më i madh i Maqedonisë, kur bie fjala tek trafiku i femrave. Ish-ambasadori amerikan në Maqedoni e quante madje “qytetari më i njohur i këtij vendi”. Edhe autoritetet amerikane njësoj si Interpoli, ishin të përfshirë në hetimin e aktiviteteve të bosit mafioz. Ato realizoheshin kryesisht në Veleshtë, një fshat pranë Strugës. Thuhet se ai u vra për shkak të hakmarrjes, pasi djali dhe vëllai i tij janë përfshirë në vrasje të shumta.…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës ka organizuar transmetimin e ndeshjes Shkendija Vs Milan në sheshin “ILIRIA”. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në llogarinë e sajë në rrjetin social facebook shkruan: Një moment i papërsëritshëm, një sukses i jashtëzakonshëm dhe një festë madhështore futbolli për të gjithë shqiptarët që përkrahin Shkëndijën, klubin që na bashkon të gjithëve në një frymë lavdie dhe ëndrre për të qenë pjesë e futbollit europian. Një ndeshje historike për kuqezinjtë e Tetovës, për këtë gjeneratë që bart ëndrrën e shumë gjeneratave tjera. Të enjten ballafaqimi madhështor AC Milan- KF Shkëndija në Milano, në ora 20:45, për…

Lexo më Shumë

Nga Mensur Krasniqi Jo “Republika e Kosovës” por “një organizatë qytetare” – kështu e quajti me tallje shtetin e Kosovës, gazetari serb i televizionit shqiptar Alsat-M në Maqedoni. Nikola Zdravkoviç, i punësuar në programin e gjuhës maqedonase, gjegjësisht i emisionit “360 shkallë”, ka shprehur krenarinë e tij për fitoren e Serbisë në basketboll ndaj Greqisë, dhe njëkohësisht ka publikuar edhe fitoren e Maqedonisë ndaj asaj që ai me ironi e quan “një organizatë qytetare” dhe jo Kosovës. Ky status i tij, ka nxitur reagime të ndryshme nga opinionistë dhe aktivistë qytetarë në Maqedoni. Ata përveçse kujtojnë gazetarin serb për vlerën…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës rajonale në vendet nordike, sot u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë Margot Valstrom. Në takim është miratuar Deklaratë për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Suedisë, me të cilën, siç kumtoi MPJ-ja, konfirmohet mbështetja për qëllimet tona strategjike dhe konfirmohen sferat e interesit të ndërsjellë për ndërtim të bashkëpunimit të mëtejshëm më konkret. Ministri Dimitrov, siç informojnë nga kabineti i tij, në takimin me kolegen e tij suedeze e ka potencuar përcaktimin e fuqishëm të Qeverisë reformuese për kthim të vendit…

Lexo më Shumë

Ministri pa resor i angazhuar për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie Robert Popovski sot u takua me ambasadorin amerikan Xhes Bejli, me të cilin, siç informojnë, kanë biseduar për angazhimet e Qeverisë së re në drejtim të transparencës, llogaridhënies së plotë dhe komunikimit të hapur të të gjithë institucioneve ndaj qytetarëve të vendit për të gjithë temat të cilat janë me interes publik. Në takim, ministri Popovski i ka potencuar prioritetet urgjente të Qeverisë të orientuara drejt reformave në media të parapara në kuadër të planit 3-6-9 në drejtim të përshpejtimit të integrimeve euro-atlantike të vendit, ndërsa lidhur me transparencën e…

Lexo më Shumë

Nga: Xhevdet Hajredini Shpërfillja e vrazhdë e VMRO-së ndaj votës së lirë të shqiptarëve me të drejtë ka indinjuar jo vetëm intelektualët por edhe të gjithë popullin dhe votuesit shqiptarë. Ne që kemi qenë në jetën politike pas viteve 90, përveç dokumenteve, na vjen në ndihmë edhe kujtesa në lidhje me veprimtarinë e Xhaferit i cili erdhi në politikë te shqiptarët në Maqedoni me qëllime të papastërta, për të cilat flasin si dokumetet e kohës ashtu edhe kujtesa e çdo shqiptari të pabaltosur nga helmi i atdhetarizmit të Xhaferit. Që nga fillimi i pranisë së Xhaferit në skenën politike në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Treneska Deskovska sot u takua me kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Nga komuna Qendër kumtuan se Zhernovski në takim e ka informuar Treneska Deskovskën për përgatitjen e shtatë shkollave fillore në territorin e komunës për fillim në vitit shkollor dhe për rikonstruimin dhe sanimin i cili kryhet në shkolla për kushte më të mira për arsim dhe qëndrim të fëmijëve. Ministrja u njoftua me vijimin e ndërtimit të shkollës së re bashkëkohore, e cila për herë të parë ndërtohet në vendin më të madh të banuar, Kapishtec, në të cilin për fëmijët do…

Lexo më Shumë

Artan Grubi, deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti sërish pritet ti hyjë garës për zgjedhjet lokale. Burime partiake nuk përjashtojnë që Grubi të rikandidohet për Qytetin e Shkupit, pasi që ai ishte kandidat edhe në zgjedhjet e kaluara lokale. “Po nuk përjashtohet mundësia e rikandidimit, pasi që arriti të sigurojë një numër të madh të votave. Por është Ali Ahmeti ai që më në fund do të vendos për çdo kandidaturë, ndërsa është e qartë se do të shkohet në garë me figura të reja partiake”, theksuan për Ina, burime partiake pranë BDI. Grubi në…

Lexo më Shumë